• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ilir Meta nxiti vrasjen e Pjerin Xhuvanit”, akuzat e Kuvendit dhe dyshimet për lëvizjet e Presidentit

by A R
04/05/2021 16:35
Ilir Meta dhe Pjerin Xhuvani

Ilir Meta dhe Pjerin Xhuvani

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga argumentet e 50 deputetëve për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta është nxitja e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në 21 prill në Elbasan nga Arbër Papleka, pjesë e strukturës paramilitare të Partisë Demokratike, gjoja për mbrojtjen e votave. Në dokumentin e motivacionit të shkarkimit thuhet se Ilir Meta, me retorikën e tij agresive dhe luftarake, ka nxitur konflikte me armë dhe humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. 50 deputetë i referohen pikërisht vrasjes së Pjerin Xhuvanit, kundërshtar politik i PD-LSI në Elbasan, si dhe plagosjes së tre të tjerëve. Në dokument, thuhet gjithashtu se Ilir Meta ka nxitur strukturat paraushtarake të PD-së për të kufizuar lirinë e qytetarëve, përmes patrullimeve të paligjshme, ndalimeve, kontrolleve dhe heqjen e lirisë.

Për këto dy akuza dhe pretendimet e tjera, presidenti Ilir Meta do të thirret nga komisioni hetimor, për të dhënë sqarime si dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve. Kreu i shtetit, sipas Rregullores së Kuvendit, mund të paraqitet për të mbajtur qëndrimin e tij edhe gjatë seancës kur do të miratohet kërkesa e 50 deputetëve për ngritjen e komisionit hetimor, për shkarkimin e presidentit. Po pse Kuvendi e shikon me dyshim rolin e Presidentit Ilir Meta në raport me ngjarjen e rëndë në Elbasan?

Gjashtë ditë para vrasjes së ish-kreut të LSI-së në Elbasan, Pjerin Xhuvani, i cili kishte braktisur partinë e drejtuar nga Monika Kryemadhi, Ilir Meta, artikuloi një mesazh të koduar nga një studio televizive, për situatën e tensionuar parazgjedhore në Elbasan.
Meta u shpreh se “Do iki edhe në Elbasan. Patjetër! Do të iki kudo ku të ketë nevojë atdheu! Për zgjedhje të drejta dhe të lira. Ka gjë më të rëndësishme se zgjedhjet? Nuk janë të kërcënuara zgjedhjet?”.

Katër ditë pas mesazhit, Ilir Meta u zhvendos në Elbasan, për të shpëtuar LSI-në, e cila megjithatë, në zgjedhjet e 25 prillit 2021, nuk arriti të marrte asnjë mandat nga 2 mandate që kishte marrë në zgjedhjet e 2017. Në një shpjegimin zyrtar u tha se Meta do të merrte pjesë në një iftar me komunitetin mysliman. Por, disa foto konfirmuan se Meta po zhvillonte takime shtabin elektoral të LSI, duke dhënë porosi, udhëzime dhe mobilizuar mbështetësit.

Dy ditë më pas, mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani vritet nga Arbër Papleka, pjesë e një strukture të armatosur paramilitare të PD në Elbasan, nën patronazhin e Gazmend Bardhit. Pjerin Xhuvani më parë ka qenë një nga figurat kryesore të LSI-së në Elbasan dhe kryetar i saj në këtë qark. Përplasjet e tij të para me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin nisën kur ishte drejtor u Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, i propozuar nga LSI-ja.

Në qershor të vitit 2015, Xhuvani u ndalua si dyshuar si pjesë e një skeme të mashtrimi me rimbursimin e medikamenteve, ndërsa u dënua një vit më vonë u dënua me 3 vjet burg për “shpërdorim të detyrës. Atij iu hoq e drejta për ushtrim të funksioneve publike për një periudhë 3-vjeçare. Pas ndalimit, Luan Rama, doli në një konferencë për shtyp në emër të LSI-së, duke distancuar nga Xhuvani dhe njoftuar shkarkimin e tij si kryetar i LSI-së në Elbasan, duke komanduar Edmond Haxhinaston në vend të tij.

Në vitin 2017, Pjerin Xhuvani ishte pjesë e PDIU-së Elbasan, ndërsa raportet e tij me drejtuesit e LSI ishin të ftohta. Muaj e fundit, Xhuvani ishte afruar me Partinë Socialiste, ku për shkak të peshës së tij elektorale, krijoi shqetësim tek PD dhe LSI. I shqetësuar për dobësimin e strukturave të LSI-së në Elbasan, Ilir Meta u angazhua disa ditë para zgjedhjeve, bashkë me stafin e Presidencës, për t’i motivuar, por megjithatë LSI-ja nuk arriti të marrë mandat deputeti.

Kërkesa e Kuvendit për shkarkimin e Ilir Metës

/A.Doçi / Shqiptarja.com / a.r

Next Post
Aksident i rëndë në aksin Mamurras-Thumanë, dy të plagosur me urgjencë drejt Traumës

Aksident i rëndë në aksin Mamurras-Thumanë, dy të plagosur me urgjencë drejt Traumës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamallari në OKB: Shqipëria e angazhuar për migracion të sigurt, të rregullt dhe të ligjshëm

Lamallari në OKB: Shqipëria e angazhuar për migracion të sigurt, të rregullt dhe të ligjshëm

May 8, 2026
Administrata Trump publikon dosje top sekrete për UFO-t dhe jetën jashtëtokësore (VIDEO)

Administrata Trump publikon dosje top sekrete për UFO-t dhe jetën jashtëtokësore (VIDEO)

May 8, 2026
Zbardhet vrasja në Sarandë, policia deklaratë zyrtare: Gjashtë persona të përfshirë

Zbardhet vrasja në Sarandë, policia deklaratë zyrtare: Gjashtë persona të përfshirë

May 8, 2026
Rubio nxjerr detajet e fundit, priten zhvillime konkrete nga Irani brenda orëve të ardhshme

Rubio nxjerr detajet e fundit, priten zhvillime konkrete nga Irani brenda orëve të ardhshme

May 8, 2026
Fjala e plotë e Veliajt para Gjykatës Administrative: Po më pengohet ushtrimi efektiv i të drejtave që më garanton Kushtetuta dhe mandati i qytetarëve

Fjala e plotë e Veliajt para Gjykatës Administrative: Po më pengohet ushtrimi efektiv i të drejtave që më garanton Kushtetuta dhe mandati i qytetarëve

May 8, 2026
I plagosur në konfliktin me armë në Sarandë, i riu vetëdorëzohet në polici

I plagosur në konfliktin me armë në Sarandë, i riu vetëdorëzohet në polici

May 8, 2026
Protesta e opozitës, 1,500 efektivë zbresin në terren

Protesta e opozitës, 1,500 efektivë zbresin në terren

May 8, 2026
Berisha mbledh grupin: Kryengritja tjetër duhet të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria

Ish-kandidati për kreun e PD sulmon Berishën: Partia është bunkerizuar me njerëz besnikë dhe servilë

May 8, 2026
Irani konfirmon se po shqyrton ende propozimin e SHBA për t’i dhënë fund luftës

Irani konfirmon se po shqyrton ende propozimin e SHBA për t’i dhënë fund luftës

May 8, 2026
Qerrata Popull… (edhe njëherë për ata që thonë se “fajin e ka populli”)

Qerrata Popull… (edhe njëherë për ata që thonë se “fajin e ka populli”)

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In