• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

140, komunizëm demokratik? 

by Ilva Tare
25/07/2016 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu si dy anët e medaljes, 140 votat unanime dhe unike në historinë e pas komunizmit janë dëshmi e dyfytyrësisë, që shoqëron pafytyrësinë e elitës politike në Shqipëri. Një votim historik dhe ndoshta më i rëndësishëm se anëtarësimi në NATO, i konsideruar fillimi i fundit të tranzicionit për ndërtimin e një shteti ligjor dhe demokracie funksionale.

140 votat pro reformës i ngjajnë njëkohësisht një komunizmi demokratik, ku në vend të një partie tani kemi disa që reflektojnë mentalitet të kohës së vjetër. Disa syresh që janë duke konsumuar mandatin e radhës në sallën e Kuvendit dhe që mbahen mend gjatë qeverisjes përveçse akuzave për arrogancë e ca të tjerë për korrupsion u përbetuan se nuk do ta votonin KURRË një reformë që cënonte sovranitetin e vendit.

Në mëngjesin e 22 Korrikut, kundërshtarët e përbetuar votuan pro, në rresht me linjën urdhëruese të partisë, duke gëlltitur dhe batutat pa shije dhe akuzat në emër të ambasadorëve që kishin negociuar reformën në drejtësi. Ashtu si dikur në kohën e diktatorit Hoxha apo në ditët e sotme në Korenë e Veriut, konsensusi i paprecentë është elementi përbashkues i falsitetit ndaj frikës në rastin më të mirë dhe rreshtimi si në repart ushtarak për komandën “Gatitu!” në strukturat partiake me demokraci të dobët.

Shija e konsensusit ndërpartiak është padyshim e munguara e madhe në këto dy dekada demokraci dhe meriton të përshëndetet dhe inkurajohet si një ogur i mirë i dialogut politik në Shqipëri. Porse shifra absolute prej 140 votave absolute, e bën edhe më të pavërtetë, sesa pamja e fytyrave të mërzitura të atyre që votuan në favor të asaj çfarë kishin sulmuar dhe përpjekur për ta sabotuar deri në minutën e fundit.

Nëse do të zbardhen të gjitha minutat e takimeve me korrektësi dhe transparencë për publikun nga negociatat mes palëve në 48 orët vendimtare për reformën, shqiptarët do të mësojnë të vërtetën e një votimi të padëshiruar dhe një gjuhe të pamendueshme ndaj diplomatëve të vendeve më të rëndësishme në botë. Në fund, të gjithë bërtasin fitore në forma karikaturash dhe bejtesh që tregohen nga konsumatorë darkash të paguara dhe që skicojnë nga pjatat e boshatisura fituesit e mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël të një beteje të jashtëzakonshme.

Ndaj, nëse sesioni i ri i Parlamentit do të nisë sërish me zë të ngritur dhe pamje të shfytyruar të përbetuarish kundër ligjeve të emergjencës dhe ato pasuese të reformës në drejtësi, mos u besoni dhe as mos u shqetësoni sepse janë pjesë e sjelljes së reparteve ushtarake në politikë. Sërish kur t’i thërrasë frika dhe partia edhe trimat në mbrojtje të sovranitetit do të votojnë me kartonin e gjelbër dhe më pas do të përpiqen të bindin qytetarët se e bënë për hir të interesit kombëtar dhe të ardhmen europiane të vendit.

Votimi 140-ësh dëshmon se ishte rezultat i një presioni të paprecendentë ndërkombëtar, veçanërisht të SHBA dhe BE dhe që elita politike në masën më të madhe është jo vetëm e papjekur dhe e përlyer, por edhe shpërfilli vullnetin e mbi 91% të qytetarëve shqiptarë, të cilët u treguan të dobët dhe të pamundur për të përfunduar një reformë që u arrit falë këmbënguljes euro-amerikane.

*Posaçërisht për JavaNews

 

Next Post

Honey-moon, Turqia falenderon Rusinë

Comments 1

  1. Milena says:
    10 years ago

    Keni gjetur (ndonese me shume vonese) tenxherje-kapakun.Te dy te corientuar,nuk dini se ku jeni,por me e keqja,se ju pelqen shume vehtja.Pune koti….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta, fermerët grekë ngujohen para Parlamentit me traktorët e tyre

Protesta, fermerët grekë ngujohen para Parlamentit me traktorët e tyre

February 13, 2026
Trump apo Biden? Shqipëria ka pasur marrëdhënie më të ngushta ekonomike me…

Sondazhet: Rënie e mbështetjes për Trump, amerikanët “mallëngjehen” për Biden

February 13, 2026
Incident në Hagë, Specialja ‘zhvesh’ Krasniqin! PDK: Baca shqiponjën e ka në zemër, po ku është Qeveria Kurti?!

Gjyqi për ish-krerët e UÇK | Manipulim me dëshmitë? Mbrojtja e Jakup Krasniqit ‘shpërthen’ ndaj Prokurorisë

February 13, 2026
Haradinaj përsërit thirrjen e tij: Taksa ndaj mallrave serbe të hiqet vetëm nëse njihet Kosova

Fillojnë negociatat, AAK e do Ramush Haradinajn President

February 13, 2026
Protesta e PD / Juristja: Berisha nxit përçarje dhe vëllavrasje, të miturit përdoren si “mish për top”

Protesta e PD / Juristja: Berisha nxit përçarje dhe vëllavrasje, të miturit përdoren si “mish për top”

February 13, 2026
Emrat/ Molotov e dhunë në protestën e Rithemelimit dhe PL para bashkisë së Tiranës, Blushi, Balliu dhe Noka nën hetim. 3 të arrestuar

Pse molotovi duket si një “kaos i kontrolluar” nga Berisha dhe Rama

February 13, 2026
Rregullat e reja pas 25 shkurtit që mund të bllokojnë britanikët me dy shtetësi në aeroporte

Rregullat e reja pas 25 shkurtit që mund të bllokojnë britanikët me dy shtetësi në aeroporte

February 13, 2026
Drejtësia mbyll përfundimisht dyert për çdo ish-magjistrat që është shkarkuar apo iu shmang vetingut

Drejtësia mbyll përfundimisht dyert për çdo ish-magjistrat që është shkarkuar apo iu shmang vetingut

February 13, 2026

Test për drejtësinë, pse ‘21 janari’ rrezikon të mos zbardhet kurrë?!

February 13, 2026
Pason Engjëll Agaçin në detyrë, kush është Sekretarja e re e Këshillit të Ministrave

Pason Engjëll Agaçin në detyrë, kush është Sekretarja e re e Këshillit të Ministrave

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In