• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ilir Meta sulmon Bashën: E ka zënë gjumi

by Java News
08/12/2020 23:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta thotë se pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm, është një detyrë patriotike.

Sipas tij, situata është e rëndë dhe se duhet të nisë një epokë e re për vendin për të ndaluar shpopullimin e Shqipërisë. Ai tha se në 30 janë bërë eksperimente.

“Kemi bërë eksperimente. Jemi në momentet e fundit kur fillon ristarti i një rizgjimi të demokracisë për të ndaluar shpopullimin dhe të ardhmen e kombit. Jemi një vend i vogël dhe në një rajon kur fryjnë shumë erëra. Jemi të kërcënuar në shumë aspekte.

Mungesa e vullnetit për të pranuar demokracinë dhe votën e lirë dhe është diçka që duhet të ndryshojë.

Unë do të bëj çdo gjë që populli shqiptar të kuptojë se është gjest patriotik marrja pjesë në zgjedhje. Këtu ka marrë fund çdo gjë. Nuk ekziston sistemi llogaridhënës në këtë shtet. Është një sistem tiranik, sistem frikësues që bazohet mbi frikën e njerëzve ndaj pushtetit”- tha në emisionin “Përballë” në Rtsh.

Ndonese Presidenti e di mire cfare do te thote programi “ristart”, mund t’ia thjeshtesojme qytetareve, duke nenvizuar se Meta e ka fjalen per nje “ristartim” te vetes dhe te Sali Berishes ne pushtet me sa duket, dhe jo per nje klase te re politike qe te marre ne dore fatet e vendit.

Pjesë nga intervista: 

Presidenti Meta: Më falni, kemi edhe një problem tjetër në tridhjetë vjet! Dhe tani na duhet një “Restart”, sepse kemi thënë “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”! Sepse kemi qenë pa përvojë, dhe kemi pritur edhe të tjerët që të na e bëjnë, dhe kemi menduar se të tjerët do ta duan Shqipërinë edhe më shumë se sa ne. Kjo është një histori që duhet mbyllur, Duhet ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Evropa.

Pyetje: Po në qoftë se s’e bëjmë, do dalim prapë sot në rrugë të protestojmë?

Presidenti Meta: Për mua dy janë elementet themelore në tridhjetë vjet që i nxjerr unë si një konkluzion, se ka shumë arsye, dy janë elementet thelbësore: E para, zgjedhjet të lira e të ndershme dhe shenjtëria e votës. Kjo është themelore, vendimtare. Dhe vetë kriza që ka sot Shqipëria në çdo aspekt është kriza e legjitimitetit.

Dhe e dyta, është Kushtetuta. Ne jemi këtu ku jemi, sepse ne nuk treguam respekt për Kushtetutën. Sepse ne Kushtetutën që u bë me aq sakrifica në 1998-n, në një proces aq gjithëpërfshirës, të përgjegjshëm, pikërisht që të mos ktheheshim më te 1997-ta, ne atë e goditëm herë pa here, natën, ditën, me ç’patëm mundësi për interesa të momentit dhe deformuam të gjithë mekanizmat e kontrollit dhe të balancës në një shoqëri demokratike. Goditëm shtetin, prandaj jemi në këtë situatë sot: Në një shtet jofunksional.

Këta janë dy elementet thelbësore për mua për të ardhmen e Shqipërisë. Këta do të sigurojnë çdo gjë: Që nga çështja e drejtësisë, e shëndetësisë, e ekonomisë, etj. Këta janë vendimtare, sepse kanë të bëjnë me sistemin e llogaridhënies dhe të sigurisë.

Pyetje: Ju përmendetët dy çështjet kryesore që duhet një “restart”, një rifillim nga e para.

Presidenti Meta: Vlerësim im pas tridhjetë vitesh.

Pyetje: Zgjedhjet dhe Kushtetuta. Në qoftë se dikush do t’ju thotë: Më falni, por çfarë keni bërë tridhjetë që pas tridhjetë vitesh do merreni me zgjedhjet?

Presidenti Meta: Bëmë eksperimente. Bëmë luftë politike dhe harruam që koha rrjedh dhe që të rinjtë nuk durojnë dot gjatë. Ndaj tani jemi në atë momentin e fundit kur “restart-i” apo një rizgjim i demokracisë është edhe një apel për të ndaluar shpopullimin, për të shpëtuar edhe të ardhmen e popullit e të kombit, sepse jemi një vend që rrezikohemi, sepse jemi një vend i vogël, një vend në një rajon ku fryjnë gjithmonë shumë erëra, dhe në qoftë se nuk do të qëndrojmë në këto momente të bashkuar, nuk do t’i mbajmë të rinjtë këtu, nuk do t’u japim shpresë, perspektivë, jemi të kërcënuar në shumë aspekte edhe në planin kombëtar në të ardhmen.

Pyetje: Ju vetë keni deputet 21 vjeç, ministër ndoshta 25-26, kryeministër 30 vjeç, kryetar i Parlamentit 40 vjeç, President 48 vjeç dhe nuk ka besoj njeri, që mund të japë një përgjigje më të mirë për pyetjen: Çfarë ka Shqipëria që është i vetmi vend në kontinentin evropian që nuk bën dot zgjedhje të pranuara? Dhe flas për disa zgjedhje.

Presidenti Meta: Është mungesa e vullnetit për të pranuar demokracinë dhe votën e lirë. Është një diçka që do të ndryshojë dhe do të ndryshojë se sçbën më 25 prill me hir e me pahir.

Pyetje: Në qoftë se ne flasim se 25 prilli do t’i ndryshojë gjërat, cilat janë garancitë që këto zgjedhje do të jenë të pakontestuar dhe rezultati do të pranohet?

Presidenti Meta: Unë këtë garanci nuk mund t’jua jap dot, por ajo që unë ju jap si garanci është se unë do të bëj çdo gjë që populli shqiptar ta kuptojë se është një mision patriotik marrja pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Këtu ka arritur fundi i legjitimitetit të çdo gjëje. Këtu nuk ekziston më sistemi llogaridhënës në një shtet.

Do të ishte më mirë të thonim se jemi një shtet njëpartiak se në të kaluarën vërtet kishte një parti, por kishte disa rregulla, merreshin disa vendime kështu gjoja si kolegjiale.

Këtu kulmi i arbitraritetit është jashtë çdo fantazie. Kështu që tani qytetarët tanë duhet të kuptojnë se pa pjesëmarrje nuk ka askush të drejtë të kërkojë llogari nesër.

Dhe askush nuk mund të justifikohet me atë përgjumjen e tij, me atë pafuqishmërinë e tij përballë një sistemi tiranik, që është krijuar qëllimisht për t’i bërë njerëzit të ndihen të dobët dhe për t’i bërë ata të ndihen gjithmonë të varur e të nënshtruar. Unë besoj se ka arritur fundin e fundit, nuk ka më tej.

Pyetje: Ju përmendët sistem tiranik, e përdorët si metaforë apo në kuptimin…?

Presidenti Meta: Tiranik, po! Frikësues. Sistem frikësues që bazohet mbi frikën ndaj pushtetit dhe jo mbi besimin e njerëzve për atë që pushteti bën për ta dhe që u jep atyre në jetën e përditshme.

Next Post
Genc Ruli: Boll më elita jonë! Berisha se ndihmon dot PD-në te elektorati gri

Genc Ruli: Boll më elita jonë! Berisha se ndihmon dot PD-në te elektorati gri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com