• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta ka bërë detyrën!

by Mero Baze
27/07/2018 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Presidenti Ilir Meta nuk ka zhgënjyer askënd. Edhe Erion Veliaj që thotë se jam zhgënjyer, e ka çështje leksikore. Në raste të tilla ashtu thuhet në manualin e marrëdhënieve publike. Vendimi për të kthyer dhe një herë në Kuvend ligjin nuk mbështet tek nëntë arsye teknike, të sforcuara, mbështetur në ide doktrinare dhe jo në nene ligjesh, që ka shkruar stafi i Ilir Metësa, por tek më shumë se nëntë arsye politike që Ilir Meta ka për ta kthyer atë.

Kryearsyeja ka të bëj me faktin se Ilir Meta nuk është president mbi palët, por bashkryetari I opozitës dhe si I tillë ai nuk mund të hidhte në erë postin e tij real. Duke ndarë postin e bashkryetarit të opozitës, ai është në të drejtën e vet të mbroj pozicionin e saj.

Vota e tij ka të bëj mbi të gjitha me unitetin e opozitës. Një vendim ndryse I Ilir Metës do të përçante opozitën do ta dobësonte atë dhe do ta fuste të ardhmen e bashkëpunimit LSI-PD në një spirale të rrezikshme.

Për këtë, ai biles pranoi dhe lojën e “kërcënimit” nga Lulzim Basha, deri me luftë civile, që të vepronte dhe në emër të “shmangies” së kësaj lufte, edhe pse ai Lulzim Bashën sic thotë vet nuk e beson, edhe kur I thotë “Mirëmëngjesi”.

Arsyet teknike që ka rreshtuar në ligj, referimet doktrinare tek të drejtat kushtetuese dhe rëndësitë e trashëgimisë kultuorore, janë hartime këshilltarësh që kanë në biografinë e tyre, më shumë dënime nga drejtësia, se sa deklarata për mbrojtjen e drejtësisë.

Problemi moral I ligjit ka të bëj me faktin se ai është një ligj special për kushtet specifike si po ndërtohet Teatri dhe të gjithë do të ishim të lumtur sikur të kishte një zgjidhje për ta ndërtuar me paret publike dhe jo me ato të një privati.

Por Presidenti nuk e ka këtu problemin. Një vit më parë me iniciativën direkt të tij, për llogari t ënjë klienti të tij, është negociuar me Bashkinë e Tiranës, një ligj I ngjashëm për kullën 250 milionë dollarëshe në Bulevardin e ri, ligj I miratuar në seancën e fundit të parlamentit të vjetër, ku Meta ishte kryeparlamentar dhe më pas firmosur nga Bujar Nishani, që tani punon si kapter në sektorin e propogandës në SHQUP.

Pra nuk është fjala, as për parime, as delikte ligjore dhe sidomos ju lutem, as për trashëgimi kulturore. Është fjala për një betejë politike, të cilën Ilir Meta ka të gjithë të drejtën e zotit ta bëj si bashkryetar i opozitës. Nuk ka pse bëhet bukëshkalë me partnerët e tij në opozitë, aq më keq, që kur ishin bashkë në pushtet, dhe Ilir Meta ishte në hall, ata e mbrojtën me gjak. Do të ishte turp të sillej ndryshe. Ti shiste për një Teatër, I cili mund të bëhet 50 ditë më vonë!

Next Post
FOTOT/ Po ndodh tani, Hëna merr ngjyrë të kuqe, ja fenomeni i rrallë

FOTOT/ Po ndodh tani, Hëna merr ngjyrë të kuqe, ja fenomeni i rrallë

Comments 1

  1. Eri says:
    8 years ago

    Te thuash qe:
    – ligji shkel barazine pasi fut emrin e firmes ne tekstin e ligjit
    – shkel automine vendore pasi vetem Keshilli Bashkiak me 3/5 mund te miratoje ndryshime te truallit;

    per Meron qenkan sperdredhje.

    A je injorant valle o Mero djali?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
“Zbatimi i ligjeve ka më shumë rëndësi”, Malaj: Duhet të ndërtojmë kapacitetet e administratës

“Zbatimi i ligjeve ka më shumë rëndësi”, Malaj: Duhet të ndërtojmë kapacitetet e administratës

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Çika: Ishte mbështetëse ndaj qeverisë, por kërkuese për luftën kundër korrupsionit

Von der Leyen në Tiranë/ Çika: Ishte mbështetëse ndaj qeverisë, por kërkuese për luftën kundër korrupsionit

September 30, 2026
Incidenti në fluturimin Dubai–Tel Aviv/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit!

Incidenti në fluturimin Dubai–Tel Aviv/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit!

September 30, 2026
Publikimi i videove intime/ Policia e Tiranës nis hetimet, po identifikohen adresat IP të faqeve dhe profileve

Publikimi i videove intime/ Policia e Tiranës nis hetimet, po identifikohen adresat IP të faqeve dhe profileve

September 30, 2026
Britania drejt ribashkimit me BE-në? Kryeministri Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë

Britania drejt ribashkimit me BE-në? Kryeministri Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com