• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta e kaloi oqeanin!

by Denis Dyrnjaja
09/06/2022 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Ambasadorja Amerikane znj Yuri Kim organizoi një takim me ish ministrat e punëve të jashtëme të Shqipërisë. Nëse në foton zyrtare te takimit do të mungonte Ilir Meta, sigurisht që nuk do të kishte ndonjë interes një takim sa kortezial aq edhe simbolik në kuadër të 100 vjetorit të ‘marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Në fakt duket sikur lajmi është prezenca e Metës në ambientet e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Por jo! Lajmi i vërtetë është se Meta kaloi oqeanin. Ai shkeli në’ ambientet e ambasadës amerikane pas shumë kohësh, ndërsa nuk begenisej në asnjë takim nga zyrtarët amerikanë dhe jo vetëm për të paktën 3 vite.

Pra Presidenti në detyrë duket se tani nuk ka asnjë ngërç në marrëdhëniet me Washingtonin edhe pse ai vetë në mënyrë të vazhdueshme ka deklaruar se marrëdhëniet e tij me SHBA kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera. Ndërkohë që flitej e pritej shpallja non grata e tij,’ pasi retorika ndaj ambasadories Kim ishte tejet sfiduese gati gati përçmuese, në fakt ndodhi ajo që nuk mendohej, pra e kundërta rehabilitimi i Metës dhe kapërcimi i kontraksioneve psiko/politike të tij. Kujtoni që pak kohë më parë Meta sfidonte apo vetëviktimizohej duke thënë se ishte i gatshëm të shkonte te Mali me Gropa e të priste ekzekutimin nga ndonjë raketë amerikane. Kishte plot te tjera si këto mes shfaqjeve sfiduese dhe përulëse. Ky grotesk duket se është kapërcyer tanimë si nga Meta ashtu dhe nga amerikanët, që mesa duket kanë zgjedhur të bëjnë një diferencim mes tij dhe Berishës, që ‘mban statusin “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Po si dhe pse ndryshoi qasja amerikane ndaj Metës?! Çfarë ofroi, ose më saktë çfarë lëshoi Presidenti Sovranist që shtyu amerikanët të ndryshojnë qëndrim e të rehabilitojnë e ridimensionojnë marrëdhëniet me të?! A është kjo skema për të sjellë ndryshime të papritura pushteti në Shqipëri e zbritur Edi Ramën nga froni 3 mandator qeverisës?! Pra a ju ka ardhur Rama amerikanëve në majë të hundës?! Apo kjo është ngjizja e një aleance të re Rama-Meta për të nxjerrë nga politika dhe izoluar përfundimisht Sali Berishën, që nuk resht së sfiduari SHBA?! Buzëqeshjet e shtuara mes Monika Kryemadhit dhe Taulant Ballës, gatishmëria e Metës për të kryer me shpejtësi të paparë më parë procedurat në favor të zgjedhjes së presidentit të ri Bajram Begaj, apo vijimi dhe përshëndetja e Ambasadores Kim për emërimin e gjyqtarëve të rinj nga Meta, të shtyjnë të mendosh se përveç se diçka e rëndësishme ka ndodhur në raportet mes Ilir Metës dhe amerikanëve, një skenar me intriga politike po gatuhet. Se kush do buzëqeshë në fund mbetet për t’u parë.

Por tani për tani e dukshme është që Meta ka përfituar një bonus goxha të madh. Se me çfarë kostoje koha do ta tregojë. Por ai tani ngjan si i penduari i çliruar i perandorisë amerikane që e ka në themel të filozofisë së saj që miqtë i shndërron në armiq e armiqtë në miq. Kjo devizë në fakt mban me shpresë edhe egon e Berishës se statusi i tij “non grata” mund të shndërrohet në Once upon a time… Dhe se ka keq. Kur rehabilitohet Meta pse të mos pretendojë të rehabilitohet edhe Berisha. Në fund te fundit ne mbetemi një vend për eksperimente politike, por gjithnjë me adhurimin e pandryshuar për Amerikën Demorkatike.

Next Post
Konflikti i PD “zbret” në Kuvend/ Noka: Enki, Gazi dhe Jorka nuk dalin dot nga shtëpia. Jeni shërbëtorë të Ramës

Konflikti i PD "zbret" në Kuvend/ Noka: Enki, Gazi dhe Jorka nuk dalin dot nga shtëpia. Jeni shërbëtorë të Ramës

Comments 1

  1. F-35 A says:
    4 years ago

    Prezenca e IM lidhet me firmosjen e dekretit per lirimin nga detyra te Bajram Begajt dhe zgjedhjen e tij President! Ky ka qene kushti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bregu Perëndimor në ‘pikë kritike’/ Arrestime, bastisje e shembje banesash nga Izraeli

Bregu Perëndimor në ‘pikë kritike’/ Arrestime, bastisje e shembje banesash nga Izraeli

August 12, 2026
Shkrumbohen pishat e bredhat në Parkun e Lurës, në ndihmë për zjarret edhe dy avionë

Shkrumbohen pishat e bredhat në Parkun e Lurës, në ndihmë për zjarret edhe dy avionë

August 12, 2026
Do të merrni një lajm të mirë, Horoskopi për ditën e sotme

“Një person nga e kaluara mund të shfaqet sërish në jetën tuaj”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

August 12, 2026
Kryepiskopi Joani në Imbros, bashkë me dy patriarkë për 65-vjetorin e Bartholomeut

Kryepiskopi Joani në Imbros, bashkë me dy patriarkë për 65-vjetorin e Bartholomeut

August 12, 2026
MEPJ nxjerr për konsultim pr/ligjin “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”

Tërmeti me 254 viktima në Kolumbi, reagon MEPJ: Nuk ka raportime për shqiptarë të vdekur apo të plagosur

August 12, 2026
Doganat arkëtuan 23.5 miliardë lekë në korrik, karburantet nxitën rritjen e të ardhurave

Doganat arkëtuan 23.5 miliardë lekë në korrik, karburantet nxitën rritjen e të ardhurave

August 12, 2026
Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 12, 2026
Flakët përfshijnë edhe kodrat e Tushemishtit, MZSH apel qytetarëve për kujdes maksimal

Flakët përfshijnë edhe kodrat e Tushemishtit, MZSH apel qytetarëve për kujdes maksimal

August 12, 2026

Trump konfirmon: Ndërrova avion pas largimit nga Samiti i NATO-s, ja si u realizua operacioni sekret

August 12, 2026
Konflikt mes disa personave në Fier, ndërhyjnë forcat “Shqiponja”, dyshohet se nisi për parkimin…

Konflikt mes disa personave në Fier, ndërhyjnë forcat “Shqiponja”, dyshohet se nisi për parkimin…

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com