• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Ilir Meta: Për pazarxhiun, që nuk ka det që e lan dhe as Hagë që e amniston!

by E B
26/05/2026 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, për favorizim të Greqisë në procesin e negociatave me Shqipërinë për kufizimin e zonave detare (e njohur si Çështja e Detit).
Përmes një postimi në rrjetet sociale, (ku ka publikuar edhe letrën informuese që i kishte dërguar gjatë kohës që ishte President, në 21 korrik 2022, kryetares së Kuvendit të asaj kohe, Lindita Nikollës dhe të gjithë deputetëve, mbi çështjen e hapur të procesit të negocimit ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, për kufizimin e zonave detare) Meta ka shkruar se Edi Rama në vitin 2020 doli kundër qëndrimeve të tij të vitit 2009 (kur kritikonte marrëveshjen e arritur nga ish-kryeministri Sali Berisha, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese).
Më tej Meta, teksa e quan Ramën një pazarxhi, thekson se kryeministri, nën shtysën e Partisë ‘Demokracia e Re’ në Greqi (e cila donte të zhbënte të gjithë procesin negociator të zhvilluar në vitin 2018), plotësoi kërkesat e palës greke, duke u bërë sipas tij, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Shkrimi i plotë i Ilir Metës

Për pazarxhiun, që nuk ka det që e lan dhe as Hagë që e amniston!

Të gjithë ata që kanë ndjekur deklaratën e Kryeministrit Rama më 20.10.2020 në krah të Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Dendias, janë gëzuar sepse kanë thënë epo më në fund kjo Çështja e Detit, që na çmendi për 11 vjet u zgjidh me drejtësi e mirëkuptim midis dy palëve.

Por ata pak persona që ishin në brendësi të historisë dhe dinamikës së kësaj çështjeje e kuptuan se në ato momente Kryeministri i Shqipërisë po bënte me zell të shfrenuar Zëdhënësin vullnetar të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, ndaj edhe shefi i diplomacisë greke aprovonte me kokë, me shumë kënaqësi, këtë “dakordësi” midis dy palëve, ndërkohë që në ekran në ato momente ishte vetëm një palë, pra pala greke (Ministri me Zëdhënësin vullnetar).

Është e provuar me dokumenta shtetërore të klasifikuar për 50 vite se diplomacia greke nën drejtimin e “Demokracisë së Re” donte të zhbënte të gjithë procesin negociator të zhvilluar në vitin 2018, që favorizonte Shqipërinë, e cila ishte dëmtuar nga Marrëveshja e vitit 2009 për shkak të lojërave të dyfishta, që i kishte denoncuar vetë “patrioti” i madh Edi Rama, atë kohë në opozitë, deri në Gjykatën Kushtetuese e cila jo vetëm e konsideroi antikushtetuese Marrëveshjen e vitit 2009, që “çuditërisht” nga ana formale, jo vetëm kishte përjashtuar plotfuqinë e Presidentit të Republikës, por kishte shkelur edhe Urdhrin e Kryeministrit.

Jo vetëm kaq, por falë investimit të vetë Edi Ramës në opozitë atë kohë Gjykata Kushtetuese nxori një vendim të posaçëm detyrues se si duhej të negociohej një marrëveshje si kjo apo e ngjashme me të.

Pikërisht, në respekt të këtij vendimi por edhe zgjidhjes përfundimtare të kësaj çështjeje me Greqinë, në bashkëpunim të plotë me Qeverinë dhe propozimet e saj, nga unë, si President i Republikës, u dha Autorizimi Nr.733, datë 19 mars 2018, dhe Plotfuqia për grupin negociator.

Pasi u bë një punë voluminoze dhe u dakordësua në nivel teknik mbi 80% e çështjeve të mbetura, papritur pala greke kërkon që për çështjet e mbetura, negociatat të zhvilloheshin bazuar në vullnetin politik të dy palëve.

Për këtë arsye, unë takohem në Presidencë me Kryeministrin Rama, më 13 qershor 2018 dhe biem dakord që këto çështje të mbetura t’i negocionte ai në bazë të vullnetit politik me palën greke për ta mbyllur këtë çështje përgjithmonë në interesin e dyanshëm dhe para zgjedhjeve në Greqi.

Natyrisht, që të bëhej kjo duhej një Autorizim plotfuqishmërie nga Presidenti i Republikës, që mund të bëhej vetëm pas kërkesës zyrtare për t’u pajisur me të nga Kryeministri.

Një kërkesë e tillë nuk erdhi kurrë sepse Edi Rama u urdhërua të mos e mbyllte marrëveshjen. (Nga kush?!)

Ndërkohë u shpik mashtrimi, që iu servir palës greke, por edhe opinionit se pengesë po bëhej Presidenti Meta.

Ndaj pas 3 muajsh pritjeje, më 21 shtator 2018, me shkresën Nr. 327/9 i kërkoj Kryeminstrit Rama të sillte kërkesën për Autorizimin për të mbyllur negociatat me palën greke.

Pra isha unë që doja t’i jepja Autorizimin dhe jo ai që e kërkonte.

Kjo më detyroi të sqaroja gjerë e gjatë edhe Z. Avramopulos, Komisioner i BE, gjatë një vizite në Tiranë, kur ai më pyeti se pse po e bllokoja unë Marrëveshjen.

Pasi e sqarova në mënyrë shteruese se “bllokimi” im ishte mashtrimi i radhës i kërkova t’i transmetonte Kryeministrit Tsipras vullnetin tim më të fortë për ta mbyllur këtë çështje përgjithmonë.

Por me zgjedhjet e korrikut të vitit 2019 dhe fitoren e “Demokracisë së Re”, e cila ishte edhe nënshkruese e Marrëveshjes së vitit 2009 për Detin, qëndrimi i Greqisë zyrtare ndryshoi.

Ajo kërkonte “anullim loje” për negociatat zyrtare të 2018 dhe dakordësimet e arritura midis dy palëve.

Por që grekët të dilnin seriozë (siç edhe janë për çështjet kombëtare) nuk donin të mohonin vetë dakordësimet e arritura zyrtarisht në vitin 2018, ndaj kërkuan një karagjoz si Zëdhënës vullnetar në Tiranë.

Pse të dilnin grekët kundër grekëve? Pse të dilte Mitsotakis kundër Tsipras? Pse të dilte Dendias kundër Kotzias? Ishte gati Edi Rama i vitit 2020 të dilte gati kundër Edi Ramës së vitit 2018 dhe Edi Ramës së vitit 2009. Se mos e ka për herë të parë.

Si mund ta humbte këtë rast kameleoni Kryeministër?

Aq më tepër në kushtet kur opozita kishte braktisur Kuvendin dhe askush nuk mund t’i kërkonte llogari.

Për më tepër që në Hagë do e çonte “zgjidhjen”, pra në Hollandën e “kryeopozitarit” të asaj kohe.

“Shumë mirë” që Kryeministri i Shqipërisë u dakordësua me palën greke.

Po dakordësimin brenda palës shqiptare si e formësoi dhe zyrtarizoi?

Në bazë të cilit akt kushtetues, ligjor apo administrativ?

Si “hazërxhevap” që është mund të përgjigjet se ai, Kryeministri Edi Rama u dakordësua me Ministrin e Jashtëm, Edi Rama dhe kaq ishte e mjaftueshme në atë kohë!! E ç’rëndësi ka që është i njëjti person, a janë dy funksione të ndryshme?!

Si të mos mjaftonte ky shkelmim i negociatave zyrtare të vitit 2018 dhe arritjeve të tyre në interes të Shqipërisë, kur pala greke shpalli 12 milje ky bëri hosana me vrap edhe mediatikisht, ndërsa duhej të ndiqte rrugën e duhur sipas së drejtës ndërkombëtare për t’u ankuar për këtë veprim të njëanshëm.

Për një sms të Ramës dhe Veliajt, Shqipëria humbi në arbitrazh ndërkombëtar mbi 120 milion dollarë nga kompania e Beketit.

Ndërkohë që se çfarë e pret në Hagë, Edi Rama e di shumë mirë edhe nga “Omnis Strategy”, kompania (e zonjës Blair) që ky e pagoi 3 milion euro si konsulencë për këtë çështje, konkluzionet e së cilës nuk u bënë kurrë publike. (Po pse?!)

Ndërkohë për të mbuluar këto krime kushtetuese, ligjore dhe kombëtare në zgjedhjet lokale të 2023 shpiku historinë patriotike kundër Fredi Belerit, i cili edhe u rrëmbye në mënyrë mafioze dhe që prapë për dreq fitoi.

Grekët u “mërzitën” për Belerin dhe Himarën, por për pak kohë, pasi zgjedhjet lokale fundja bëhen çdo 4 vjet, ndërsa deti ndahet përjetë.

Për më tepër që Rama, një grek të vetëshpallur himariot e zëvendësoi me një grek të çertifikuar si të tillë prej shekujsh dhe nga Dropulli.

Kështu që “win–win” vajti edhe Himara. Por Haga është krejt ndryshe. Ajo është një humbje e paralajmëruar nga të gjitha drejtimet dhe e parikuperueshme për interesat tona kombëtare, përgjithmonë.

Dhe për t’u provuar grekëve se histerinë patriotike të vitit 2009 e kishte vetëm një lojë pushteti kundër Berishës dhe asgjë më shumë, vuri edhe “qershinë mbi tortë”, Kryenegociatorin e Marrëveshjes së vitit 2009 si Ministër të Jashtëm, duke dashur të bëjë “idiotë” përgjithmonë jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por të gjithë shqiptarët në botë (dhe sidomos socialistët).

Ah harrova edhe në kuadrin negociues në BE u kujdes të vendosej edhe zgjidhja e mosmarrëveshjes me fqinjët.

Pra alibia se për hir të integrimit do lëshojmë pak sovranitet se na e kërkon BE, të cilës ia kërkuam vetë këtë kusht se ashtu është një “muhabet”, i cili mund t’i kushtojë dhjetra apo qindra miliardë euro shqiptarëve.

Por në fund të fundit, arsyeton shakaxhiu i integrimit, këta “idiotët” që vazhdojnë paguajnë qindra milion euro për një incenerator që nuk ekziston, pse do shqetësohen për dhjetëra apo qindra miliard euro në fund të detit që nuk mund t’i shohin dot sot.

Foto nga konferenca e përbashkët për mediat Rama-Dendias, më 20.10.2020, në Tiranë

Letra informuese e Presidentit të Republikës, Z. Ilir Meta drejtuar më 21 korrik 2022 Kryetares së Kuvendit, Znj. Lindita Nikolla dhe të gjithë deputetëve, mbi çështjen e hapur të procesit të negocimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për Kufizimin e Zonave të tyre Detare

Next Post
“Asnjë kontratë s’mund të fshihet në hije”, Diella prezanton në Çeki reformën për Inteligjencën Artificiale në Prokurimet Publike

"Asnjë kontratë s’mund të fshihet në hije", Diella prezanton në Çeki reformën për Inteligjencën Artificiale në Prokurimet Publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Speciale shtyn vendimin për ish-krerët e UÇK, kërkohen edhe 60 ditë shtesë nga trupi gjykues

Gjykata Speciale shtyn vendimin për ish-krerët e UÇK, kërkohen edhe 60 ditë shtesë nga trupi gjykues

May 26, 2026
Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama pritet nga Kryeministri i Belgjikës

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama pritet nga Kryeministri i Belgjikës

May 26, 2026
“Spanja mbështet integrimin e Shqipërisë në BE”, Peleshi takon kryeparlamentaren spanjolle në Madrid

“Spanja mbështet integrimin e Shqipërisë në BE”, Peleshi takon kryeparlamentaren spanjolle në Madrid

May 26, 2026

“Drejtësi me çdo kusht” e SPAK-ut dhe një mësim që vjen nga Shtetet e Bashkuara

May 26, 2026
“Gjuha shqipe do mbrohet kudo”, studenti paralajmëron protestë edhe në Prishtinë

“Gjuha shqipe do mbrohet kudo”, studenti paralajmëron protestë edhe në Prishtinë

May 26, 2026
Shqipëria hyn në një fazë të re të negociatave me BE, Koçiu: Reformat dhe asistenca ndërkombëtare po afrojnë vendin drejt anëtarësimit

Shqipëria hyn në një fazë të re të negociatave me BE, Koçiu: Reformat dhe asistenca ndërkombëtare po afrojnë vendin drejt anëtarësimit

May 26, 2026
Gjipali: Shqipëria në momentin më të favorshëm për BE-në, por integrimi do të sjellë edhe kosto e sfida

Gjipali: Shqipëria në momentin më të favorshëm për BE-në, por integrimi do të sjellë edhe kosto e sfida

May 26, 2026
Reforma territoriale, Mazniku nga Kukësi: Ka ardhur momenti të rishohim ndarjen e vitit 2014

Reforma territoriale, Mazniku nga Kukësi: Ka ardhur momenti të rishohim ndarjen e vitit 2014

May 26, 2026
“Shqiptaria është me Shkupin”/ Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët marshojnë drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut

“Shqiptaria është me Shkupin”/ Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët marshojnë drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut

May 26, 2026
8 Dhjetori, Petro Koçi mesazhi për të rinjtë dhe pasoja e shembujve të gabuara

Masakra e ‘96/ Koçi: Një grusht shteti që nuk u dënua kurrë, si Berisha grabiti pushtetin me gjak, dhunë dhe falsifikime!

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In