Ilir Meta ka marrë shkopin në dorë për të prezantuar edhe një herë shkeljet që sipas tij ka kryer KED dhe mazhoranca.
Presidenti tha se ka dy vite që ka dhënë alarmin për Gjykatën Kushtetuese.
“Ta marri vesh mirë populli se kam dy vite që jam ankuar. Shteti i propagandës e ka botuar në Fletore Zyrtare” – tha Ilir Meta në ‘Opinion’ teksa vijoi sulmet ndaj ministres Etilda Gjonaj duke e quajtur ‘Zonja Falsifikatore’.
“Si mund të merrem unë me një falsifikatore. Gjuha ime ka qenë shumë korrekte. Nuk është në sjelljen time si president. Shkelja që ajo ka bërë është shumë e rëndë. Nuk ka Shqipëria institucion më të rëndësishëm se Gjykata Kushtetuese. Presidenti i ka kapur në flagrancë” – tha ai.