• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta bashkëpunëtor i ish-sigurimit? Mirakaj nuk e mohon: Autoriteti i Dosjeve s’mund ta verifikojë, komisionet e kanë nxjerrë të pastër

by Java News
27/07/2022 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-anëtari i Autoritetit të Dosjeve, Simon Mirakaj i ftuar në studion e “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka folur në lidhje me ‘Çështjen” e ditës që është përmendja e ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta si bashkëpunëtor i ish-sigurimit të Shtetit.

I pyetur nga Xhokaxhi se a është Ilir Meta personi për të cilin bëhet fjalë në dosje, Mirakaj si anëtar i autoritetit të dosjeve thekson se ish-Presidenti i Republikës, ka marrë si nga komisioni “Mezini” ashtu dhe nga komisioni “Bezhani” çertifikimin e pastërtisë së figurës.

Per hir te se vertetes ndaj Autoriteti i ka kerkuar Kuvendit zyrtarisht marrjen e iniciatives ligjore per ndryshimin e ketij ligji, qe te gjithe te verifikuarit te kalojne dhe njehere ne “site”.

Ndërsa i pyetur në lidhje me aludimet që janë bërë në media lidhur me një e-mail të mbërritur pranë Autoritetit të Dosjeve ku i thuhet se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të Shtetit, Mirakaj tha se ky autoritet nuk mund t’i kthejë përgjigje personave anonimë.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Çfarë keni kuptuar nga mbrëmja e djeshme deri më sot?

Mirakaj: Duke dëgjuar këto tjerrjet e këtij rasti nga mediat mu kujtua Shekspiri shumë zhurmë për asgjë. E them këtë se duke qenë një person që njoh ambientit e autoritetit, zonja që drejton autoritetin është një zonjë me dinjitet, me një përkushtim për ta çuar sa më lart emrin e autoritetit. Njoh anëtarët e autoritetit që janë njerëz profesionistë dhe nuk shkelin ligjin. Për rastin mund të them që në 95-n ka qenë një komision i quajtur komisioni “Mezini”, më vonë u krijua komisioni “Bezhani”, PD dhe PS pranë këtij institucioni çonin listën e deputetëve për verifikim.

Xhokaxhi: Si bëhej?

Mirakaj: Ky verifikim emrat i përcilleshin SHIK-ut, të cilët bënin kontrollonin dhe iu kthenin përgjigje që zoti filan është ose nuk është bashkëpunëtor. Në ligjin e ri që u aprovua në 2015-n 45/2015 në nenin 29 të pikës 4 thotë që: Kur një person ka marrë certifikatën e pastërtisë së figurës nga çdo komision Autoriteti i Dosjeve nuk mund të bëjë verifikimin për këtë person.

Xhokaxhi: Çfarë ka ndodhur në rastin konkret?

Mirakaj: Në rastin konkret kur Meta u propozua për President erdhi kërkesa për verifikim dhe nga Autoriteti është kthyer kjo përgjigje: Që nuk ka të bëjë si bashkëpunëtor i sigurimit, ne nuk mund ta verifikojmë”. Por ka dhe një gjë, zoti Meta është një personalitet i cili i ka kaluar me aftësitë e veta për të gjitha shkallët. Kur u zgjodh President kaloi ligji për informimin e dosjeve të sigurimit. Nëse do të kishte qenë bashkëpunëtor i sigurimit ai nuk do e pranonte atë post, pasi e dinte se nëse do ishte bashkëpunëtor emri i tij do të bëhej publik.

Xhokaxhi: Po në 14-shtator të 2021 kush e ka bërë kërkesën?

Mirakaj: Nuk e ka bërë zoti Meta. Me I.M është një person tjetër, unë kam numrin e protokollit.

Xhokaxhi: Çfarë numri është?

Mirakaj: Me I.M vendimet e marra dalin me iniciale, ndërsa kërkuesi e merr të plotë.

Xhokaxhi: Ajo që bëri përshtypje ishte letra e djeshme ku flitej për ish-Presidentin e Republikës. Ju thoni që rezulton një person me inicialet I.M, por që nuk është Ilir Meta?

Mirakaj: Po dhe ju jap numrin e protokollit 1365 datë 14.09.2021 mund të shkoni ta verifikoni.

Xhokaxhi: Kjo është kërkesa e 2021-n nuk ka lidhje me Metën?

Mirakaj: Po. Autoriteti i Dosjes e njeh mirë ligjin. Dhe për një person nuk mund të bëhen dy kërkesa.

Xhokaxhi: Ajo çfarë u publikua është se drejtues së Autoritetit të Dosjeve i ka ardhur një e-mail nga SHBA iku thuhet se bëhet fjalë për metën, a mund të hapë dosjen autoriteti?

Mirakaj: Absolutisht jo. Edhe në rastin kur e ka emrin ligji e ka me nene se si ndiqet rregulli dhe procedura. Personi i interesuar bën kërkesën dhe do me ditë nëse ka qenë bashkëpunëtor, ka patur dosje apo jo. Institucionet apo dikasteret kur duan të ngrejë dikë në detyrë i drejtohen autoritetit të dosjeve ta verifikojnë. Nuk mundesh ti nëse nuk je pjesë e institucionit, Autoriteti nuk ka të drejtë të japë përgjigje./m.j

Next Post
Zyrtari i lartë britanik jep alarmin: Armët e avancuara do të na sjellin katastrofën, jemi në spirale të rrezikshme

Zyrtari i lartë britanik jep alarmin: Armët e avancuara do të na sjellin katastrofën, jemi në spirale të rrezikshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Hoxha njofton ngritjen e Pranisë Diplomatike Virtuale: Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë

August 30, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

VIDEO / Rama ndan mendimin e ekspertit izraelit: Algoritmi nxit urrejtjen dhe frikën

August 30, 2026
Xi Jinping-u mbërrin në Bishkek për të marrë pjesë në Samitin e OBSh-së 2026 dhe për vizitë shtetërore në Kirgizistan

Xi Jinping-u mbërrin në Bishkek për të marrë pjesë në Samitin e OBSh-së 2026 dhe për vizitë shtetërore në Kirgizistan

August 30, 2026
Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

Gushti, më shumë ikje se ardhje nga Qafëbota dhe Porti i Sarandës

August 30, 2026
Incidentet pas Elbasani–Vllaznia, Shoqata e Arbitrave: Asgjë nuk e justifikon dhunën

Incidentet pas Elbasani–Vllaznia, Shoqata e Arbitrave: Asgjë nuk e justifikon dhunën

August 30, 2026
Gjermania, frikë nga destabilizimi! Shkak, mungesa e gazit dhe kriza ekonomike

Frika nga fitorja e AfD-së, emigrantët mendojnë largimin nga Gjermania lindore

August 30, 2026
Sulm me thikë në Amsterdam, katër të plagosur

Sulm me thikë në Amsterdam, katër të plagosur

August 30, 2026
“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

Bardhi: Çmimi i naftës ndër më të lartët në rajon, qeveria të ndërhyjë përmes uljes së taksave

August 30, 2026
Numër i lartë turistësh në Pogradec, ja pse e preferojnë

Pogradeci, destinacioni i preferuar në gusht! Vendas dhe të ardhur nga jashtë e zgjedhin për klimën dhe qetësinë

August 30, 2026
EMRAT/ Incidentet në ndeshjen Vllaznia-Tirana, FSHF përjashton 5 tifozë nga stadiumet

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com