• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ilir Paja vrau ekuadorianin për…/ Historitë kriminale dhe të arratisjeve të bujshme të njeriut ‘ufo’ që do të vuajë dënimin e Italisë

by
24/12/2022 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat italiane i kanë kushtuar një hapësirë të madhe arrestimit të bujshëm të të shumëkërkuarit dhe të dënuarit të drejtësisë së tyre. bëhet fjalë për Ilir Pajën, personin që ata e njohin mirë dhe iu është arratisur disa herë nga burgje e madje edhe të sigurisë së lartë.

Por, pasi në vendin tonë ndaj Pajës u mor një vendim për ta lënë në burg derisa të vinte dosja nga gjykata e Milanos e cila e ka hetuar dhe gjykuar për disa krime të rënda, autoritetet vendase duket që iu lanë dorë të lirë autoriteteve shqiptare për çështjen e ekstradimit të tij për të vuajtur dënimin atje.

Sipas të dhënave, ditëve të fundit autoritetet kanë publikuar të dhëna në mediat italiane që lidhen me krimet për të cilat ai është hetuar dhe gjykuar. Mediat italiane kanë bërë me dije se është një vrasje, plagosje dhe një denoncim që lidhet me përdhunimin e një shtetaseje rumune për të cilat ai është dënuar ndërsa dënimet i janë bashkuar në një masë të vetme.

Duke parë se Ilir Paja ishte lënë i lirë nga drejtësia shqiptare, autoritetet italiane kërkuan sërish arrestimin e tij e nëse ishte e nevojshme edhe të ekstradohej në Itali që të vuante dënimin për krimet e kryera.

Ata kanë detajuar të gjitha ngjarjet dhe arratisjet e personit që u konsiderua UFO për shkak të mënyrës se si iu zhdukej nga burgjet dhe vendet e izolimit. Të dhënat tregojnë se viktimat e plumbave të tij kanë qenë një grup ekuadorianësh, të cilët janë ngatërruar në park me mikun e tij, edhe ai dënuar në vendin fqinj.

Por, në sherr e sipër, Paja është detyruar të përdor armën në momentin kur janë rrethuar nga një grup i madh ekuadorianësh e për pasojë nga arma e tij një shtetas mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

KRIMET E PAJËS

Fillimisht Ilir Paja është arrestuar në Itali në 27 Prill 2006 në zonën e Perugias, pasi autoritet e drejtësisë gjermane, kishin lëshuar në 20 korrik 2005 një mandat arresti për Pajën, të cilin e akuzonin për vrasje. Nga data 27 korrik 2006 kur është arrestuar për llogari të Gjermanisë, dhe deri në 11 qershor 2006, Paja rezulton të jetë mbajtur në ambientet e burgut të Perugias.

Por, teksa kishte nisur gjyqi për ekstradimin e tij në Gjermani, në datën 11 qershor, Paja, ka mundur të arratiset dhe është provuar që ka gjetur strehim në qytetin e Milanos. Nga përgjimet e kryera të një rrethi shoqëror shqiptarësh në Milano, është mësuar nga italianët se Paja qëndronte në Milano, nën shoqërinë e një tjetër shqiptari, të quajtur Gentian Makshija, ky i fundit tashmë i dënuar në Itali. Për shkak se këta dy personazhe u përfshinë në një vrasje të ndodhur në 2 shtator 2006, policia italiane mundi t’i arrestojë ata në 4 shtator.

Pikërisht nga kjo datë, Ilir Paja ka qëndruar i arrestuar deri në 14 gusht 2007, pasi teksa po e transportonin me ambulancë nga Livorno për në burgun e Carinolas në Itali, ai ka arritur të arratiset përsëri. Përmes hetimeve të kryera nga autoritet italiane, është provuar se Paja, ka mundur të dalë nga territori italian, duke u futur në Shqipëri, ku ka qëndruar i strehuar. Ndërsa, miku i tij Gentian Makshija, ka dalë para gjykatës së Milanos duke u dënuar në Itali.

/e.d

Next Post
Kokainë të ndarë në doza brenda makinës, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

Kokainë të ndarë në doza brenda makinës, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë

KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë

December 28, 2025
Kamioni përplasi për vdekje motoristin, arrestohet shoferi

Kamioni përplasi për vdekje motoristin, arrestohet shoferi

December 28, 2025
Historia frymëzuese e 37-vjeçares në Laç, nga tri betejat me kancerin, tek artizanati

Historia frymëzuese e 37-vjeçares në Laç, nga tri betejat me kancerin, tek artizanati

December 28, 2025
“Podcasti” i Ramës / Futbollisti nga Petrela, ambasador i turizmit shqiptar në Poloni

“Podcasti” i Ramës / Futbollisti nga Petrela, ambasador i turizmit shqiptar në Poloni

December 28, 2025
Rihapet kinema “Republika”, filmat më të fundit do të jenë premierë në Shkodër

Rihapet kinema “Republika”, filmat më të fundit do të jenë premierë në Shkodër

December 28, 2025
Interes i ulët për zgjedhjet në Kosovë, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

Interes i ulët për zgjedhjet në Kosovë, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

December 28, 2025
Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë boshtin e sigurisë, nga trupat në Novo Selo te “Portat e Korridorit VIII”

Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë boshtin e sigurisë, nga trupat në Novo Selo te “Portat e Korridorit VIII”

December 28, 2025
Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

December 28, 2025
Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim

Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim

December 28, 2025
Nga Pepe te protestat anti-ICE, si u shndërrua bretkosa meme e ekstremit të djathtë kundër Trump

Nga Pepe te protestat anti-ICE, si u shndërrua bretkosa meme e ekstremit të djathtë kundër Trump

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com