• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta ua lë fajin diplomatëve për bllokimin e Kushtetueses

by Java News
30/11/2020 22:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i shtetit rikthehet serish ne idete e tij “sovraniste” dhe kunder perfaqesuesve te partnereve tane nderkombetare ne Shqiperi!

Presidenti Ilir Meta, ka thënë sot në nje emision televiziv se Edi Rama bashkë me disa diplomatë që i mbanin iso, kanë gisht në minimin e votimeve për anëtarët e GJK, ndaj dhe ky institucion ende nuk është ngritur.

Ndër të tjera, duke folur për dy kushtet që janë të panegociueshme dhe duhet plotësuar patjetër për të marrë një datë për konferencën ndërqeveritare, Meta tha se për Gjykatën Kushtetuese, vetëm Bundestagu dhe Presidenti kanë ndihmuar dhe kontribuuar që ky institucion të ngrihet, duke akuzuar KED, Ramën dhe të tjerë diplomatë (nuk përmendi emra) për pengim të ngritjes së GJK.

Sipas Metës, i cili e quan veten pa asnje pike modestie si nje nder njohesit me te mire te proicesit te integrimit te vendit, kushtet e Bundestagut janë shtuar dhe nuk do të ketë çelje të negociatave.

Meta: Ndoshta jam një nga njohësit më të mirë të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Unë kam thënë prej vitesh që nuk ka çelje të negociatave. Bundestagu e ka treguar qartë ndër vite. Gjuha e Merkelit është është pak me e butë dhe diplomatike. Bundestagu ka 3 vjet që e ka kush hetimin zgjedhor, dosjet 339 dhe 184. Këto kushte kanë qenë aty, ne nuk kemi dashur vetë t’i plotësojmë. Qeveria vetë nuk ka dashur.

Nazarko: Është e vërtetë që Meta e ka luajtur rolin ekuilibrues. Ky nuk është një proces që ne duhet ta plotësojmë vetëm për Europën, por dhe për të modernizuar vetë Shqipërinë. Në lidhje me Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, a është i bidur Meta që ka bërë gjithçka për të ngritur këto dy institucione? Kur në retorikë është agresiv dhe mundësitë për kompromis mes institucioneve është më e vështirë.

Meta: Unë bëra çdo gjë që Shqipërisë t’i pakësoheshin kushtet. Presidenti ishte ai që kërkoi menjëherë vetëm dy institucione në maj në krizën e çmendur të parazgjedhjeve lokale, vetëm dy institucione bënë përpjekje maksimale që mos të shkonim në palozgjedhje, Bundestagu dhe Presidenti, që mori iniciativë, krijoi tryeza, dhe kryeministri nuk iu përgjigj se kishte bërë plan me kohë që si do t’i merrte zgjedhjet. Ashtu siç bënë dhe shumë diplomatë këtu që i bënin iso Ramës dhe krijuan iluzionin sikur do çeleshin negociatat.

Nazarko, nëse do ishin ndjekur parimet e sinqerta të Presidentit nga aktorët  e tjerë, Shqipëria nuk dio të ishte qendruar 1 minutë pa Gjykatë Kushtetuese. Dhe jo vetëm si president, por dhe kur isha kryetar Kuvendi. KED ka sabotuar ngritjen e GJK.

Peka: Janë minuar votimet dhe ndërkombëtarët kanë ndihmuar në mosngritjen e GJK?

Meta: Po kjo është e qartë tani, si mund ta bënte vetëm Rama këtë gjë.

Next Post
Basha: 60 shqiptarë ndërruan jetë nga Covid, Rama bën meme në Instagram

Basha nuk frenon: “Brenda muajit ndërtoj shtëpitë! Kur isha ministër nga përmbytja s’pati asnjë të vdekur (por lekët i pagoi Rama)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In