• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ilir Meta duhet të bëjë betejën e tij reale me SHBA

by Mero Baze
04/03/2020 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ilir Meta po investohet gabimisht prej gati dy vitesh, t’iu mbushë mendjen shqiptarëve, që SHBA nuk është e informuar si duhet për atë që po bëhet me reformën në drejtësi.

Si fillim kishte gjetur dhe armikun. Ishte ambasadori Donald Lu, me të cilin prej vitit 2016 hyri në një luftë të hapur, e cila nuk degradoi publikisht, falë qetësisë së ambasadorit. Ndaj tij pati sulme politike, diplomatike dhe personale. U akuzua fillimisht si një “i infiltruar” i Soros në administratë, pastaj si një i blerë nga Edi Rama, dhe në fund dhe si një i korruptuar.

Beteja vazhdoi më pas dhe më të ngarkuarën me punë të SHBA në Tiranë, në pritje të ambasadores Yuri Kim. Ajo u përjashtua nga protokolli i një takimi me ambasadorë të Perëndimit, vitin e kaluar, në kulmin e krizës politike, së bashku me ambasadorin italian, pse rekomanduan Venecian si arbitër të zgjidhjes së krizës së 30 qershorit.

Kjo histori po vazhdon dhe me ambasadoren e re të SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila duhet të jetë shumë e hutuar që ende pa shkelur në Shqipëri, është vendosur në shënjestër me akuza parafabrikate që u janë përsëritur paraardhësve të saj.

Kjo i ndodhi sapo ajo reagoi kundër keqpërdorimit të flamurit amerikan në një betejë anti-amerikane, siç ishte mitingu i Ilir Metës.

Problemi i Ilir Metës është i thjeshtë dhe i qartë. Ai nuk e ka mbështetjen e SHBA në betejën e tij kundër reformës në drejtësi. Dhe në këtë aspekt, ai nuk ka asnjë mbështetje as shqiptare dhe as perëndimore, në kauzën e shpikur të “grushtit të shtetit”.

Populli i marrë hua në bulevard është tregues i nevojës për opozitë, por jo për paranojat e Ilir Metës.

Nëse ai do që të ketë sukses në betejën e tij, ai duhet të jetë i vërtetë. Dhe i vërtetë është të jetë ashtu siç perceptohet, si një lider anti-amerikan dhe anti-perëndimor, që po lufton për pavarësinë e Shqipërisë nga Perëndimi, kundër “Republikës së Ambasadorëve”, të cilët shikohen si një fatkeqësi që po instalojnë një sistem drejtësie të pasigurtë për të dhe kastën e tij politike.

Kjo është një betejë reale, një betejë për hallin e tij. Kjo është ajo që Ilir Meta do dhe ajo që shqiptarët, por dhe amerikanet, francezët, gjermanët apo italianët, shikojnë tek Ilir Meta.

Të gjithë ata që mbështesin Ilir Metën, e besojnë këtë gjë, por jo ata që ishin në shesh, se ata janë demokratë dhe dalin se kanë mbetur rrugëve.

Ilir Meta mund të ketë një pakicë që e mbështet në këtë histori. Është mirë të merret me atë pakicë, ta mobilizojë për luftë, t’i indoktrinojë me këtë ideologji të re të tij, dhe të kthehet në një pakicë politike e përfaqësuar dhe në Parlament në zgjedhjet e ardhëshme. Kjo është e vetmja gjë e vërtetë e tij.

Kjo përpjekja e tij për të luftuar “me miell hua”, duke marrë mbështetës demokratë për një kauzë anti-perëndimore, apo për të nisur një betejë me Amerikën duke tundur flamurin amerikan në tribunë, e bëjnë jo vetëm qesharak, por dhe frikacak, që nuk ka për t’i shkuar askush nga pas.

Shqipëria, edhe pse vend pro perëndimor, ka si çdo vend një pakicë anti-perëndimore. Por politikanët tanë janë hipokritë dhe nuk duan të identifikohen me të, se e dinë që është pakicë. Në kushtet ku gjendet Ilir Meta, ajo është e vetmja gjë e vërtetë që mund të bëjë.

Nuk ka pse përgjon Etildën pse ha drekë me ambasadoren e çfarë biseduan. Ato mund të kenë bërë dhe muhabete grash, mund të kenë folur për fëmijët apo vjehrrat, dhe thjesht kanë postuar një lajm për t’i treguar Ilir Metës se nuk mendojnë si ai. Pasi e vërteta është se ato kanë drekuar, thjesht për t’i treguar presidentit, se SHBA nuk mendon si ai.

Tani presidenti mund ta ndalë këtë fushatën që sqaron vazhdimisht SHBA se e ka gabim për atë që mendojnë për Ilir Metën. Është mirë të bëjë betejën e tij, atë që ka në mendje, dhe atë që mendon vërtet kundër SHBA dhe BE, lidhur me reformën në drejtësi. Mund të ketë plot mbështetës për këtë.

Por nuk ka pse lufton që të jetë dhe me SHBA, dhe me BE, dhe kundër reformës në drejtësi, edhe pro shpikjes së grushtit të shtetit, edhe kundër Lulzim Bashës, edhe me demokratët…

I mjafton beteja e vërtetë që po bën kundër reformës në drejtësi dhe mbështetësve të saj, për të pasur një pakicë besnike pas vetes.

Next Post
“Si është të jetosh nën ‘hijen’ e Edit?”, ironia e Greg Ramës: Hall më të madh mos paç…

"Si është të jetosh nën ‘hijen’ e Edit?", ironia e Greg Ramës: Hall më të madh mos paç...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

April 7, 2026
Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In