Sekretari i grupit parlamentar të PS, Ervin Bushati paralajmëron të njëjtin skenar nëse Presidenti nuk do të firmosë emrin e gjeneralit për Ministër të Brendshëm.
Ndërkohë që afati i kërkesës së përsëritur të Kryeministrit është drejt fundit, Bushati thekson se Kreut të Shtetit mund t’i shkojë për herë të tretë i njëjti emër.
Bushati mohon krizën Qeveri-Presidencë, teksa e relativizon atë. Komentet deputeti i PS i bëri nga studion e emisionit “Politika Online” në Gazeta Shqiptare, me gazetarin Harbi Aliaj.
“Ka kohë deri në darkë. Tani po iki në zyrë”, tha Meta këtë të premte. Kujtojmë se Presidenti refuzoi dekretimin e Lleshit në pozicionin e ministrit të Brendshëm, por Rama nuk u ndal.
/gsh/b.d