Tifozët e Tiranës mund të ndihen të qetë. Tranjeri tyre i parapëlqyer, Ilir Daja do të vijoi të udhëheq skuadrën dhe për dy vite.
Lajmi është bërë me dije nga klubi, teksa është bërë dhe prezantimi përpara mediave. Ilir Daja dh dorëheqjen nga drejtimi bardhebluve në mbyllje të sezonit, pasi nuk arriti objektivin sezonal, Europën. Por, mesa duket vendimi UEFA-s për të përjashtuar Skëndebreun i ka hapur dritën jeshile klubit kryeqytetas.
“Do marri lojtarë hua për europën. Duam të ecim sa më shumë. Pastaj do shohim për kampionat”, tha Daja në prezantimin para gazetarëve. “Kemi besim tek Daja, prandaj e risollëm. I kemi ofruar një kontratë 2-vjeçare dhe besojmë se do bëjë një punë shumë të mirë”, vijoi Presidenti Refik Halili. (java / r.a)