• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta do të dëshmojë për 21 janarin/ Cakrani: Ka prova që gjejnë autorët e vrasjes

by Os De
26/11/2025 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Kujtim Cakrani, ka zbuluar në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, se ish-Presidenti Ilir Meta posedon prova shkresore dhe materiale audio për rastin e “21 Janarit”, ndaj ka kërkuar që të thirret nga prokurorët në cilësinë e dëshmitarit për këtë çështje. 

Cakrani tha se Meta është arsyeja kryesore për të cilën ndodhi ajo që avokati e cilëson si kryengritja e 21 Janarit. Sipas tij Meta i ka kërkuar që të paraqesë kërkesë pranë prokurorit Alfred Shehu, që drejtësia ta pyesë në lidhje me këtë dosje. 

“21 Janari përse u bë, dini gjë ju? U bë për 700 mijë euro që e akuzonte Dritan Prifti me një video që doli e montuar, e sajuar e me radhë. Ilir Meta, do publiku nuk do, është njeriu që në 34 vite pluralizëm ka pasur gjithë postet më të larta të kësaj Republike. Ka qenë njeriu kyç në momente historike dhe kthesat e momentet historike. Ka dhënë kontributin e tij patriotik, e kështu me radhë. Zoti Meta ka provat e tij sepse është personi për të cilin u ndërtua gjithë ajo kryengritje, se ajo nuk është protestë, është kryengritje për të rrëzuar rendin kushtetues. Dhe nëse ajo nuk hetohet si kryengritje për të rrëzuar me dhunë rendin kushtetues ajo nuk ka për t’u zbardhur. Dhe zoti Meta këtë do dëshmojë. Do dëshmojë personat me emër, mbiemër, dje në opozitë e sot në pushtet. Dhe nëse këta duan ta zbardhin po nuk thirrën zotin Meta dhe gjithë ata personazhet e kohës, nuk kanë për të zbardhur këtë. Nëse duan ta mbajnë si telenovelë dhe ta kthejnë sa herë që Rama është në hallet e tij politike, ai është problem i SPAK-ut. Zoti Meta dje më ka kontaktuar, shkova te paraburgimi dhe më tha kam prova të mjaftueshme. Nëse prokurorët duan ta zbardhin, bujrum bëje një kërkesë. Unë sot i bëra kërkesë, ia kam nisur prokurorit Alfred Shehu, po të dojë ta zbardhi atje e ka në Paraburgim tre minuta larg. Janë prova shkresore dhe me audio që zoti Meta do t’ua vërë në dispozicion nëse ata kanë dëshirën për ta pyetur dhe për ta zbardhur”, zbuloi Cakrani në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN. 

I pyetur se çfarë do të ndryshojë nëse SPAK merr në dorëzim provat e reja që posedon Ilir Meta për “21 Janarin”, Cakrani tha: “Gjenden autorët”. 

“Gjenden autorët. Padyshim që autorët e vrasjes. Pse për çfarë do dëshmojë ai? Ai do dëshmojë me prova me fakt, jo vetëm që një javë para, deri në momentin që janë vrarë pra. Para se të vriteshin katër qytetarë aty, ne kemi tre ditë para njerëz të opozitës që do thonë do ketë kufoma aty, do ketë gjak”, tha ai në Off the Record nga Andrea Danglli, në A2 CNN. 

 

Next Post
45 vjeçarja vrau fëmijët, i fshehu trupat në valixhe e ndryshoi identitet/ Masakra u zbulua nga çifti pasi bleu shtëpinë..

45 vjeçarja vrau fëmijët, i fshehu trupat në valixhe e ndryshoi identitet/ Masakra u zbulua nga çifti pasi bleu shtëpinë..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com