• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ilir! Je kryetar shteti? Ministër i Brendshëm, apo kryetar partie?

by Artur Ajazi
20/09/2020 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ilir Meta, është duke u marrë intensivisht me gjithçka lidhet me politikën, bisedimet mes partive, hapjen apo mbylljen e listave, votimet në Parlament, dhe padyshim nuk ka lënë pas dore, paralajmërimet për shumicën qeverisëse, dhe thirrjet për “revolucion” popullor. Herë si ministër i Brëndshëm, herë si kryetar LSI, dhe kur ja do “puna” edhe kryetar shteti, Ilir Meta brënda vehtes ka bindjen se “po e kryen mirë detyrën e tij”, madje e gënjen vehten duke menduar se “po ja del”. Deklaratat e 10 ditëve të fundit, që lidhen me “listat e hapura, votimet e deputetëve, konseguenca ndaj marrëveshjes së  5 Qershorit” apo dhe “kërkesa e llogarisë për zotin Rama si kryeministër i vendit” lidhur me detin, treguan se Ilir Meta brënda vehtes ndjehet si njeri “tre funksionesh”.

Mëndja e tij e lodhur, punon për gjithçka lidhet me frikën e madhe të mandatit të tretë të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Duke shpikur dhe proklamuar në rrjete sociale, skenarë dhe intriga herë me “Bashën kryeministër, dhe Meta ministër i brëndshëm”, apo dhe duke mos u ndarë nga përpjekjet e tij të vazhdueshme për të bërë edhe kryetarin e LSI, shpirti i tij nuk po gjen “derman”, pasi e tremb shumë jo shkarkimi i tij si kryetar shteti, por fitorja e padiskutueshme e Edi Ramës në 25 Prill 2021. Të gjitha “thashethushet” mbi “fitoren e PD-LSI në zgjedhje, ndarjen e portofoleve ministrore” apo dhe aludimet për garën e postit të kryeministrit mes tij dhe Lulzim Bashës, janë fantazi e shfrenuar e një njeriu që ka kaluar në delir, dhe pushtetin, e sheh si të vetmin shpëtim nga mëkatet e bëra. Ndaje mëndjen Ilir, do të bëhesh ministër i Brëndshëm i Lulzimit, kryetar LSI, apo do të mbetesh deri në 24 Korrik 2022 kryetar shteti ? Kam bindjen se, nuk do ta mbyllësh dot mandatin e dhuruar të kryetarit të shtetit, kjo jo për faktin sepse do të shkarkohesh, por ti nuk mund të durosh dot fitoren e tretë të Edi Ramës, dhe do të dorëhiqesh.

Për ty, Doktorin  dhe Lulzimin, fitorja e tretë e Edi Ramës dhe humbja rradhës e “koalicionit” më shtatanik të politikës në 30 vitet e demokracisë në Shqipëri, është e papranueshme. Ju qysh tani po kaloni gjendje “shoku”, dhe kjo duket në tejkalimet e kompetencave që ti, po i  lejon vehtes, apo dhe loja e ndyrë e Lulzimit me Këshillin Politik. Ndaje mëndjen Ilir, je me Doktorin, Lulzimin, Monikën, apo me Kushtetutën ? Kjo sepse në 2 Mars, tek mblodhe ata dhjetra “mbështetës” të tu në bulevardin e madh të Tiranës, dhe u ule në gjunjë para flamurit , deklarove se “jam dhe do të mbetem mbrojtës i Kushtetutës deri në fund të jetës time”. Por Kushtetuta, nuk të thotë të intimidosh kryeministrin dhe deputetët kur të teket ty, Kushtetuta nuk do të thotë të sillesh si “ministër i Brëndshëm apo kryepolic” kur të teket ty, dhe nuk do të thotë, të bësh kryetarin e LSI, gjithmonë kur shikon se 25 Prilli 2021, do të jetë dita e fundit kur ajo parti të funksionojë politikisht.

Ndaje mëndjen Ilir, dhe më mirë hyr edhe ti  në listën e “qeverisë së Lulzim Bashës” sepse duke kryer “tre funksione” njëherësh, ndoshta do të mbetesh pa asnjërën deri në ditën e zgjedhjeve.

Next Post
Karantinë 24 orë, jo vetëm 16 orë

Sondazhi: 31 mijë banorë të rritur i përkasin etnisë greke në Shqipëri

Comments 1

  1. Terezina says:
    5 years ago

    Shtangisti monikes
    Skandal

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

February 28, 2026
Khamenei, sekrete dhe një grusht i hekurt: Ja si e ka mbajtur pushtetin trashëgimtari i Khomeinit për 30 vjet në Iran

Khamenei është vrarë? Reagon ministri i Jashtëm i Iranit: Nëse amerikanët duan të flasin me ne, dinë ku të na gjejnë

February 28, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

BSH: Bie qarkullimi i parasë cash, rriten depozitat!

February 28, 2026
Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Udhëheqja iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar! Jemi në kontakt me partnerët tanë

Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Udhëheqja iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar! Jemi në kontakt me partnerët tanë

February 28, 2026
Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë! Kemi humbur kontaktet

Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë! Kemi humbur kontaktet

February 28, 2026
Kërkohej nga Spanja për trafik droge, prangoset 53-vjeçari në Elbasan

Kërkohej nga Spanja për trafik droge, prangoset 53-vjeçari në Elbasan

February 28, 2026
Dalin pamjet e shkatërrimit të kompleksit të Khameneit, ishte në shënjestër të sulmit amerikano-izraelit

Dalin pamjet e shkatërrimit të kompleksit të Khameneit, ishte në shënjestër të sulmit amerikano-izraelit

February 28, 2026
Autorë të disa grabitjeve në banesa dhe biznese, arrestohen 3 persona në Tiranë

Autorë të disa grabitjeve në banesa dhe biznese, arrestohen 3 persona në Tiranë

February 28, 2026
7 raketa goditën zyrën e Ali Khameneit në Teheran, ku është fshehur Lideri Suprem i Iranit?

7 raketa goditën zyrën e Ali Khameneit në Teheran, ku është fshehur Lideri Suprem i Iranit?

February 28, 2026
Pas shumë debateve, vendoset stoli përkujtimor i Martin Canit në ambientet e shkollës “Fan Noli”

Pas shumë debateve, vendoset stoli përkujtimor i Martin Canit në ambientet e shkollës “Fan Noli”

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In