• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ilir Meta, mes konsensusit për reformën dhe flirtit me opozitën

by
14/01/2016 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Armando Meta/

 

Tashmë tabloja është e qartë. Pas PD-së, edhe LSI është rreshtuar de facto kundër reformës në drejtësi. Argumenti që ajo ka zgjedhur është se pa konsensusin e PD-së nuk do të votojë në favor të draftit për reformën në drejtësi. Në kushtet kur PD-ja ka deklaruar votën kundër ndaj draftit aktual, është lehtësisht e kuptueshme se reforma në drejtësi po tenton të kthehet në një pazar politik, ku PD dhe LSI  vijojnë të ruajnë domenet dhe interesat që ato kanë në sistemin e drejtësisë.

Në fakt ky pozicionim i LSI-së nuk përbën ndonjë surprizë, po të kemi parasysh edhe trajektoren që ndoqën javët e fundit krerë të kësaj force politike, me deklarimet e tyre për të ashtëquajturin konsensus, dhe nga ana tjetër edhe veprimet konkrete ministrit të drejtësise, duke paraqitur të ashtëquajturin “draft alternativ” në minutat e fundit. Duke kushtëzuar votën në Kuvend me konsensusin e PD-së, më shumë se një veprim parimor, kjo duket se është një përpjekje e LSI-së, më saktë kreut të kësaj force politike, Ilir Meta, për ta stopuar reformën e drejtësisë.

Po pse ky qëndrim i LSI-së në këtë moment? Pse pikërisht tani dy aleateve të vjetër iu “puqen pipzat”? Në fakt ky qëndrim ka një shpjegim. Si Berisha ashtu edhe Meta nuk duan të humbin sinorët që ata kanë në sistemin aktual të drejtësisë, i cili është përgjegjës për situatën katastrofale në vend, si në lidhje me dhënien e drejtësisë, ashtu edhe për korrupsionin galopant 25 vjeçar në këtë vend.

Standarti i drejtësisë shqiptare ka qenë zhvillimi i një kulture pandëshkueshmërie, sidomos ndaj figurave kryesore politike në vend, duke inkurajuar në këtë mënyrë korrupsionin, arrogancën deri dhe shpërfilljen e normave më elementare të shtetit të së drejtës.

Kjo ka bërë që edhe shumë gjyqtarë e prokurorë të mbushin xhepat dhe të notojnë mbi miliona euro pasuri, në kurriz të sistemit. Pasurimi i tyre në përmasa të frikshme ka qenë edhe shpërblimi që ata kanë marrë nga politika, për shërbimet që i kanë kryer. Është e natyrshme se reforma në drejtësi thërrmon disa domene të krerëve të politikës, sidomos të Berishës dhe Metës. Ndaj është krejt e kuptueshme pozicionimi i tyre kundër.

Është mjaft e qartë se lidershipi i PD-së nuk mund të pranojë një draft për reformën në drejtësi, i cili në një farë mënyre shkërrmoq kastën drejtuese të sistemit gjyqësor. Vetë Berisha në këto 25 vite është investuar për të pasur në dorë një sistem drejtësie të kontrolluar, duke filluar që nga gjyqtarët me kurse 6 mujore, gjatë kohës që ai ishte President, duke kaluar më pas në kapjen e disa institucioneve të larta të sistemit të drejtësis që nga KLD, Gjykatë e Lartë etj., gjatë periudhës që ai ishte kryeministër. Shumë gjyqtarë ia dedikojnë atij karrierën e tyre në drejtësi, ndonëse janë përfolur shumë gjatë për afera korruptive. Nga ana tjetër Meta ka ndërtuar, me kalimin e viteve, influencën e tij në sektorë të caktuar të sistemit, sidomos në prokurori. Lëvizjet e Manjanit me prokurorët, ditet e fundit, e dëshmojnë këtë fakt.

Natyrisht që drafti i hartuar nga ekspertët shqiptarë dhe ndërkombëtarë e godet këtë investim politik të politikës në sistemin e drejtësis. Ndaj kundërshtitë, përpjekjet për ta futur procesin në qorrsokak ishin të pritshme. Bëhet e qartë tashmë se beteja e PD-së është e fokusuar që të ruajë në pozicione kyçe emra të veçantë në sistemin e drejtësise, të cilët pritet të jenë edhe subjekt i reformës. Këtij vizioni duket se i është bashkëngjitur, për interesat e tij, edhe Ilir Meta. Janë bërë të njohura përpjekjet e LSI-së për të ruajtur me çdo kusht Adriatik Llallën në postin e Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe disa figura të tjera që bëhen subjekt i reformës.

Meta dhe Berisha po përpiqen të mos humbasin asgjë nga investimi i tyre i një drejtësie të varur politikisht. Nëse nuk do të kishte qenë kështu, ashtu siç edhe pretendojnë, konsensusi do kishte qenë mjaft i thjeshtë. Për më tepër që drafti ka dhe mbështetje të fortë ndërkombëtare të SHBA-së dhe BE-së dhe është në favor të qytetarëve. Duke folur për konsensusin, ata bëjnë sikur harrojnë se konsensusi tashmë egziston dhe ai quhet “Venecia”. Ta fusësh procesin në tryezat e atyre politikanëve që për 15 vjet e sabotuan drejtësinë, në emër të ‘konsensusit”, do të thotë thjesht të jesh i pasinqertë.

Next Post

Lame: Legalizimet, reforma e parë për formalizimin e ekonomisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

May 4, 2026
Berisha akuza të rënda Dumanit: Bleu apartament me 390 €/m², Vettingu thotë se banonte…

Berisha sulmon Dumanin, hesht për akuzat: strategji apo panik?

May 4, 2026
Çfarë po ndodh me negociatat? Ferit Hoxha mohon veto nga vendet e BE për Shqipërinë

Çfarë po ndodh me negociatat? Ferit Hoxha mohon veto nga vendet e BE për Shqipërinë

May 4, 2026
Katër shenjat e zodiakut që mendojnë se janë superiorë ndaj të tjerëve

Parashikimi i horoskopit për majin, rritje në karrierë dhe kthesa në marrëdhënie! Ja shenjat më të favorizuara

May 4, 2026
Arrestohet 54-vjeçari në Tiranë, administronte lokal për baste sportive

Arrestohet 54-vjeçari në Tiranë, administronte lokal për baste sportive

May 4, 2026
Shërbim Prove….

I “vrau” të gjithë…

May 4, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, rënie e lehtë e naftës, por çmimet mbeten mbi 100 dollarë për fuçi

Tensionet në Lindjen e Mesme, rënie e lehtë e naftës, por çmimet mbeten mbi 100 dollarë për fuçi

May 4, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Balla: Jemi shumë përpara Serbisë!

Shqipëria drejt BE-së, Balla: Jemi shumë përpara Serbisë!

May 4, 2026
VIDEOLAJM-‘Për procedurë zoti Balluku’/ Lapsusi i Niko Peleshit shkakton të qeshura në sallë

Zbatimi i vendimeve të Kushtetueses, Parlamenti i dërgon qeverisë “pagat e gjyqtarëve”

May 4, 2026
“National Geographic”: Plazhi i Pasqyrave kryeson mes gjashtë resorteve sekrete të Evropës

Icon Magazine: Shqipëria, një nga 7 destinacionet më të bukura

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In