• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Iliri dhe Saliu po përdorin ‘dhëndrin’ për kontrollin e drejtësisë’/ Rama: PD premton taksën e sheshtë që ëndërrojnë oligarkët

by Java News
17/03/2021 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, në një takim me strukturat e PS në Fier, u ndal tek ekonomia dhe dallimet mes dy taksave, progresive të aplikuar nga Partia Socialiste dhe taksa e sheshtë që është premtimi elektoral i Partisë Demokratike.

Rama tha se taksa e sheshtë është e pandershme pasi favorizon më të pasurit, ndërsa shtoi qeveria ka bërë realitet taksën zero për bizneset e vogla dhe rritjen e pagës minimale.

“Po mbarojmë një mandat të thyer në mes nga pandemie. Por edhe një ngjarje që na u duk se na theu në mes si tërmeti shkatërrimtar i 15 muajve më parë, por ne po ringrihemi më të fortë. Më të riforta po ringrihen familjet që humbën strehën dhe po kthehen në shtëpi më të forta, më të bukura. Po ringirhen komunitetet si ai i Thumanës, Fushë Krujës, i Bubqit. Ndërkohë që falë kësaj përpjekje të përbashkët dje falë punës sonë të palodhur, vullnetit tonë të palëkundur, durimit tonë të stërvitur dita ditës, ne dhe ata, por ata në radhë të parë po shohin se çfarë mund të bëjmë së bashku. Përtej këtyre dy goditjeve dhe pavarësisht imponimit të forcës së këtyre goditjeve, ne nuk e kemi ndaluar për asnjë moment punën në të gjitha drejtimet, më e rëndësishmja është që sot flasim për fakte si ato që sapo renditi Erjoni, për të vazhduar me zero takë për biznesin e vogël dhe 0 TVSH për ata që kanë një xhiro deri në 100 mijë dollarë në vit. Ne premtuam vetëm përgjysmimin për taksën e biznesit të vogël që e bëmë menjëherë, por tani e gjitha është zero. Ky akti më i madh i solidaritetit për ata njerëz që në kushtet e pandemisë i mbështetëm sa mundëm dhe pavarësisht se e hodhëm këtë ide në tavolinë, jemi krenar, që këtë masë të vendosur PS, e ka vendosur dhe është angazhuar ta mbajë deri në 2029. Kjo është për të nxitur punësimin në biznesin e vogël, ku faktikisht duhet një masë e mirë në funksion të gjitha atyre që presin një gjë të mirë nga shteti. Përtej kësaj, rritëm pagën minimale 50% dhe sot e kemi 300 mijë lekë, sigurisht që nuk mjafton, deri në fund të mandatit të tretë të synojmë 400 mijë paga minimale, që është realisht një vendosje në një nivel tjetër, e mbështetjes që kanë me paga më të ulëta. Nga ana tjetër, ne jemi vërtetë të habitur të diskutonim vijmësisht se me çfarë kurajo, me çfarë papërgjegjshmërie mund të rikthehet PD tek taksa e sheshtë. Përsëri taksa e sheshtë, që është krijuar për të favorizuar më të pasurit dhe goditur më të varfrit. Për të favorizuar ata që fitojnë më shumë. Taksa e sheshtë është e oligarkëve, si kod i komunikimit. Sot, oborri i krushqve të uritur dhe dhëndrit aty, faktikisht është shfaqur që pamjen e buzëqeshur që Iliri dhe Saliu e përdorin këtë dhëndër thjesht e vetëm si një pararojë, të asaj që është qëllimi i tyre, për të rivënë në kontroll drejtësinë dhe thonë do të rikthejmë taksën e sheshtë. Domethënë do të rikthehemi në kohën kush fitonte më pak paguante më shumë, kush fitonte më shumë paguante më pak. Është një sasi marramendëse parash që e përdorim për investime. Ky është fakti, nga ana tjetër duke vendosur taksën progresive jemi sot në gjendje të shkojmë më tutje për ata që paguajnë më pak. Ata që kanë një pagë deri në 400 mijë lekë ata paguajnë vetëm shërbimet shëndetësore. Ashtu sikundër kemi vënë re që kemi pasur të qartë dhe më parë që nuk është e lehtë për kategorinë që paguhet me taksa më të larta të jenë në fashën e progresivitetit më të lartë. Ne nuk do të rrisim asnjë qindarkë pagën e ministrave dhe të deputetëve siç nuk e kemi rritur nga dita e parë dhe nuk do të ulim taksën e fitimit të më të pasurve, ka qenë dhe do të jetë 15% deri në 2025. Në shkelje të parimeve bazë të filozofisë, u goditëm fort unë i pari si njerëzit. Pikërisht atyre që akuzohemi se i kemi lehtësuar barrën morale sipas nesh në raport me shoqërinë”, tha Rama.

g.kosovari

Next Post
KE propozon “COVID-pasaporta” për udhëtimet brenda BE-së/ Ja tre elemetet e sigurisë

KE propozon “COVID-pasaporta” për udhëtimet brenda BE-së/ Ja tre elemetet e sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bulku emocionon para Eurovisionit: Jam nëna e gjithë shqiptarëve në këtë skenë

Finalja e Eurovizionit/ Alis shkëlqen në finalen e Eurovizionit me baladën “Nân”

May 16, 2026
Finalja e Eurovisionit, Alis do të performojë sonte i pesti me “Nan”, ja si të votoni

Finalja e Eurovisionit, Alis do të performojë sonte i pesti me “Nan”, ja si të votoni

May 16, 2026
Grabitje në Kamëz/ Gazetari: Të armatosurit marrin bizhuteritë dhe largohen me motor me targa të vjedhura

Grabitje në Kamëz/ Gazetari: Të armatosurit marrin bizhuteritë dhe largohen me motor me targa të vjedhura

May 16, 2026
Bulku para finales së Eurovisionit: Të gjithë qajnë kur dëgjojnë “Nan”, impakti është i jashtëzakonshëm

Bulku para finales së Eurovisionit: Të gjithë qajnë kur dëgjojnë “Nan”, impakti është i jashtëzakonshëm

May 16, 2026
Makina ‘fluturon’ mbi turmën me 160 km/h, 7 të plagosur! Shoferi nxjerr thikën gjatë arratisjes

Makina ‘fluturon’ mbi turmën me 160 km/h, 7 të plagosur! Shoferi nxjerr thikën gjatë arratisjes

May 16, 2026
Kapen me valixhe me kokainë, dënohen me mbi 40 vite burg dy shqiptarët

Kapen me valixhe me kokainë, dënohen me mbi 40 vite burg dy shqiptarët

May 16, 2026
Trump paralajmëron Iranin: Arrini marrëveshje shpejt, ose do të përballeni me “një të keqe”

Trump paralajmëron Iranin: Arrini marrëveshje shpejt, ose do të përballeni me “një të keqe”

May 16, 2026
Kosovë/ PZAP lë në fuqi vendimin e KQZ, opozita serbe mbetet jashtë zgjedhjeve të 7 qershorit

Kosovë/ PZAP lë në fuqi vendimin e KQZ, opozita serbe mbetet jashtë zgjedhjeve të 7 qershorit

May 16, 2026
Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

May 16, 2026
Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In