• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Ilir Meta, mes Komisionit të Venecias dhe një historie me sovjetikët

by Ardit Rada
20/06/2020 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Për të shpëtuar mijëra banorë të Leningradit, sovjetikët tentuan të përdorin kalimin përmes liqenit Ladoga. Përmasat e tij janë të tilla saqë sheh horizontin dhe jo bregun përtej. Teksa anijet e vjetra tejmbusheshin me qytetarë, kaosi por edhe lajmet e keqija që vinin nga fronti me gjermanët e bënin situatën gjithnjë e më tepër pesimiste. Sipas të thënave, një komisar mori altoparlantin dhe njoftoi se më në fund trupat sovjetike kishin marrë sërish kontrollin mbi portin e Ladogës duke lënë të vrarë qindra nazistë. Brohoritjet bënë që kaosi të shuhej për disa orë, derisa njerëzit u ftilluan se Ladoga ishin ata vetë, ku s’kishte këmbë pushtuesi. Por kaq mjaftoi që morali mes turmave të ngrihej dhe për orë të tëra të vendosej qetësia.

Ilir Meta ka nxituar dje të shpallë fitoren për debatin që ai ka me mazhorancën rreth Gjykatës Kushtetuese. Duke e lexuar sipas  nevojës opinionin e Komisionit të Venecias, ai madje ka nxjerrë stafin e tij me bluza të stampuara. Nuk dihet arsyeja se pse e gjithë Presidenca duhet të mbështesë një opinion ligjor përmes veprimeve të tilla. Përveçse qesharak,  një akt i tillë tregon se sa dobët është me propagandën ai që herë vishet si Venecia, e herë si Selltiku i Skocisë. Por duke u ndalur te thelbi, opinioni i Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese shprehet qartë se “Presidenti e pezulloi procesin në mënyrë të njëanshme”.

Bëhet fjalë për rastin e Arta Vorpsit, që Meta e refuzoi dhe luftën e tij e çoi më tej, duke publikuar mesazhe konfidenciale me ndërkombëtarët. Por kaq mjafton për të mos e lexuar të gjithë raportin dhe për të kuptuar sesi Ilir Meta e përdori rastin e Arta Vorpsit për të krijuar alibinë e shfaqjes që pasoi.

“Dashnori” i Integrimit, aq sa këtë fjalë ia ka vënë emrit të partisë së tij, është personi që e ka lënë këtë vend pa ministër të Jashtëm në pikën më kulminante të  negociatave me Bashkimin Evropian. Prej këtij shembulli dhe të tjerave para dhe pas, duhet kuptuar se personi i interesuar për mungesën e Gjykatës Kushtetuese është vetë Presidenti.

Me parimin se “i ra bixha” pa Gjykatë, Meta tentoi ta lejë vendin pa ministra, pa zgjedhje dhe pa ligje. Ndryshe nuk do të kishte si të shpallte “fitoret” që kur doli në gjunjë para militantëve të Partisë Demokratike dhe u përbetua për shpërndarje të Kuvendit.

Në thelb triumfi që shpalli dje Meta është thjeshtë një përpjekje për të mbajtur opozitën në vallen e politikës. Për të legjitimuar tubimin e 2 Marsit, por edhe për t’i thënë ndërkombëtarëve me gojën e Venecias se kërcënimet e tija ishin të drejta. Ilir Meta nuk po kërkon të vendosë qetësi apo drejtësi përmes interpretimit të Venecias, por të ngrejë moralin e opozitës.

Por historia në Ladoga ndodhi 78 vite më parë. Shumë larg në kohë. Shumë larg me selinë e Presidencës.

Next Post
Kosova/ Rregjistrohen 29 raste të reja me koronavirus, të shëruarit 22

Shkon në 35 numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë/ Humb jetën i moshuari

Comments 3

  1. Filip Sh. says:
    6 years ago

    Bravo! Keto kemi nevoje te degjojme dhe jo gjera teknike. Cirrjani masken pseudos qe perdor zyren per te kenaqur Saliun

    Reply
  2. Anonymous says:
    6 years ago

    Shume drejte Ardit

    Reply
  3. Evi says:
    6 years ago

    rrespekt per shkrimin! nqs ed rama se fut brenda meten ska gje ne vij per mandat te tret. presim rezultatet nga reforma ne drejtesi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

July 15, 2026
Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

July 15, 2026
Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

July 15, 2026
Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

July 15, 2026
“Në sitë çdo pronë nga Saranda në Shkodër”, protestuesit shpalosin kërkesa të tjera ndaj qeverisë

“Në sitë çdo pronë nga Saranda në Shkodër”, protestuesit shpalosin kërkesa të tjera ndaj qeverisë

July 15, 2026
Ish-deputetja Lajla Përnaska kritikon modelin e PD-së: Noka dhe Vokshi nuk më kanë përfaqësuar kurrë

Ish-deputetja Lajla Përnaska kritikon modelin e PD-së: Noka dhe Vokshi nuk më kanë përfaqësuar kurrë

July 15, 2026
Deklarata skandaloze për spastrimin etnik në Kosovë, Vuçiç distancohet nga ministrja serbe: Nuk pasqyron vullnetin tim

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik në Kosovë, Vuçiç distancohet nga ministrja serbe: Nuk pasqyron vullnetin tim

July 15, 2026
Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

July 15, 2026
“Protesta nuk ka një zë publik”, Blendi Klosi: S’po artikulohet se çfarë kërkohet, vuajnë nga mungesa e një mesazhi të qartë

Klosi: PS po përgatitet për të fituar 61 bashkitë, protestuesit t’i provojnë forcat në zgjedhje

July 15, 2026
Rregulla të reja për asetet e peshkimit, miratohen procedurat për transferimin e menaxhimit te privati dhe bashkitë

Rregulla të reja për asetet e peshkimit, miratohen procedurat për transferimin e menaxhimit te privati dhe bashkitë

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In