• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ilir Meta ka thënë se edhe mund të vritet, ose arrestohet. Pse është frikësuar tani me gjithë Saliun?”

by A R
30/08/2022 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nikoll Lesi shkruan se opozita është e trembur.

Sipas tij, Sali Berisha dhe Ilir Meta rrinë me sytë nga dritarja, në pritje të furgonit të policisë që do t’i arrestojë.

“Dyshja Berisha-Meta akuzuan Lulzim Bashën se kur ishte kryetar në PD sabotoi opozitën ose më saktë se ishte i blerë nga kryeministri.

Një ndër akuzat e tyre ishte se Basha nuk bënte protestë popullore deri në përballje me regjimin e Ramës, por vetëm premtonte me fjalë.

Dakord, po pranojmë se kështu bënte Lulzim Basha!

Po tani këta të dy, Berisha dhe Meta, kur e kanë protestën finale ndaj Ramës?

Kaq të vështirë e paskan të dy që të takohen dhe të vendosin me partitë e tjera opozitare një strategji të përbashkët kundra kryeministrit?

Apo secili e quan veten lider dhe nuk pranon lidershipin e tjetrit?

Ndërkohë sharra e Edi Ramës po u pret edhe degën e fundit të tyre, pasi SPAK-u po rri me sy e veshë ngritur se kur do t’i marrë në pyetje, si fillim.

Edi Rama do të vendosë për fatin e secilit, por në fillim synon të “paketojë” ish-presidentin Ilir Meta, sepse kështu sakaton një krah të fortë të opozitës.

Ata premtuan, pra Berisha dhe Meta, se në “shtator do bëhet nami”, se “do ta detyrojmë për qeveri teknike”, se “do të bëjmë zgjedhjet parlamentare më përpara se ato vendore”, etj., parulla optimiste për popullin opozitar, por që rezultojnë një mashtrim i madh.

Të jesh lider opozite, ka pas thënë dikur kur ishte president Ilir Meta, do të thotë që në momentin që ke përballë një regjim atëherë lideri thërret popullin dhe i prin përpara për rrëzimin e diktaturës.

Sipas Ilir Metës së dikurshëm, lideri opozitar merr përsipër që mund të vritet, mund të arrestohet ose fiton, por asnjëherë nuk frikësohet.

Një SPAK u lëshoi kryeministri Rama dhe të dy janë frikësuar, duke parë nga dritaret e zyrave të tyre se sa herë kalon ndonjë furgon policie, mos ndalon te partia e tyre”, shkruan Lesi në gazetën e tij.

/a.r

Next Post
Segmenti i ri rrugor Palasë-Dhërmi i hapur për qarkullim, Rama poston videon

Segmenti i ri rrugor Palasë-Dhërmi i hapur për qarkullim, Rama poston videon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

March 2, 2026
Godinat te “5 Maji” gati për të prekurit nga tërmeti, Veliaj: Të ndëshkojmë ata që pengojnë punën

Kredia për prona e dhënë po i afrohet vlerës së pesë miliardë eurove

March 2, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

March 2, 2026
Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

March 2, 2026
Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

March 2, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Krijoi konflikt në Dubai dhe e deportuan”, ish-prokurori tregon rastin e të “fortit” shqiptar

March 2, 2026
Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In