• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ilir Meta përdor vrasës me pagesë, ja kush pritet ta zbardhë ekzekutimin e Artan Santos”

by A R
29/08/2022 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti i njohur, Frrok Çupi ka lëshuar dje një deklaratë “bombë”, ndërsa ka skanuar personazhin Ilir Metaj dhe të shkuarën e tij politike dhe private. Gjatë një interviste të mbushur me detaje të padëgjuara më parë dhe që pak kush janë ata që flasin drejtpërdrejt si ai, publicisti i njohur Çupi, shprehu bindjen se Ilir Meta përdor vrasës me pagesë për të eliminuar kundërshtarët, ndërsa zbuloi edhe personin që pritet ta zbardhë ekzekutimin e Artan Santos, duke dhënë detaje për këtë ngjarje që tronditi Shqipërinë, diku në vitin 2014. Por nuk ndalet me kaq, pasi zoti Çupi ka nxjerr informacionet tronditëse, teksa tregon se kush është personazhi i njohur që pastron pasuritë marramendëse të Ilir Metës në Londër, ndërkohë që theksoi se djali i tij ka apartament 1 milion dollarë Britaninë e Madhe.

-Zoti Çupi, Mendoni se do marrë fund paprekshmëria e Berishës dhe a ka sot prova për korrupsionin e tij?

A ka prova për korrupsionin e Berishës?, më pyesni. Besoj se në rastin e këtij duhet përdorur një formë tjetër argumenti. Po them dy mënyra që mund të përdoren për të bërë arketipin e Berishës si i korruptuar. Mënyra e parë është: “A ka ndonjë metër katror në këtë vend me 28 mijë kilometra katror ku nuk ka shkelur putra e korrupsionit të Berishës?”. Jam me pushime në Gjirin e Lalzit. Provoni të hallkateni për ndonjë kafe a për ndonjë pamje buzë detit në vila e përtej vilave. “Pronar i kësaj toke është një tropojas”, të thotë personi që merr paratë e çadrës. “ Edhe ajo kodra është e një tropojani… “Poshtë te Kepi i Rodonit është e Argitës”, te thone… Ju solla vetëm pak aspekte që t’ i sjell ora në një ditë vere. Po gjithë vendi ynë që nuk ka pëllëmbë, sidomos bregdeti, ku nuk kanë ngulur thundrat fisi i Berishës. Po bankat e nivelit të dytë, që për tetë vjet sa ishte kryeministër, nuk guxonin t’ i jepnin një kredi biznesmenit nëse nuk kishte dhënë ‘ viston’ Argita. Po i biri, e dini sa para ka luajtur me të huajt dhe me avokatët? Miliona. Po ky lumë parash që po shpërndan Berisha për militantët e vet që të kërcënojnë paqen tonë dhe demokracinë? Duhen më shumë se sa vite jetë që ka kaluar Berisha për t’u përgjigjur pyetjeve sa i korruptuar është ky. Që ditën e parë të krijimit të PD, dora e tij hyri te financat dhe kasaforta e Partisë. Mënyra e dytë për arketipin e Berishës si i korruptuar: Shikoni aty ku shteti sot ndërton një vepër… Po nisi Berisha të bërtasë ‘ Eeej, Rama po vjedh, korrupsioooon!, vjedhjeeee!”, ta dini se aty investimi i madh i shtetit ka shkelur në bishtin e korruptuar të Berishës. Ja një fakt: A nuk bërtiti në kupë të qiellit Berisha kundër portit të Jahteve në Durrës, me vlerë 2 miliardë euro? Bërtiti me gishta në veshë. Madje tha edhe se “ ditën që do të vijmë në pushtet do ta bëjmë zero investimin e Portit”. Pse?, thua ti. Sepse pjesa perëndimore ku do të ndërtohet porti është tokë e zënë nga Shkëlzeni. Shkëlzen Berisha ka një licencë ndërtimi aty, të dhënë nga babai i vet kryeministër. Para ca kohësh e ka nxjerrë në shitje për 5.5 milionë euro. Nuk po flasim për qeverinë e tij, që kur ndonjë ligj i shteteve ‘off shore’ u kap katër a pesë milionë dollarë, këta nuk mërziten shumë se nuk e kanë për gjë.

-Ka pasur disa thirrje ndaj SPAK qe ta arrestojë Berishën? Nga ana tjetër ky i fundit po e sulmon fort prokurorinë? A mendoni se i ka ardhur fundi paprekshmërisë së tij?

Jo, nuk do të kishte ardhur kurrë fundi i paprekshmërisë së Berishës dhe as armiqve të tjerë të Shqipërisë, nëse… Ka dy ‘nëse’. ‘Nëse e parë është kjo: Nëse ne shqiptarët nuk do të ishim qenie humane të krijuara nga Perëndia si edhe gjithë ‘sapiencat’ e tjerë në rruzull. Në fakt këta na kanë përfytyruar si insekte që mund të na vidhnin e të na shkelnin, gjë që ka ndodhur 30 vjet. Mirëpo ka një vijë të paprekshme në fatin e kombeve, që Perëndia (dmth e drejta) nuk harron, atë që e ka shkelur njeriun nuk e kthen më siç ishte. Tani Berisha është kthyer në mumje korrupsioni, jo në lord krimi, sepse nuk mundet. “Nëse” e dytë është fati ynë qe kemi aleatë Perëndimin, Shtetet e Bashkuara. E dyta herë që na shpëtojnë ‘lëkurën’ nga katalanët dhunues të kombit. Kësaj here nga mizorët që flasin gjuhën tonë dhe i kemi mes nesh. Berisha dhe Meta janë nisur për në derën e burgut. Ndoshta brenda vjeshtës, të dy dhe familjet e tyre, do të jenë atje. Po a jemi të gëzuar për burgun e tyre? Jo, sigurisht. Aq më tepër që burgun e tyre mos ia pafsha as hasmit. Do të jenë dy përbindësha të shfryrë përtej hekurave. Por nuk na mjafton burgu i tyre edhe për një arsye tjetër: Na duhet të ndahemi përjetësisht nga kjo mizori vjedhësish e vrasësish. Duhet të marrim në dorë pasurinë që na kanë vjedhur. Duhet të dimë se tashmë kush bën krim, paguan.

-Një zhvillim i fortë ishte ai i dëshmive të Nuredin Dumanit, ku është zbuluar se ky i fundit akuzon Metën si të përfshirë në vrasjen e vëllait të një ish deputeti. Si ka mundësi që emri i Metës del kudo kur bëhet fjalë për vrasje edhe ekzekutime?

Kur vriste Ilir Meta, vriste me pagesë, siç edhe është dëshmuar në tentativën për të vrarë një deputet, etj. Por shpesh herë deklaronte se ‘ për vrasje përdor disa amerikanë”. Nganjëherë përdorte edhe kumbarët. Por tani ka ardhur puna te Dumani. Domethënë Meta është kthyer te vendi dhe vakëfi i krimit. “Je shah mat, Ilir!’, i thoshte këto ditë një ish mik i tij. Ndoshta Dumani do të flasë edhe për vrasjen e Artan Santos, besoj se po. Ato ditë Artani ishte nervoz dhe përmendte emra, emra, emra. Artani nuk ka pasur kurrë nervozizëm.

-Sali Berisha së fundmi është shfajësuar për vrasjet e 21 janarit, duke akuzuar Ramën se donte t’i merrte pushtetin me dhunë, a mendoni se SPAK do i shkojë deri në fund kësaj dosjeje?

Deklarata e Sali Berishës se vrava për arsye se ‘do të më merrnin pushtetin”, është dëshmi e krimit. Me atë deklarate Berisha ka treguar se i vrau ai të katër protestuesit. Ai nuk e diskuton këtë fakt, por diskuton motivin dhe mendon se ‘Berisha ka të drejtë të vrasë për pushtet”. Bravo. SPAK duhej ta kishte marrë të pandehur menjëherë. Por më duket se SPAK do të ketë nevojë një jetë të tërë për të numëruar krimet e Berishës.

– Mendoni se vizita e SPAK dhe BKH në Uashington do të sjellë arrestime në nivele të larta në politikën shqiptare, duke parë dhe zhvillimet e fundit ku funksionarë të lartë janë thirrur në SPAK?

Vizita në Uashington nuk është një gjë ‘për të menduar”. Ajo është e qartë, hapur, direkte: “O prokurorë e gjykatës të Shqipërisë, hapni rrugën e Drejtësisë, largoni nga rruga e qytetarisë Sali Berishën dhe Ilir Metën!” Kjo ishte e tëra. Kush nuk di ta lexojë, o nuk di shkrim e këndim, o është bisht i Berishës dhe Metës. Po paska shumë bishta nëpër këmbët e popullit.

-Britania ka paralajmëruar një tjetër “listë të zezë”, mendoni se emri i Ilir Metës ndodhet aty?

Ilir Meta është ‘ londinez’, dmth siç dihet ka fëmijët në Londër të paguar sa fëmijët e sheikëve, edhe gara me kuaj thonë se i kanë të paguara… Meta ka depozita bankare dhe biznese në Londër. Meta ka edhe ‘ Fanen’ në Londër. Fanja ka shërbyer si lavatriçe e Metës. Ai ka vilë në Londër, edhe djali i tij ka apartament 1 milion dollarë. Gjithashtu, sipas informacioneve, Fanja ka hyrë si garant për paratë që i janë kapur Metës. Ka deklaruar: “ Janë paratë e mija”. E ju thoni të shpallet ‘non grata’ një londinez si Meta!? Ishte ironi…

/a.r

Next Post
Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 30 Gusht 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In