• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta kërkesë GJKKO-së: Mos më mbani në kafaz, është diskriminuese/ Avokati: Po i shkelen të drejtat kushtetuese

by Os De
03/12/2025 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me një kërkesë zyrtare, ku pretendon se klienti i tij po trajtohet në mënyrë diskriminuese gjatë seancave gjyqësore. Ai kërkon që Meta të mos vendoset më në kabinën e xhamit apo në “kafazin e hekurit”, të cilin e konsideron shkelje të të drejtave të garantuara nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane. 

Sipas Cakranit, mënyra se si paraqitet Meta në sallë “e stigmatizon atë para trupit gjykues, publikut dhe mediave”, duke krijuar perceptimin sikur është person i rrezikshëm apo me “fajësi të paracaktuar”. Në kërkesë thuhet se ky pozicionim i izoluar e pengon ish-presidentin të komunikojë lirshëm e konfidencialisht me avokatin, duke e trajtuar “si objekt sigurie, jo si subjekt të së drejtës”. 

Avokati i Metës i kërkon gjykatës “konstatimin e shkeljes së të drejtave kushtetuese dhe konvencionale” dhe urdhërimin për heqjen e çdo forme izolimi që ai e konsideron degradues. Ai citon praktikën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke theksuar se vendosja e të pandehurit në kafaz metalik është cilësuar nga GJEDNJ si “trajtim poshtërues dhe çnjerëzor”. 

Në dokumentin drejtuar gjyqtares Irena Gjoka, mbrojtja thekson se prezantimi i Metës në këtë mënyrë bie ndesh me prezumimin e pafajësisë. “Vendosja e të pandehurit në kafaz/kabinë të mbyllur krijon perceptim vizual të fajësisë dhe rrezikshmërisë”,  thuhet në kërkesë. 

Cakrani paralajmëron se nuk do të zhvillojnë më seanca, derisa situata të ndryshojë. 

“Deri sa të merren masat që kjo shkelje e dinjitetit njerëzor të hiqet, ne nuk do të zhvillojmë seanca gjyqësore”, shkruan ai, duke kërkuar “rikthimin e normalitetit” dhe respektimin e standardit të prezumimit të pafajësisë. 

Mbrojtja i kërkon Gjykatës së Posaçme që Meta të ulet pranë avokatit të tij, pa barriera fizike, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me dinjitetin e procesit gjyqësor. 

 

 

 

Next Post
Vrasja e Edmond Mëhallës drejt zbardhjes, zbulohet shkaku i ekzekutimit të biznesmenit

Kush e porositi vrasjen e biznesmenit në Elbasan? E zbulon gazetari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bruksel, Balla me reporterin për Shqipërinë: Negociatat mbyllen në 2027, ritmi nuk ndalet

Bruksel, Balla me reporterin për Shqipërinë: Negociatat mbyllen në 2027, ritmi nuk ndalet

February 25, 2026
“Në SPAK, prova të reja për vrasjet e Haklajve”, Beqiri: Berisha qëndron në krye të grupit të strukturuar

“Në SPAK, prova të reja për vrasjet e Haklajve”, Beqiri: Berisha qëndron në krye të grupit të strukturuar

February 25, 2026
Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

February 25, 2026
Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

February 25, 2026
‘I ati i Malltezit iu tha familjeve jeni dëmshpërblyer me monedha ari’, Paro Laçi: Na dolën pseudo-pronarët! Berisha me dhëndrin më bënë presion

“Kërkoi shkatërrimin e klubit “Partizani”, Paro Laçi: Berisha ka dhënë urdhër për të vrarë!

February 25, 2026
Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

February 25, 2026
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

February 25, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Këshilli i Mandateve nuk mori vendim njësoj si “Kushtetuesja”. Duket që ka një ngërç

February 25, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

February 25, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Debati për heqjen e imunitetit të Ballukut, Vangjeli: Paradoks deri në kufijtë e absurdit!

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In