• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Iluzioni i fitores, – si i mori në qafë demokratët rikthimi i Berishës

by Skënder Minxhozi
13/05/2025 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Sali Berisha ka një huq të vjetër që ja njeh i madh e i vogël. Në çdo ambjent, situatë apo komunikim me një të tretët ai flet dhe sillet si në një miting. Ngre zërin, të drejton gishtin tregues dhe të siguron orë e çast se ajo që po thotë është e vetmja e vërtetë e mundshme. Ky është një ndër tiparet që i kanë siguruar Sali Berishës një karrierë të lavdishme dhe të palëkundur politike. E kanë parë vazhdimisht si kartën fituese, si prodhuesin e frymës fitimtare, si liderin e paepur dhe si gurin vendimtar në lojë. Njeriu i situatave edhe kur ato ishin dramatike.

Kjo është në fakt sot, 34 vite pasi Berisha mori në dorë Partinë Demokratike, rrethana fatale dhe primare që e ka lënë në “kënetë”, siç e quan Edi Rama, vetë Partinë Demokratike e bashkë me të edhe panelin opozitar në tërësi. Pra, riciklimi i ndjesisë së vjetër e cila sugjeron se mjafton që të kesh Berishën në zyrën e kryetarit dhe i ke të sigurta zgjedhjet dhe atë që ndodh mes tyre. Opozita humbi rëndë dhe tragjikisht më së pari sepse bëri një zgjedhje që bazohej në nostalgjinë për Doktorin, e jo në logjikë të ftohtë, në besnikëri naive e jo në arsye objektive, në iluzionin e fitores së premtuar e jo në realitetin cinik të humbjes së mundshme.

Iluzioni i fitores është artifici që çoi PD drejt humbjes së thellë. Ai iluzion që ofron Sali Berisha, si politikani me një karrierë të mbushur plot në të shkuarën, por bosh në të tashmen. Ëndrra në beze thonë shkodranët në këto raste – ky është Sali Berisha që bridhte nëpër Shqipëri gjatë kësaj fushate duke kujtuar se gjërat ishin si në vitet 2005 apo 2009, duke refuzuar të “shohë vitet dhe shëndetin”, siç e këshillonte ai tregtari krutan me nënqeshje ironike.

Sali Berisha i ushqeu me lugë boshe ithtarët dhe votuesit e tij, pasi i shiste gjithë ditën amerikanët e blerë me para për t’i hequr statusin non grata, si dallëndyshet e Donald Trump, të dërguara nga vetë ai, për të rrëzuar Edi Ramën. Doktori e pati të lehtë që të ndërtojë përballë ngrehinës prej letre të Lulzim Bashës, një kështjellë iluzive rikthimi dhe fitoreje që ishte e tillë edhe përballë Edi Ramës. Gabim fatal, jo vetëm sepse Rama nuk është Basha, por sepse edhe vetë Berisha nuk është më ai që ishte një herë e një kohë.

Operacioni “nostalgjia” rezulton sot si shkaku themeltar për rrëzimin e zhurmshëm të PD në zgjedhje. Ata që besuan apo bënë sikur besuan se rikthimi i Berishës ishte i mjaftueshëm për të rrëzuar qeverinë në zgjedhje, sot përballen me realitetin therës të një opozite që humbi një dyzinë mandate krahasuar me 2021, duke e bërë të duket i bukur dhe tërheqës edhe një imazh gjysëm qesharak si ai i Lulzim Bashës! Berisha i premtoi popullit opozitar një grusht florinjsh dhe kur hapi dorën u pa se ofronte një grusht me miza.

Është thënë deri në mërzi këto vite, se ajo që po ndodhte në PD ishte antihistorike. Tetë janari i vitit 2022 që sot shumë shqiptarë të thjeshtë e kanë harruar, ishte triumfi i dumbabizmit në një parti e cila u drejtua keq prej një “avatari” të Sali Berishës për tetë vjet rresht. Ajo kacafytje për muret dhe bedenat e selisë së PD ishte preludi i rrënimit gradual ku do të hynte partia në javët dhe muajt në vijim. Një rrënim të cilin e shohim sot tek nebuloza e siglave partiake të dala nga barku i PD, apo edhe tek përqindjet jo të vogla që po marrin partitë e reja nga votat e mbetura jetime pas rëniës së opozitës zyrtare.

Rënia e Bashës dhe turravrapi i ethshëm i partisë drejt nostalgjisë për Berishën, i dha një sens totalisht antihistorik dhe antilogjik ecurisë së procesit për gjetjen e një kryetari të ri në partinë më të madhe të opozitës dhe përgjithësisht për refreskimin e saj. Ndërsa në PS figura e Fatos Nanos, kundërpalës historike të Berishës gjatë tranzicionit, ishte zbehur e harruar, PD rikthente shefin e vjetër në krye të punëve njëzet vjet më vonë, pa e pyetur aspak veten nëse ky veprim po sillte diçka më të mirë se hipoteka e zbehtë e Bashës.

Me rezultate në dorë ne dimë sot se PD ra me dorën e Sali Berishës në një hon të tillë përfaqësimi, sa epoka e Lulit po duket e ndritshme edhe pse s’qe aspak e tillë. Sot opozita nuk është më një forcë politike pushteti, por një grup i vogël besnikësh të kryetarit të plakur. E keqja është se këtë fund e ka përgatitur me cinizëm të heshtur dhe të zhveshur nga çdo ndjesi vetë kryetari i partisë. Për të cilin projekti personal i rehabilitimit në SHBA dhe mbrojtjes nga drejtësia, janë të vetmet komponente që kanë vlerë. Të tjerat, ku hyjnë edhe marrja e pushtetit e rotacioni politik, janë vetëm fasada e ngjyer me bojë blu.

Berisha deklaroi zyrtarisht se nuk do t’i njohë zgjedhjet. Po përpiqet të gjejë trukime dhe shkelje kudo, madje edhe tek votat e Agron Shehajt apo tek zyra “klandestine” e Erion Braçes. Po kërkon gjithashtu të thërrasë popullin e pakësuar opozitar “nën armë”, për të protestuar ditën që krerët e Evropës do të jenë në Tiranë.

Fund më dëshpërues s’ka: Edi Rama në mes të sheshit Skëndërbej me Macron e Starmer, Berisha në rrugë me të vetët pas zinxhirëve të policisë disa kilometra më tutje. E dyta herë që organizon protestë teksa liderët evropianë vizitojnë Tiranën, por me një ndryshim: atëhere merrte një goditje nga një i çekuilibruar por kishte shumë më tepër vota e mbështetje se tani. Kishte në krah edhe Ilir Metën që sot s’e ka më…

Next Post
“Azemi merrej me trafik armësh”, e bija nuk merret me raportin e SHIK, por sulmon gazetarin

Si më shpallën armike kur thashë se PD nuk fiton dot me Berishën

Comments 3

  1. L.Xh says:
    7 months ago

    Shkrim shumë sinjifikativ, domethënës – në se ndokush do ta kuptojë, therës deri në skaj për cektësinë e mendimit në këtë PD që u krijua si shpresë për popullin shqiptar në rrugën drejtë Europës, me elitën e intelektualëve më të shquar të kohës, e që është katandisur në parti me mulnokë, gjilalmzi, lymurriz e sallahane të tjerë, pa asnë lloj intelekti.
    Zhgënjim i madh i popullit me këtë parti demokratike duke bërë ti largohen krerëve, si djalli nga temjani.
    Pa përmendur krimet e Sali Berishes.
    Këtu, duhet theksuar, roli negativ i SPAK dhe Dumanit, duke mos hetuar e derguar para drejtësisë 21 janarin dhe Gerdecin.

    Reply
  2. Anonymous says:
    7 months ago

    Si gjithmone brilan je Skender ne analizat politike qe ben.Urime.

    Reply
  3. Lui says:
    7 months ago

    Po më duket vetja si profet. Sepse pikërisht këtë kisha parashikuar për PD dhe Berishën. Berisha kurrë s’ka hyrë në politikë për interesa kombëtare. Ai hyri në politikë si krijuesi i Partisë Demokratike (nëse është vërtetë), vetëm për egon personale të të qenit në qendër të vëmendjes dhe qëndroi në politikë për të mbrojtur gabimet e egos së tij të sëmurë për pushtet dhe të gjësë së vjedhur ndër vite. E thënë kjo në një analizë në mirëbesim. Sepse po aq e vlefshme mund të jetë edhe karta e agjenturës së huaj të fqinjëve tanë grabitqarë Serbi dhe Greqi. Kjo hipoteza e dytë mund të jetë më e vërtetë nëse i shohim me qetësi dhe kthjelltësi çfarë ndodhi në Shqipërinë e viteve të Saliut. Nuk ka mundësi që një lider i sëmurë për pushtet të shkatërrojë vendin e tij. Ka plot raste nëpër botë që e vërtetojnë. Biles duke nisur edhe nga Shqipëria me Enver Hoxhën. Ishte i sëmurë për pushtet deri në paranojë, por pikërisht për të ruajtur pushtetin e ndërtoi vendin dhe e armatosi. E njejta gjë me Gadafin, Sadam Husein etj.. Pra, egoja e sëmurë për pushtet të shtyn ta ndërtosh vendin që të jesh më i fuqishëm nëse duan të të heqin. Ndryshe veproi Saliu. E nisi me shkatërrimin komplet të çdo gjëje fizike e materiale që ishte ndërtuar, fabrika, uzina, spitale, shkolla, bujqësi, ushtri, institute shkencore, arsimin, e kështu vazhdon deri në qelizë. Pastaj dëmi më i madh ishte dhe krijimi i një mentaliteti anarkik dhe antishtet. Frymëzoi një popull të tërë të shkatërronte atë që kishte ndërtuar me djersën e vet për vite me rradhë. Këtë nuk e bën një lider i sëmurë për pushtet. Këtë mund ta bëjë vetëm një lider i vendosur nga agjenturat antikombëtare..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In