• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta na përfaqëson më shumë se kushdo tjetër

by Astrit Patozi
04/11/2018 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi

Ilir Meta i ka kapur të papërgatitur dhe i ka shokuar të gjithë. Madje edhe ata që janë gëzuar aq shumë me mosdekretimin e Sandër Lleshit, sa po e përjetojnë si një fitore të tyren, vetëm se mendojnë që kjo i prish punë Edi Ramës.

Por edhe ata vetë duken në vështirësi për ta mbështetur presidentin e tyre, ndaj po vonojnë pak të shprehen. Jo se kanë marrë ndonjë mesazh për vetëpërmbajtje, si deputetët e Partisë Socialiste, por sepse, fjala vjen, duhet të shpjegojnë se si ka mundësi që ai dekretoi pa asnjë problem, për të mos thënë me shumë qejf, “gogolin” e mafias dhe të krimit, Fatmir Xhafa, para një viti, por nuk “u bind” dot edhe pasi u mendua gjatë për Sandër Lleshin.

 

Por mbi të gjitha, duhet të pranojnë se për ta Kushtetuta është si një vëllim me poezi, që çdo president që vjen e lexon si të dojë vetë, sepse ndryshe i bie që Bujar Nishani vjet, kur tha se, me gjithë se dëshirën e tij nuk e rrëzonte dot propozimn e kryeministrit, ka qenë në shërbim të Edi Ramës.

Kurse të tjerët në qeveri po e konsiderojnë si një gjëmë që i ka pllakosur papritur kombit dhe po përgatiten për hakmarrjen finale. Përveç Erion Braçes, që foli përpara dhe pa ngritur dorën për të marrë leje, të tjerët po shtrëngojnë dhëmbët me zor që të mos e shajnë me libër shpie Presidentin, për të cilin mendojnë se vetëm i tyre nuk është.

A thua se nuk ishin të njëjtët që përpara një viti mblodhën firmat, u vunë në rresht dhe votuan në parlament për ta çuar Ilir Metën në fronin e kreut të shtetit.

Sepse atëherë “ashtu ishte një punë” dhe pozicioni i Presidentit të Republikës po shërbente haptas si kusur për një pazar më të madh, nga i cili do të rezultonin pak më vonë fitues. Kurse tani po çuditen se si ka mundësi që “prej ferrës së vogël ka dalë lepuri i madh”.

Sigurisht, që ka edhe një palë të tretë shqiptarësh normalë, që e përjetojnë me dhimbje dhe trishtim këtë degradim të Republikës.

Prej të cilës duan të ikin një orë e më parë, por jo kushdo e ka këtë mundësi. Ata nuk e meritojnë aspak këtë Shqipëri, që përveçse e pajetueshme, po bëhet qesharake dhe e paparashikueshme me krizën apo precedentin, që krijon mosdekretimi i ministrit të Brendshëm.

Kurse, për mua asgjë në politikë nuk ndodh rastësisht, ndaj askush nuk duhet të habitet. Është thjesht një shenjë e qartë se kalbëzimi i sistemit tonë politik është duke prekur fundin dhe mbase kjo do të shërbejë diçka për zgjimin pozitiv të kësaj shoqërie.

Sepse nuk mund të kërkosh dh as të presësh normalitet në një vend ku zgjedhja e presidentit trajtohet si “dënim” për kundërshtarin politik.

 

Ilir Meta nuk mund të jetë sot as heroi i një pale dhe as delinkuenti i palës tjetër. Por ai është padyshim sot një prej simboleve më të ndritshme të një klase politike të zhytur në amoralitet, në korrupsion dhe abuzime me pushtetin.

Dhe si i tillë duhet trajtuar, si një produkt tipik “made in Albania”, i atyre që po qajnë dhe po gëzohen nga “burrnia” apo “pabesia” e tij e fundit.

Sepse Ilir Meta na përfaqëson sot më shumë se kushdo tjetër, jo thjesht se është President i kësaj Republike të mbaruar.Për ta kuptuar më mirë këtë që po ndodh sot, po risjell atë që kam shkruar kur Ilir Meta u zgjodh President, rreth një vit e gjysëm më parë. Lexojeni vetë sa aktuale ngjan.https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1420880341305198&id=660999230626650

Next Post
Vrasja në Bllok/ Ja si ishte dinamika e ngjarjes prej kamerave, kush e ngacmoi Elvanën

Vrasja në Bllok/ Ja si ishte dinamika e ngjarjes prej kamerave, kush e ngacmoi Elvanën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Corriere della Sera: Kurti fiton zgjedhjet, por Kosova përballet me krizë politike, ekonomike dhe diplomatike

Corriere della Sera: Kurti fiton zgjedhjet, por Kosova përballet me krizë politike, ekonomike dhe diplomatike

December 31, 2025
Rikthimi i reformës zgjedhore, ambasada e SHBA: Takimet tona nuk janë ndërmjetësim

Ambasada Amerikane uron shqiptarët për Vitin e Ri: Partneriteti ynë vijon të forcohet!

December 31, 2025
82 vite nga “Lahuta e Malcis”, përkujtohet vepra e Fishtës

85 vite pas vdekjes, “shqiptarët ende nuk e njohin si duhet At Gjergj Fishtën”

December 31, 2025
Bashkia Tiranë shtron drekë për fëmijët me aftësi ndryshe, Ristani: Dhurata më e bukur është të silleni mirë me njëri-tjetrin

Bashkia Tiranë shtron drekë për fëmijët me aftësi ndryshe, Ristani: Dhurata më e bukur është të silleni mirë me njëri-tjetrin

December 31, 2025
FOTO / 2025-a, viti i ‘turbulencave’ globale: Gjithçka ndodhi në 12 muaj

FOTO / 2025-a, viti i ‘turbulencave’ globale: Gjithçka ndodhi në 12 muaj

December 31, 2025
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

Dhunë ndaj gruas, nënës, vëllait apo kunatës. E pësojnë tre persona në Elbasan

December 31, 2025
Rikthehet moti i keq! Stuhi e fuqishme ciklonare në brigjet shqiptare, rrebeshe dhe borë e dendur

2026 nis me stuhi dimërore, Porja: Ngricat dhe dëbora pushtojnë gjithë Shqipërinë

December 31, 2025
Edukimi financiar, në shkolla/ Minxhozi: Informimi për sistemin financiar shmang rreziqet

Viti 2025, zv.Guvernatorja: SEPA, suksesi i vitit! Kursi i këmbimit do vijojë luhatjen, çmimet rriten me…

December 31, 2025
Kancelari gjerman bën thirrje për forcimin e Europës: Pasuritë ruse të përdoren për ushtrinë ukrainase

“E vendosim ne se kush do iki apo do qëndrojë në Gjermani”/ Merz: Kujdesemi për sigurinë tonë

December 31, 2025
Grabitet ujësjellësi në Vlorë/ Mbeten pa ujë banorët në disa zona të qytetit

Grabitet ujësjellësi në Vlorë/ Mbeten pa ujë banorët në disa zona të qytetit

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com