• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ilhan Omar: Jam e neveritur me sulmet ndaj meje prej Trump

by Java News
24/07/2019 23:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligjvënësja amerikane nga Minesota, Ilhan Omar, e cila ka qenë objekt i disa prej sulmeve më të ashpra të Presidentit Donald Trump, u bëri thirrje mbështetësve të përballen me racizmin dhe akuzat e rreme si dhe të përqëndrohen tek mposhtja e zotit Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Zonja Omar foli përpara aktivistëve demokratë myslimanë të martën ndërsa presidenti vazhdoi sulmet e tij kundër asaj dhe tre ligjvënëseve të tjera demokrate me ngjyrë. Ai i akuzon ato për kritika jopatriotike ndaj Shteteve të Bashkuara. Materiali u përgatit nga korrespondenti i Zërit të Amerikës Brian Padden.

 

Gjatë një takimi të aktivistëve myslimanë amerikanë në Uashington, ligjvënësja Ilhan Omar u zotua se do të vazhdojë të luftojë për të drejtat e myslimanëve në Amerikë.

 

“Nëse nuk përballemi plotësisht dhe nuk i shtyjmë njerëzit, do të ngecim në vend për një ose dy breza”, tha ajo.

 

Demokratja e Minesotës së bashku me koleget ligjvënëse Rashida Tlaib, që gjithashtu i përket komunitetit mysliman të Amerikës, Aleksandria Ocasio-Cortez dhe Ayanna Pressley nga shteti Masaçusets, janë akuzuar nga Presidenti Trump për ato që ai i quan komente jopatriotike.

 

Në një postim në twitter ai shkoi më tej duke sugjerur që ato të kthehen në vendet nga kanë ardhur.

 

Zonja Omar, një refugjate nga Somalia, është e vetmja nga ligjvënëset që nuk ka lindur në SHBA dhe ka qenë objekt i kritikave më të ashpra nga ana e presidentit Trump. Në tubimin e fundit, presidenti e akuzoi atë për fajësimin e SHBA-së për sulmet e 11 shtatorit 2001, nisur nga një koment i saj ku i referohej terroristëve myslimanë të përfshirë në këto sulme, si “disa njerëz që bënë diçka”. Turma e njerëzve iu përgjigj presidentit me thirrjen “kthejeni mbrapsht”.

 

Në muajin shkurt zonja Omar nxiti gjithashtu polemika kur në një postim në twitter shkruante se donatorët e pasur amerikano-hebrej kanë shumë ndikim mbi politikën amerikane ndaj Izraelit. Më vonë ajo kërkoi falje pasi u kritikua si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët.

 

Të hënën në Shtëpinë e Bardhë gjatë një takimi me udhëheqësin e Pakistanit, zoti Trump i kritikoi sërisht katër ligjvënëset.

 

“Mendoj se ata janë një gjë shumë e keqe për vendin tonë. Ato e urrejnë vendin tonë”. tha ai.

 

Në Minesota, zonja Omar u prit me entuziazëm nga turma e njerëzve, pas sulmeve të presidentit Trump.

 

Ndër mbështetësit e saj ishte edhe Khizr Khan, babai i një ushtari amerikan të vrarë në Irak, pakistanezo-amerikan, i cili në Konventën Demokrate të 2016-s kritikoi retorikën anti-myslimane të zotit Trump.

 

“Bota dhe ky komb presin nga ju që të udhëhiqni. Ju jeni zgjedhur. Koha ju ka zgjedhur”, tha Khizr Khan.

 

Ilhan Omar thotë se ajo ndihet e revoltuar se nisur nga fakti që është myslimane shumë supozojnë se ajo ka simpati për terrotistët dhe ekstremistët islamikë.

 

“Si ligjvënës myslimanë, vazhdimisht na kërkohet të humbim kohën duke folur për çështje për të cilat njerëzit e tjerë nuk pyeten” tha ligjvënësja Ilhan Omar.

 

Analistët thonë se pjesa më e madhe e kritikave të presidentit ndaj ligjvënëseve janë të pavërteta e çorientuese si dhe kanë për qëllim të nxisin përkrahësit e tij, amerikanët e bardhë, përpara zgjedhjeve presidenciale të 2020-s.

Next Post
Rada Trajkoviç: Kosova po largohet nga Perëndimi

Trajkoviq pretendon se Specialja ka intervistuar Thaçin në zyrën e tij e Veselin në Slloveni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali që shpërtheu sot me arrestime, si nisi në korrik të 2024 eksporti i 2800 tonë mbetjeve të Kurum drejt Tajlandës! Kush i ktheu sërish në Durrës

Skandali që shpërtheu sot me arrestime, si nisi në korrik të 2024 eksporti i 2800 tonë mbetjeve të Kurum drejt Tajlandës! Kush i ktheu sërish në Durrës

February 3, 2026
Territorialja dhe Zgjedhorja, Spaho: Deputetët që kundërshtuan Berishën shmangën pasoja të rënda për PD-në

Territorialja dhe Zgjedhorja, Spaho: Deputetët që kundërshtuan Berishën shmangën pasoja të rënda për PD-në

February 3, 2026
Dhjetë vjet pas Brexit, BE dhe Mbretëria e Bashkuar kërkojnë “rivendosje” të marrëdhënieve

Dhjetë vjet pas Brexit, BE dhe Mbretëria e Bashkuar kërkojnë “rivendosje” të marrëdhënieve

February 3, 2026
Shoferë kujdes! “Rrugorja” po iu vëzhgon, dhjetëra gjoba në Tiranë për 72 orë

Shoferë kujdes! “Rrugorja” po iu vëzhgon, dhjetëra gjoba në Tiranë për 72 orë

February 3, 2026
Merkato e futbollistëve të Kombëtares, 8 lojtarë ndryshuan skuadër në janar

Merkato e futbollistëve të Kombëtares, 8 lojtarë ndryshuan skuadër në janar

February 3, 2026
Si u fshehën mbetjet e rrezikshme brenda 102 kontejnerëve? Detaje nga hetimet e Prokurorisë

Si u fshehën mbetjet e rrezikshme brenda 102 kontejnerëve? Detaje nga hetimet e Prokurorisë

February 3, 2026
‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

February 3, 2026
Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

February 3, 2026
Albin Kurti i vendosur: Unë kryeministër, Vjosa Osmani kryeparlamentare

Zgjedhja e presidentit, Kosova sërish në zgjedhje?

February 3, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

EMRAT / Mbetjet e KURUM, lëshohen 33 masa sigurie, 26 prej tyre arrest me burg

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In