• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta pa të meta, që gjen shumë të meta…!

by Alfred Peza
20/02/2019 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Në një intervistë të dhënë DW Presidenti i Republikës ka thyer më në fund heshtjen duke folur për çështjet që shqetësojnë vendin. Interesante duket qëndrimi i tij kur thotë: “Është koha të kemi një hap prapa nga opozita, por mendoj që është koha të kemi edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga kryeministri, të cilët duhet të kuptojnë që përgjegjësitë kryesore për qeverisjen e vendit janë të tyre.”Ia tha i pari Ylli Manjani. Edhe Lenini thoshte një hap para dy hapa pas, ndërsa Presidenti ynë ka një formulë interesante që vendi të eci përpara: Të bëjë një hap prapa opozita dhe dy hapa pas, qeveria. Bukur!

Meta thotë: “Është detyra e tyre të japin shembullin të parët në respektimin e Kushtetutës dhe të kufijve që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i ka përcaktuar qeverisë.” Pyetja jonë: Pse nuk e dha shembullin i pari z. Meta për të respektuar kufijtë që Kushtetuta i ka përcaktuar Presidentit të Republikës?! Askush në këtë vend nuk e ka harruar sjelljen e kreut të shtetit në rastet e dekreteve për ministrin e Brendshëm dhe më pas atë të Jashtëm.

Meta në intervistën e tij vijon: “Të respektojnë institucionet e pavarura, të mos ndikojnë te krijimi i institucioneve të reja të drejtësisë.” Këtu është edhe vendi ku fshihet lepuri i madh që i ka hyrë në bark të gjithë asaj pjese të elitës politike, që po e pengojnë me çdo mjet ngritjen e sistemit të ri të drejtësisë, duke dashur që të prodhojnë kriza artificiale politike. Di gjë z. Meta për këtë shqetësim të SHBA dhe BE dhe a njeh ndonjë prej atyre që deshën të pengonin ngritjen e SPAK dhe BKH?! Më pas Presidenti thotë: “Të japin shembullin të parët për luftën kundër korrupsionit dhe për shumë çështje që kanë tronditur opinionin publiki.” Aaaa sa bukur, a…! E gjithë kjo pjesë e intervistës nuk e di pse më riktheu në memorie një titull të gazetës “Koha Jonë” të shumë viteve më parë kur ajo drejtohej nga Ben Blushi, e ku në faqe të parë shkruhej: Ilir Meta gjen të meta…!

Next Post
Pas lirimit të “Gjeneralit”, pezullohet nga detyra drejtori i Burgut të Drenovës

Pas lirimit të "Gjeneralit", pezullohet nga detyra drejtori i Burgut të Drenovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se përdhunoi një 18-vjeçare gjermane, vihet nën hetim i riu shqiptar në Itali

Dyshohet se përdhunoi një 18-vjeçare gjermane, vihet nën hetim i riu shqiptar në Itali

July 12, 2026
Mbi 2 milionë banorë të evakuuar! Tajfuni Bavi ‘godet’ Kinën, stuhia shkakton përmbytje të mëdha

Mbi 2 milionë banorë të evakuuar! Tajfuni Bavi ‘godet’ Kinën, stuhia shkakton përmbytje të mëdha

July 12, 2026
“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për mikpritjen”, mesazhi i Kanye West pas koncertit madhështor në Tiranë

“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për mikpritjen”, mesazhi i Kanye West pas koncertit madhështor në Tiranë

July 12, 2026
Nga Lufta e Malvinave te “Dora e Zotit”, Angli-Argjentinë gjysmëfinalja me emocione përtej futbollit

Nga Lufta e Malvinave te “Dora e Zotit”, Angli-Argjentinë gjysmëfinalja me emocione përtej futbollit

July 12, 2026
FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen e papritur të senatorit Lindsey Graham

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen e papritur të senatorit Lindsey Graham

July 12, 2026
“Mami shiste gjakun e saj për të na rritur ne”, mes lotësh Zamira tregon sakrificat

“Mami shiste gjakun e saj për të na rritur ne”, mes lotësh Zamira tregon sakrificat

July 12, 2026
“Nuk e kontrolloni ju Ngushticën e Hormuzit”/ SHBA i kthehet Iranit: Do të bëjmë të mundur lundrimin e lirë

“Nuk e kontrolloni ju Ngushticën e Hormuzit”/ SHBA i kthehet Iranit: Do të bëjmë të mundur lundrimin e lirë

July 12, 2026
Argjentina përpara, por Zvicra proteston! Kartoni i kuq për Embolon hap debat

Argjentina përpara, por Zvicra proteston! Kartoni i kuq për Embolon hap debat

July 12, 2026
Aksident i frikshëm në Memaliaj, makina del nga rruga dhe përmbyset

Aksident i frikshëm në Memaliaj, makina del nga rruga dhe përmbyset

July 12, 2026
“Çfarë operacioni, ti je në ngrykë të varrit”, momenti që ndryshoi përgjithnjë jetën e Zamirës

“Çfarë operacioni, ti je në ngrykë të varrit”, momenti që ndryshoi përgjithnjë jetën e Zamirës

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In