• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Alimehmeti: Po mundohen ta zhdukin Veliajn. Mund të ishte lejuar në mbledhje nëse..

by A R
23/09/2025 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Alimehmeti, në një intervistë për Klan News me moderatoren Anjola Hamzaj, ka folur për procesin e shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai u shpreh se procedura nuk është ndjekur sipas ligjit dhe se në këtë proces ka pasur shkelje të qarta.

“Nga krahu jonë patjetër ka shkelje sepse nuk duhet t’i kthente përgjigje sekretari i Këshillit Bashkiak, Megi Fino. Pra, ai ia drejton Këshillit Bashkiak kërkesën, duhet t’i kthejë përgjigje kryetari. Sepse kryetari i Bashkisë ka të drejtën e vet të paraqitet te Këshilli sa herë të dojë. Kështu është ligji. Ai është në burg, që do të thotë duhet t’i drejtohet Drejtorisë së Burgjeve apo Prokurorisë që të paraqitet, e merr s’e merr i takon atyre institucioneve”, tha Alimehmeti.

Ai shtoi se çështja nuk ka të bëjë me afate kohore, por me faktin se sipas tij po tentohet të fshihet i gjithë procesi.

“Nëse do të ishte çështje kohe, pra sa ditë përpara, sa ditë mbrapa, unë mendoj se nuk do të kishte pasur një problem të madh sot, por nuk është puna këtu. Ata tani duan të fshehin të gjithë dreqninë që kanë bërë, t’i hedhin një rrogoz sipër dhe të bëjnë sikur nuk ka ekzistuar kurrë Erion Veliaj. Do ta harrojnë ata, të gjithë do ta harrojnë, se filluan që sot në komisionet ligjore. Ishin ata që e sulmuan më shumë se e kemi sulmuar ne tre vite”, u shpreh Alimehmeti.

Sipas tij, iniciativa për shkarkimin e Veliajt është marrë nga mazhoranca dhe jo nga opozita. “Ata po e shkarkojnë, nisma është e tyre, ata po i vënë firmat”, deklaroi Alimehmeti.

Ai vijoi duke theksuar se problemi nuk është vetëm për një çështje afatesh kohore, por për tentativën për të “fshirë” përgjegjësitë: “Nëse do të ishte çështje kohe, pra sa ditë përpara, sa ditë mbrapa, unë mendoj se nuk do të kishte pasur një problem të madh sot, por nuk është puna këtu. Ata tani duan të fshehin të gjithë dreqninë që kanë bërë, t’i hedhin një rrogoz sipër dhe të bëjnë sikur nuk ka ekzistuar kurrë Erion Veliaj. Do ta harrojnë ata, të gjithë do ta harrojnë, se filluan që sot në komisionet ligjore; ishin ata që e sulmuan më shumë se e kemi sulmuar ne tre vite.”

Alimehmeti theksoi edhe kufijtë e kompetencave të Këshillit Bashkiak. “Këshilli Bashkiak nuk ka tagër të komandojë Prokurorinë, Drejtorinë e Burgjeve, Ministrinë e Drejtësisë, por ka të drejtën t’i çojë një kërkesë.”

Ai shprehu dyshime se po përpiqet të fshihet edhe materiali viziv: “Kam mendimin se ata kanë ndryshuar se çfarë do të thonë. Njëri element është ky, dhe elementi tjetër që është i sigurt është që ata po mundohen ta fshijnë gjithçka, ta zhdukin. A ka mundësi që t’ua heqin të gjitha pamjet nga interneti, të gjitha videot?”

Next Post
VanHorn takohet me Peleshin: Presim me kënaqësi të bashkëpunojmë me Kuvendin

VanHorn takohet me Peleshin: Presim me kënaqësi të bashkëpunojmë me Kuvendin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In