• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta, “në kufi të dy legjendave”

by Alfred Peza
13/01/2019 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ka një dyzim të hatashëm në jetën e Ilir Metës, të paktën që nga koha kur ai u zgjedh President i Republikës, e deri në ditët tona. Një dyzim ku po bëhet gjithmonë e më e pamundur, të dallosh kufirin mes pjesës së saj zyrtare dhe asaj jo zyrtare. Mes të drejtave të Presidentit dhe detyrimeve të Ilir Metës. Mes Kushtetueshmërisë dhe antikushtetueshmërisë. Mes anës institucionale dhe asaj politike të veprimtarisë së tij.

Ku shihet kjo?

Ilir Meta u bë Kreu i shtetit, e për rrjedhojë kishte detyrimin kushtetues që ta linte aktivitetin partiak dhe teserën e partisë së tij, e të ngjitej në lartësinë që e kërkon detyra, për të qenë Presidenti i të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

Por pakkush ka qenë në gjendje ta kuptojë këto kohë, kufirin e qartë mes profilit të tij si Kryetar i Shtetit dhe deklaratave, veprimeve e vendimeve, që do i bënte njësoj edhe nëse do të vazhdontë të ishte Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim!

Ashtu sikundër pakkush mund ta ketë të qartë në këtë vend se ku ndryshon për Ilir Metën, raporti me Monika Kryemadhin si bashkëshorte, me atë të refuzimit të saj, për të qenë edhe “Zonjë e Parë” e shqiptarëve, duke munguar për rrjedhojë edhe në foton zyrtare të i institucionit të Presidencës!

Refuzimi i Ilir Metës për të dekretuar fillimisht ministrin e Brendshëm Sandër Lleshi dhe tashmë ministrin e Jashtëm Gent Caka, u pa përgjithësisht si një tejkalim e së drejtës kushtetuese të Presidentit të Republikës. Por refuzimi i tij në rastin e dytë, kur bashkë me Gent Cakën të mos dekretonte as shkarkimin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, ska sit ë mos lexohet si një tentativë për të rrëmbyer kopetenca kryeministrore. Pra, si një shenjë për të vendosur diktatin në shkarkimet dhe emërimet e ministrave, të drejtë këtë që në një republikë parlamentare si jona, ligji themelor i shtetit ia njeh kryetarit të partisë fituese të zgjedhjeve me votën e qytetarëve shqiptarë. Që do të thotë, se nëse Ilir Meta do që të marë kopetencat aktuale të Edi Ramës, duhet të lerë më parë postin që ka dhe të fitojë zgjedhjet si Kryetar i LSI. Pas kësaj, të vendosi ai se kë ministër duhet të mos shkarkojë dhe cilin ta emërojë. Ndaj Ilir Meta duhet të zgjedhë nëse do bëjë Presidentin sot, apo Kryeministrin e Shqipërisë nesër.

Si të mos mjaftonin këto, veprimet dhe mosveprimet e Ilir Metës deklaratat, intervistat e tij dhe stafit të institucionit, janë parë si përpjekje për ta vendosur profilin mes kreut të shtetit që ka për “Bibël” e “Kuran” vetëm Kushetutën e vendit, me atë të një njeriu që kërkon të bëjë politikë me postin. Duke e dyzuar aktivitetin publik, mes atij të kreut të shtetit dhe të një politikani.

Ilir Meta ka patur edhe një dyzim tjetër akoma më të fortë, në debatet e fundit me Kryeministrin e vendit. Me anë të deklaratave të tij publike dhe polemikave, ai e ka pozicionuar profilin, herë si President i Republikës dhe herë si kryetar i opozitës shqiptare.

Gjatë kohës së ushtrimit të funksionit të Presidentit, dallojmë dy qasje të kundërta të Ilir Metës. Periudha e parë zgjati një vit kalendarik nga momenti i hyrjes në Presidencë. Më pas, nga vera e 2018 e deri më sot, kemi një ndryshim kryekëput në qasjen e tij. E kjo lidhet jo vetëm me kthimin e 8-9 dekreteve të mazhorancës dhe qeverisë. Por mbi të gjitha, në vendosjen e emrin e tij, mes atij të “Presidentit më të mirë” dhe “Presidentit më të keq”, në historinë e pluralizmit shqiptar!

Të gjitha këto dhe dyzime të tjera të kësaj natyre, më shumë sesa profilin e Kryetarit të Shtetit që përfaqëson unitetin e popullit, e bëjnë Ilir Metën të endet në kufirin mes dy tundimeve: Mes asaj çfarë ai është dhe asaj çfarë ai me sa duket, dëshiron që të jetë. Mes asaj çfarë ai duhet të bëjë dhe asaj çfarë ai, do të donte që të bënte e në shumë raste, edhe po i bën. Mes asaj çfarë ai ka detyrim kushtetues për të përmbushur dhe asaj çfarë ai me sa duket ka si detyrim, shtysë apo nevojë të brendshme personale, për të bërë.

Ilir Meta na krijuar një kazus të ri, me mënyrën sesi ai po mundohet që ta ushtrojë detyrën e tij të lartë Kushtetuese, së cilit duket se i shkon titulli i perifrazuar nga filmi i Piro Milkanit dhe Vath Koreshit në vitet ’80: “Në kufi të dy legjendave”. Ngjarjet e filmit të socrealizmit zhvillohen në kënetën e Nusekanës, për të cilën flitet edhe në një legjendë. Ndërsa ngjarjet e filmit shqipkapitalist të Ilir Metës, zhvillohen në kënetën e një kulture të vjetër politike, për të cilën flitet kaq shumë në realitetin tonë të ri.

Të gjitha këto dhe shumë veprime e mosveprime të tjera, të bëjnë të kuptosh se diçka e madhe, shqetësuese dhe e rrezikshme po luhet në kurriz të frymës dhe germës së Kushtetutës së Shqipërisë. Ndaj, ndoshta shumëkush mund të pyesë nëse është koha që Ilir Meta të zgjedhë mes dy rrugëve që po ndjek, se kë duhet të marë: Të bëjë Presidentin e Republikës? Apo të bëjë politikanin, Kryetarin e LSI, liderin e opozitës dhe të gjithë derivatet e tjera që po eksperimentohen javët e fundit, në klonin poroz që ndan kufirin mes sjellejeve të tij të dyfishta!

Next Post
Java nis me reshje, policia u bën apel shoferëve për qarkullimin

Java nis me reshje, policia u bën apel shoferëve për qarkullimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In