• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta i pergjigjet me “qetësi dhe dashuri”, Bashes dhe Rames

by Linda Karadaku
21/02/2017 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Linda Karadaku

“Çdo protestë paqësore, demokratike, qytetare, është për t’u respektuar dhe çdo kërkesë që kërkon garantimin e standardeve më të larta të zgjedhjeve brenda të gjitha mundësive praktike që ekzistojnë, është një kërkesë që meriton vlerësim edhe dialog, larg ultimatumeve.” Kaq tha Ilir Meta, me qetësi dhe dashuri! Dhe iu dha përgjigje të gjithë atyre që deshën të lexojnë drejt dhe shtrembër, mes rreshtave, anash dhe brenda.

Meta respektoi të drejtën për të protestuar dhe  kërkesën demokratike për garantimin e standarteve më të larta të zgjedhjeve, duke i dhënë përgjigje Bashës dhe shqetësimeve të opozitës, por në të njëjtën kohë, vuri kornizat brenda mundësive praktike që ekzistojnë dhe pa ultimatume, duke iu përgjigjur kështu shqetësimeve të partnerit qeveritar.

Por kjo është analizë shumë e thjeshtë. Pyetja mbetet. Po Meta vetë? Cfarë do? Ku është, nga është pozicionuar? Pro kujt dhe kundër kujt?

Në fakt, të gjitha pyetjet të cojnë në një pyetje-pergjigje: Cfarë nevoje ka Meta të jetë pro ose kundër njërit apo tjetrit? Pse duhet të marrë anë? Përse do t’i shërbente konflikti një lideri dhe një partie që ka në thelb të politikës së vet stabilitetin dhe integrimin evropian të vendit?

Pse duhet të marrë anë Meta ndërkohë që gjithë politika e tij dhe e partisë bazohet në parimin e gjetjes së zgjidhjeve me konsensus, për të fashitur konfliktet dhe për të realizuar atë që në fund të fundit është kërkesë e të gjithëve, vendosja dhe respektimi i standarteve zgjedhore që do ti bëjnë zgjedhjet perëndimore në koncept dhe në realizim, të pranueshme nga të gjithë.

T’i kërkosh Metës të marrë anë, të pozicionohet, do të thotë thjeshtë të ndërrosh anët e monedhës, por jo të zgjidhësh problemin e standartit të zgjedhjeve. Standarti i zgjedhjeve zgjidhet në dialog, duke kërkuar dhe marrë garanci që jepen dhe merren po me konsensus.  Dhe këtë, Meta e bën më mirë se gjithkush tjetër në politikën shqiptare.

Kjo duhej kërkuar nga Meta, jo ti kërkohet të marrë anën e njërit apo të tjetrit. Edhe pse pjesë e koalicionit qeveritar, LSI-ja dhe Meta vetë vecanërisht, kanë qenë dhe janë urë dialogu dhe kompromisi midis dy partive të mëdha, PS dhe PD. Janë dhe do të jenë përsëri.

Kjo nuk ka të bëjë me të qënit në pushtet, në koalicione me njërin apo tjetrin, por me vetë faktin që Meta dhe partia e tij, e ka vënë dhe vazhdon ta mbajë veten në pozicionin e të barabartit përballë dy të tjerëve, pavarësisht nëse janë në pushtet ose në opozitë.

Ky pozicion i të barabartit rrjedh nga fakti se Meta dhe partia e tij e kanë fituar këtë pozicion, nuk ua ka falur njeri, përkundrazi.  E kanë fituar në një betejë shumë të ashpër politike, ku më shumë se një herë, dy partitë e mëdha kanë bërë cdo përpjekje për ta nxjerrë jashtë loje.

Fakti që Meta përcakton lojën me votat e veta, fuqinë e vet politike, nuk është meritë e dy të mëdhenjve, përkundrazi, është vetëm dhe vetëm meritë e Metës dhe partisë së tij, ashtu sic është pozita e të barabartit në tryezë, me nje politike teresisht te pavarur.

Aftësia, nuhatja, mjeshtëria politike për ta krijuar, menaxhuar, zhvilluar, forcuar dhe konsoliduar pozicionin në politikë brenda dhe jashtë vendit, nuk është monedhë e falur,as a lypur, është e fituar, me shumë mund dhe sakrificë, dhe mbi të gjitha, mencuri! Prandaj pyetja “Po Meta cfarë thotë?” duhet ndryshuar në: “Cila është strategjia e rradhës e Metës për konsensus, për  të arritur më në fund zgjedhje me standarte të paprekshme dhe për të ruajtur në të njëjtën kohë stabilitetin e vendit!”

 

Next Post
Rama: Respektoj demokratët e thjeshtë, por PD luan teatrin e virgjëreshave. Çadra s’do i mbrojë dot nga Vettingu

"Lum ne për kryeministrin harbut"... por Rama i kujton Berishën: Unë nuk të vras

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

April 3, 2026
Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In