• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

ILDKP padit ish-deputetin Ndoka: Bëri 1.5 mln euro me veprimtari kriminale

by
11/09/2015 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka kallëzuar në Prokurori ish-deputetin socialist Arben Ndoka, i akuzuar për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë. Në njoftimin e saj ILDKP thekson se pas përfundimit të kontrollit të deklaratave të interesave private të Ndokës, me funksion Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kontroll i filluar me urdhërin e Inspektorit të Përgjithshëm më datë 28.7.2015, është arritur në përfundimin se ai rezulton të ketë bërë fshehje të pasurisë.

Sipas ILDKP, në përfundim të kontrollit të plotë rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private dhe mungesë burimesh të ligjshme financiare në shumën rreth 1,5 milion euro dhe për rrjedhojë Arben Ndoka është kallëzuar penalisht në Prokurori.

Vetë Ndoka refuzoi ftesën e ILDKPKI dërguar më datë 27.8.2015, duke mos u paraqitur për të dhënë shpjegime apo dorëzuar dokumentacionin justifikues lidhur me burimin e krijimit të pasurive të tij, duke u bërë rasti i dytë që deputetë të Kuvendit të Shqipërisë shpërfillin ligjin dhe institucionet ligjzbatuese të shtetit.

ILDKPKI i kërkon organit të Prokurorisë një hetim të plotë e të gjithanshëm, për të zbuluar nëse ndodhemi edhe para veprave të tjera penale, duke mbajtur parasysh faktin që kemi të bëjmë me një deputet të dënuar jashtë vendit për vepra të rënda penale e që pasuria e tij, e pajustifikuar me burime të ligjshme, mund të jetë rezultat edhe i këtyre aktiviteteve kriminale.

Vetë Ndoka është vënë nën akuzë shpesh herë nga opozita si  i dënuar për trafik narkotikësh jashtë vendit. Ish-deputeti dha dorëheqjen nga mandati i deputetit këtë të hënë.

Next Post

Telekom Albania dhe Kryqi i Kuq, mjete shkollore për 100 fëmijë jetimë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com