• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Daja befason gazetarët: Do t’ju bojkotojmë, po na spiunoni formacionin

by A R
03/12/2021 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Daja nuk është më kaq shumë në presion, pas ndeshjeve të fundit. Natyrisht, ka shumë për të përmirësuar, sidomos në renditjen e Superiores, por gjërat duken disi në rrugën e duhur. Java e 11-të e kampionatit i përball të kuqtë me Skënderbeun. Kjo ndeshje do të luhet nesër në “Arena Kombëtare”, në orën 16:45. Në konferencën për shtyp, trajneri Daja u shpreh:

“Vijmë pas 3 ndeshjeve të mira, por edhe kundërshtari është në formë. Në këto 10 javë kampionati është vërtetuar se nuk ka ndeshje të lehta, pasi të gjitha ekipet kanë treguar forcën e tyre. Nesër na pret një ndeshje e vështirë.

E kemi thënë që elementi kryesor është grupi dhe shpirti i skuadrës. Kjo ekziston te Partizani, pasi u pa edhe ndaj Teutës, kur ekipi bëri maksimumin për të marrë fitoren dhe për të dalë nga kjo krizë rezultatesh. Edhe unë kam gëzuar bashkë me lojtarët, por nuk mund të vrapoja, pasi nuk kisha taka dhe mund të isha rrëzuar. Kthesën e bënë lojtarët që kanë shpirt gare dhe nuk dorëzohen.

Skënderbeu është për t’u lavdëruar pasi mbrohet mirë dhe kërkon që të godasë me kundërsulme. Ne kemi punuar, kemi patur kohën e duhur. Është e vetmja javë që nuk kemi patur ndeshje në mes. Skënderbeu siç ka pika të forta, ka edhe të dobëta. Ne duhet të jemi të duruar e ta godasim te këto pikat e dobëta.

Merkatoja e janarit? Kemi kontigjent lojtarësh. Edhe pse nuk kemi pikët e duhura, nuk jemi dominuar nga asnjë kundërshtar. Sezonin e kaluar nuk kemi patur dëmtime, ndërsa këtë sezon kemi shumë. Respektojmë lojtarët që kemi, në merkaton e janarit do të bëjmë përforcime në disa reparte që kemi nevojë. Nuk do të largojmë asnjë. Nuk do të përmend asnjë emër, pasi më të rëndësishëm janë lojtarët që kemi tani.

Tani kemi rikuperuar Maguette dhe Kamara, që janë lojtarë të talentuar. Dihet mungesa e Albion Markut për shkak kartonash, Damçevksi, Filipovic dhe Cardozo janë të dëmtuar, ndërsa pjesa tjetër është gati për të përballuar këtë ndeshje të vështirë. Alban Hoxha? Do të vendosim së bashku me trajnerin e portierëve për titullarin nesër.

Ju gazetarët mos tregoni formacionin disa ditë para ju lutem, sepse në të kundërt nuk do t’iu lejojmë që të vini në stërvitje. Duhet të jemi korrektë me shtypin, të dyja palët duhet të kenë respekt reciprok. Nuk e kam personale me një gazetar, por me moralin e çështjes”.

/a.r

Next Post
“Meraku” për oligarkët, apo për …..?

Epo, ti ngjajë kaq shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

March 5, 2026
EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

March 5, 2026
Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In