• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Vrenozi rrëfen 7 minutat e bisedës me Ramën: Unë e kam sharë nga familja, u habita që më ftoi për kafe

by B K
21/04/2025 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Simpatizanti i famshëm demokrat, Ilir Vrenozi rrëfeu për Top Channel, telefonatën me kryeministrin Edi Rama.

Ai u shpreh se u ftua për një kafe private pa kamera nga kryeministri, por ai e ka refuzuar për shkak të bindjeve të tij të djathta.

Vrenozi tha se nuk mund të ulej në kafe me një person që e ka sharë 12 vite, por nëse ai i shkon për vizitë në shtëpi do ta mirëpriste.

Ilir Vrenozi: Të shtunën në mëngjes më bie telefoni dhe më merr Niko Peleshi, unë i kam numrat e të gjithëve, por edhe të Nikos e kam, edhe të Ramës e kam por më ka bllokuar. Më tha na foli çik këtij mikut tim. E marr unë ‘o Vrenoz si të kam’. E njoha, fola rreth 7 minuta, më tha që jam në Pogradec, po të kesh mundësi të pimë një kafe private bashkë, pa praninë e kamerave.

Tani unë duke menduar që kam 12 vite që këtë njeri e shaj, qeverinë e tij, se unë jam i djathtë, batutat e mia herë herë i kam edhe çik ekstreme, edhe u çudita si mund të më ftojë ky njeri për kafe kur unë kam 12 vite që e shaj. U hutova, përgjigjja ime ishte negative.

Dhorjela Çule: Cili ishte qëllimi i kafes, çfarë arrite të kuptosh?

Ilir Vrenozi: S’kam pirë ndonjëherë kafe rilindase që ta them.

Dhorjela Çule: Ti e refuzove.

Ilir Vrenozi: Normal që e refuzova. Gjithsesi unë i thashë, prapë i thash që unë jam qytetar, derisa më fton kryeministri unë e vlerësoj. Më tha ‘fillove të tallesh?’ Jo mo i thashë, e kam tamam, nëse ke dëshirë të pish kafe me mua mund të vish në shtëpi, derën s’ia mbyll as hasmit. Më tha do të vij në shtëpi pas 11 majit dhe ti të më vish në podkast. Nuk e di tani se kur një njeri e shan e bën …se unë e kam sharë nga familja, nga qeveria.

Po nuk e di ndoshta është stili i tij nuk e di çfarë do në fushatë, la Lulin dhe do të nisë me mua. Nga videoja që kishte hedhur dje tha ‘unë tani fillova me ty’ telenovelën, unë i them që lerë Vrenozin në fasulet e tij se jam më rehat, kam miq e shokë që më thonë ‘ti budalla je’, rregullo fëmijët, por unë kurrë nuk i bëj këto.

Unë jam një njeri që kurrë nuk kam tradhtuar, jo njeri, por unë kam 28 vite martuar as gruan s’e kam tradhtuar, në çdo fushë, s’e bëj kurrë, do thuash ti je nevojtar, s’i kam bërë kurrë njeriu gjëra negative prandaj njerëzit më duan dhe respektojnë.

Dhorjela Çule: E konsideron kundërshtar politik?

Ilir Vrenozi: Ai është rritur në Bllok, unë jam rritur me vaj e kripë.

Next Post
Si jetohet sot në Shqipëri? Real Story dhe Angi Ricerche publikojnë sondazhin si përgjigjen shqiptarët

Si jetohet sot në Shqipëri? Real Story dhe Angi Ricerche publikojnë sondazhin si përgjigjen shqiptarët

Comments 1

  1. M.B . says:
    8 months ago

    Vrenoz kujdes se Ai eshte Huriaip mos bjer viktim e Huriaipit ji i ndershem sic je mos u bej pis

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In