• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ilir Meta, si “një drizë, për të zënë shtegun”

by Mero Baze
27/07/2020 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Vendimi i shumicës parlamentare për të respektuar rekomandimin e Komisionit të Venecias, i cili konstaton shkeljet e Kushtetutës nga Presidenti, por gjykon se ato nuk janë aq të rënda sa të shkarkohet, është një justifikim.

Një nga gjërat më të rënda që konstatoi Komisioni i Vencias, është e kundërta. “Venecia” konstatoi se Presidenti nuk kishte të drejtë kur anuloi 30 Qershorin dhe akoma më shumë nuk kishte tagër të ridekretonte një datë të re si 13 Tetori, por meqë shumica nuk e përfilli atë, pasojat nuk ishin të rënda.

Pra thelbi i përfundimit të Komisionit të Vencias është se Presidenti Meta nuk është i rrezikshëm pasi ju nuk e pyesni atë kur ai çmendet.

Dhe ky është i gjithë thelbi i amnistisë ndaj tij.

Duke qenë një President, vendimet e të cilit kur janë në shkelje të Kushtetutës, nuk i zbaton njeri, dhe nuk ndodh asgjë, është rënë dakord që ai të jetë aty se nuk i prish punë njeriu.

Pra në një farë mënyre shumica ka pranuar të bashkëjetojë me një President të çmendur në krye të shtetit, por me sigurinë që hapësira që bën dëm është 200 metra katrorë, sa godina e Presidencës.

Shkeljet e tjera të Presidentit në raport me atë që ka bërë me zgjedhjet, natyrisht janë të një cilësie tjetër, por anulimi i zgjedhjeve dhe shpallja e një date tjetër zgjedhjesh, është një akt, që nëse do të tentohej të zbatohej, vendi mund të hynte në luftë civile.

Por fakti që Presidenti u konsiderua i çmendur dhe nuk ju përfill dekreti, e bëri atë një figurë qesharake, të parëndësishme dhe  të papërfillshëm në opinion pubik.

Vendimi i sotëm i Kuvendit, dhe justifikimi se Komisioni i Venecias na ka rekomanduar që cilësia e shkeljes nuk është aq e lartë, është thjesht një justifikim, për të fshehur një interes politik të shumicës.

Edi Rama nuk ka respektuar “Venecian” për të duruar Ilir Metën, por e vërteta është se “duron” Ilir Metën për interes të tij dhe bën sikur respekton “Venecian”.

Edi Rama ka tashmë gjithë pushtetin qëndror dhe atë lokal, dhe gjithë përgjegjësitë për të drejtuar vendin. Shkarkimi i Ilir Metës dhe hapja e një procedure për të zgjedhur një President të ri, do të rëndonte imazhin e një pushteti që i do të gjitha institucionet nën kontroll dhe do të ishte për të një kosto politike.

Por Edi Rama mund ta bënte dhe këtë, nëse vërtet Ilir Meta do të ishte i një personalitet me ndikim real.

Fakti që Ilir Meta nuk është respektuar në një nga vendimet e tij më të papërgjegjshme politike, që synonte t’i vinte zjarrin Shqipërisë, e bën atë një President qesharak, një “tigër prej letre”, të cilit herë pas here Edi Rama i fut ca ngjyra që të duket i gjallë, dhe kur i duhet, e lë pa ngjyrosur që të duket letër.

Për të shmangur dëmet e tjera të vogla të Ilir Metës, ai njoftoi sot nisjen e punës për një ligj organik për institucionn e Presidentit, ku të qartësohen një për një detyrat dhe kompetencat e tij. Edhe ky ligj, nuk është se e disiplinon Ilir Metën, pavarësisht se mund të jetë shumë i qartë.

Për një President, apo Kryeministër, ka rëndësi të dorës së parë të respektojë frymën e Kushtetutës dhe ligjet që burojnë prej saj. Një President që shpik Kushtetutë, sa herë del në mal, nuk i bëjnë derman ligjet organike.

Por sidoqoftë Edi Ramës i duhet ligji ndaj tij, për të justifikuar procesin e disiplinimit të tij.

Edhe pse në fakt, Edi Ramës, Ilir Meta i bën punë më shumë kur bën çmendurira si ajo e 30 Qershorit, se sa kur bën sikur zbaton ligjin. Se atij i duhet një President, që të shikohet si dikush që nuk e pyet njeri. Dhe Ilir Meta ja plotëson këtë nevojë. Si “një drizë për të zënë shtegun”, thonë nga Skrapari.

Next Post
COVID-19 drejt zhdukjes, epidemiologia e ISHP-së jep lajmin e mirë: Në fund të majit mund të hiqen kufizimet

"Virusi po bëhet më agresiv", Tomini: Shifrat nuk do bien as në tre javët në vijim, ja sa respiratorë kemi në gjendje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In