• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta, si “Presidenti i Republikës së Re” të rrugës!

by Alfred Peza
24/06/2019 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ilir Meta nga sot e ka pozicionuar veten, në një rol të ri udhëheqës brenda “Opozitës së Bashkuar”. Ai që u nis të ngjitej në Krye të Shtetit, me 87 votat e deputëve të saj legjitimë, ka përfunduar tashmë si “President” i një “Republike” jashtparlamentare.

Ilir Meta e Monika Kryemadhi, Sali Berisha e Lulzim Basha kanë dalë me koshiencë, jashtë shinave kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. E duke themeluar në vend të saj, një “Republikë” të re. “Republikën e Rrugës.”

Para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit 2017, me futjen e opozitarëve në çadrën e protestës në bulevard, Lulzim Basha tha se ishte në kërkim të një “Republike të Re”. Një Republike, e cila do të ishte ndryshme, nga kjo ku na qeveris Edi Rama.

Pas 3 muajsh dihet që ajo protestë përfundoi me një marrëveshje politike, që e riktheu PD në zgjedhje, vetëm pasi mori gjysmën e ministrave të qeverisë “Rama” dhe disa nga drejtorët e agjensive më të rëndësishme kombëtare.

As kjo garanci, për të cilën Sali Berisha është shprehur se ai vetë kurrë nuk do tia jepte Edi Ramës, nuk e rikthur shpejt në pushtet Lulzim Basha. Kur e kuptoi se nuk e mundte dot PS me votë, kryetari i PD rinxorri nga arkivi projektin e vjetër, për ndërtimin e “Republikës së Re”.

Kjo platformë parapolitike, vetëm tani kuptohet se parashikonte ndërtimin e një një Republike të re, ndryshe nga ajo që ka njohur deri më sot jo vetëm Shqipëria post komuniste, por edhe historia e shoqërisë njerëzore.

Sipas projektit të “Republikës së Re”, opozita e Shqipërisë duhet ta fitojë pushtetin, në tavolinë. Vendimi i parë që duhet të marë në qeverisje, është zhbërja e reformës në drejtësi. Vetëm kështu “katërshja” e liderëve të opozitës së rrugës, do të jetë e qetë për krimet dhe korrupsionin e 30 viteve, në këtë Republikën tonë të “vjetër”.

Nëse “Edi Rama nuk ikën”, atëherë projekti i “Republikës së Re”, parashikon që “opozita të shkrihet”: Duke dalë jashtë Parlamentit. Jashtë institucioneve kushtetutese të vendit. Jashtë sistemit politik. Jashtë sistemit elektoral. Jashtë sistemit demokratik. Jashtë pushtetit qëndror dhe jashtë pushtetit lokal.

Në “Republikën e Re” qytetarëve u mohohet e drejta për të zgjedhur e për tu zgjedhur në mënyrë periodike, çdo 4 vjet. Partitë politike nuk duhet të hyjnë më në zgjedhje. Presidenti i Republikës nuk duhet ti dekretojë qytetarëve të tij, një datë votimesh. E pas kësaj, ai duhet ti japi atyre ZERO shanse, për tu integrar në Bashkimin Europian.

Në këtë mënyrë, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që zyrtarizoi 30 Qershorin 2019 si datën e zgjedhjeve lokale, projekti politik i “katërshes” së liderëve të opozitës së rrugës, mer formë përfundimtare.

Ilir Meta tani ska pse mërzitet, nëse Parlamenti do ta shkarkojë, për shkak të shkeljeve të rënda kushtetuese. Ai e ka bërë zgjedhjen e tij. Duke u bërë me vetëdije, Presidenti i “Republikës së re të Rrugës”. Ai e ka merituar plotësisht këtë. Më shumë se askush tjetër.

Next Post
Ambasada e SHBA-ve në Belgjikë në alarm, parandalohet një atentat terrorist

Ambasada e SHBA-ve në Belgjikë në alarm, parandalohet një atentat terrorist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In