Një ndër të ftuarat e pasdites së sotme në emisionin “Rudina” të Rudina Magjistarit ishte gazetarja e sportit, Ilda Bejleri.
Në një rrëfim për pasionet dhe për profesionin e saj, Ilda ka dhënë ndër të tjera edhe mendimin për koleget e saj të botës së televizionit, të cilat janë pjesë e emisioneve sportive.
Filimisht ajo ka folur për Vilma Mashën, gazetaren me të cilën punon në ‘Super Sport’, për të cilën tha se është shumë ambicioze.
Interesante ishte përgjigja e saj kur u përmendën emrat e gazetareve të njohura Hygerta Sako dhe Enkeleda Zeko, të cilat kanë shumë vite eksperiencë televizive dhe përkatësisht në fushën e sportit.
“Përfaqësojnë një model të vjetër gazetarie dhe aspak frymëzim për mua”!” – tha Ilda, e cila e arsyetoi mendimin e saj me idenë se aty ku ka punuar është mësuar me një tjetër model dhe se nga dy personazhet e sipërpërmendur nuk mund të mësojë gjëra të reja.
Gjithashtu Ilda ka folur edhe për marrëdhënien që ka me vëllain e saj balerin, Bledin.
Ajo rrëfeu për Rudinën se i tha ‘po’ ofertës për të marrë pjesë në edicionin e parë të “Dance with me”, vetëm se u bind nga ideja që do të kërcente me të në një nga mbrëmjet e këtij spektakli. /Blitz.al/