• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta: Unë marrëveshjet i bëj me zë dhe para qytetarëve!

by A R
27/04/2020 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta i hedh poshtë hipotezat për një marrëveshje nën zë me kryeministrin Rama dhe maxhorancën. Në studion e emisionit “Në Fokus”, në TemA TV, Meta tha se nuk ka qëndrime të tjera përtej atyre që ka bërë publike.

“Unë marrëveshjet i kam me zë dhe me gjithë qytetarët e Shqipërisë. Qëndrimet e mia kanë qenë publike”, tha ai.

Megjithatë, i pyetur në lidhje me dekretin me të cilin anuloi zgjedhjet vendore të 30 qershorit të vitit të shkuar, Meta nuk preferoi të përgjigjej.

“Sigurisht që kjo situatë nuk ka lidhje me shfuqizimin e zgjedhjeve. Janë dy aspekte krejt të ndryshme”, tha ai.

Lidhur me përplasjet e shpeshta që ka pasur me maxhorancën për zbatimin e reformës në drejtësi, Meta tha se vijon të mbajë të njëjtat qëndrime, por çështja në fjalë nuk është prioritare në këtë moment.

“Besoj se kjo është një situatë që nuk ka lidhje me pandeminë. Jemi në krizë kushtetuese të sistemit gjyqësor. Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimet e mia. Sot kryesor është kontributi për të tejkaluar këtë situatë”, tha ai.

Meta shmangu çdo koment në lidhje me akuzat e opozitës për tendera të fshehtë nga ana e institucioneve shtetërore gjatë periudhës së përballjes me koronavirusin. Megjithatë, ai vlerësoi qëndrimin e PD-së dhe partive të tjera në raport me menaxhimin e krizës.

“Vlerësoj se opozita kanë qenë mjaft aktive, kanë dhënë mendime. I kanë respektuar kufizimet. Asnjëherë nuk kanë kundërshtuar. Ka pasur veçori duke kërkuar më shumë testime. 

Ka qenë kërkesë e arsyeshme, e drejtë. Për pretendimet për disa tendera gjatë kësaj situate, duhet të flasin institucionet dhe prokuroria”, tha Meta.

Kreu i shtetit ripërsëriti se në detyrën e tij është udhëhequr nga përmbushja e detyrimeve kushtetuese dhe nuk ka tentuar asnjëherë të hyjë në kompetencat e institucioneve të tjera.

“Unë kam qenë gjithmonë për bashkëpunim. E kam bërë në raport me Kuvendin dhe qeverinë. Nëse ka pasur debate, ato nuk kanë qenë për shkak se presidenti ka dashur të hyjë në kompetencat e institucioneve të tjera. Institucioni i presidentit është udhëhequr nga përmbushja e detyrimeve kushtetuese”, theksoi Meta.

Next Post
Fundi tragjik i Sandër Prosit dhe pse mbetet ende e mbuluar me mister kjo vdekje?

Fundi tragjik i Sandër Prosit dhe pse mbetet ende e mbuluar me mister kjo vdekje?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të zgjatet vettingu”/ BE dhe SHBA deklaratë të përbashkët: Reforma në Drejtësi po jep rezultate!

“Kopjojmë Italinë, por nuk kemi infrastrukturë”, avokati: Sistemi i drejtësisë, në kolaps

October 5, 2026
Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

October 5, 2026
E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

October 5, 2026
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

October 5, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Nis viti i ri akademik, 120 mijë studentë në auditorët e universiteteve të Shqipërisë

October 5, 2026
Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com