• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Alimehmeti: Qytetarët kanë 4 oferta nga opozita, PD mund të bashkohet deri në 14 Maj

by Java News
06/11/2022 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për primaret e PD në Bashkinë Tiranë janë katër jkandidatët që kanë shprehur vullnetin e tyre për t’u futur në ‘garë’.

Ndër ta, mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i cili ishte i ftuar në një intervistë të shkurtër në Vizion Plus me moderatorin Roland Zili.

I pyetur për garën me tre rivalët e tjerë, Alimehmeti tha se nuk i konsideron aspak të tillë.

AI u shpreh se edhe qytetarët duhet t’i shohin katër kandidatët e opozitës, si katër oferta e mundësi zgjedhjeje për të administruar kryeqytetin.

“Është e rëndësishme të mos e kosnsiderojmë këtë si garë por si oferta. Ka katër oferta nga fronti opozitar për Tiranën që iu ofrohen demokratëve, njerëzve të thjeshtë dhe votuesve që do të zgjedhin. Kjo ndodh për herë të parë në Ballkan, një risi madhore që bën të mundur që të kemi aty një figurë të dëshiruar për 14 majin.”

Rolan Zili: Cilat konsideroni pikat më të forta tuaja në këtë fushatë?

“Së pari, duke parë çdo lloj sondazhi, vlerësimi, diskutimi në terren, ju mund të shihni që kam një mbështetje të gjerë në këtë drejtim, do të flasim me detaje kur fushata të jetë e hapur. Zyrtarisht nuk është mbyllur afati i mbylljes së kandidimeve.

Gjithsesi nuk duhet të harrojmë këtë që në 14 maj ne duhet të shkojmë jo vetëm me votat tona të bashkuara, edhe me forcat aleate, duhen edhe vota gri dhe madje edhe të krahut tjetër që do t’i kthejmë. Kush na degjon duhet të mendojë që cila figurë mund ta arrijë ta bëjë këtë gjë më mirë. Katër oferta, fushata nuk ka nisur por ne do të presim vendimet zyrtare.”– tha Alimehmeti.

Më tej, i pyetur edhe për mosmarrëveshjet brenda PD, Alimehmeti u duk optimist teksa tha se deri në datën e zgjedhjeve mund të ndodhin shumë gjëra, duke lënë të hapur mundësinë për një ribashkim të plotë të demokratëve.

“Situata është dinamike, nga këtu deri në maj duam dhe një gjysmë viti dhe shumë gjëra mund të ndodhin. Ne jemi të gjithë të djathtë, një familje vetme, nëse zemra rreh djathtas vota nuk ka si të shkojë majtas. Do të shkojmë të përbashkuar, pavarësisht minorancave.”

Për sa i përket rivalit të majtë, Erion Veliajt, mjeku tha se Tirana ka nevojë për një administrator të denjë, jo një politikan që vjen në krye të saj vetëm për tu bërë më vonë kryeministër.

“Nuk kemi asgjë zyrtare, nëse ai do të jetë kandidat, PS nuk ka primare. Sido që të jetë për Tiranën nevojitet një administrator me dinjitet dhe i ndershëm për qytetin sepse këto janë pikat që na kanë munguar. Sepse perceptohet që shkohet si kryetar bashkie, por për tu bërë kryeministër. Nuk ndodh e njëjta gjë me qytetet e tjera por vetëm me Tiranën. Dhe qytetarët e Tiranës ndjehen si në plan të dytë për shkak se kryetari i bashkisë mendon për të ecur në karriere jo për tu shërbyer qytetarëve. Kjo mua më vret, sepse si qytetar shërbimet ndaj meje do të shihen në një nivel më të ulët”, tha Alimehmeti,.

/s.f

Next Post
Ambasadori i SHBA në Beograd: Serbët të kthehen në institucionet e tyre në Kosovë, tensioni mund të përshkallëzohet

Ambasadori i SHBA në Beograd: Serbët të kthehen në institucionet e tyre në Kosovë, tensioni mund të përshkallëzohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

April 11, 2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In