• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ILD miraton planin e inspektimeve për 2025, ‘lumë’ ankesash për zvarritje procesesh në prokurori e gjykata, kush janë më ‘problematikët’

by B K
03/02/2025 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektori i Lartë i Drejtësisë miraton planin e inspektimeve në prokurori e gjykata për vitin 2025.

Vendimi u mor në Mbledhjen e Përgjithshme të Inspektorëve, teksa për të dytin vit radhazi, inspektimet tematike dhe institucionale janë prioritet, për të matur eficencën e drejtësisë në vend, por edhe për të adresuar gjetjet e dokumentit “Pozicioni i përbashkët i Bashkimit Evropian”, në kuadër të hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë për grupkapitullin e parë themelor.

“Zvarritja e proceseve të punës nga gjyqtarë e prokurorë ka qenë shkaku i evidentuar më shpesh, tek ankesat, që i janë drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë gjatë vitit 2024, nga qytetarë por edhe institucione, të cilat kanë përcjellë propozime për inspektime tematike”, thekson ILD.

Bie në sy numri më i lartë i ankesave për Gjykatën e Tiranës si dhe për Apelet, Gjykata Administrative e Apelit dhe Gjykata e Sarandës. Problematikë kryesore është zvarritja e proceseve gjyqësore. Nuk kanë munguar ankesat qytetare edhe për punën e Prokurorive, ku kryesonin ato të Durrësit dhe Tiranës, të ndjekura nga Prokuroritë e Apelit.

Mbledhja e Përgjithshme e Inspektorëve miratoi 3 inspektime tematike dhe 1 inspektim institucional, të përcaktuara nga Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Njoftimi i ILD-së për mbledhjen e radhës dhe problematikat:

“Në Mbledhjen e Përgjithshme të Inspektorëve u evidentua, se nga përpunimi i të dhënave mbi ankesat për gjykatat, numrin më të lartë të ankesave të shqyrtuara nga ILD, me objekt “zvarritje”, e ka Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndjekur nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë dhe Gjykata Administrative e Apelit.

Nga ankesat e shqyrtuara gjatë vitit 2024, gjykatat për të cilat nuk është paraqitur asnjë ankesë për zvarritje janë: Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) dhe Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJPAKKO).

Nga zyrat e Prokurorive, numri më i madh të ankesave të trajtuara me objekt “zvarritje”, i përket Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, duke vijuar me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Nga ankesat e shqyrtuara gjatë vitit 2024, prokuroritë për të cilat nuk ka pasur asnjë ankesë për zvarritje, janë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës dhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Duke diskutuar mbi këto të dhëna dhe konstatimet e Njësisë së Inspektorëve dhe asaj të ndihmës-Inspektorëve, gjatë shqyrtimit të këtyre ankesave në faza të ndryshme pune gjatë vitit 2024, Mbledhja e Përgjithshme e Inspektorëve miratoi gjithsej 8 inspektime për t’u realizuar në vitin 2025, 7 inspektime tematike dhe 1 inspektim institucional.

Mbledhja e Përgjithshme e Inspektorëve miratoi 3 inspektime tematike dhe 1 inspektim institucional, të përcaktuara nga Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, konkretisht:
Inspektimi tematik “Ndarja e çështjeve me short, si dhe kontrolli i raporteve të sistemit elektronik” do të realizohet në Gjykatën e Lartë, Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm, Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për periudhën 01.01.2024-31.12.2024”. Inspektimi pranë këtyre gjykatave do të kryhet në periudhën 01.04.2025-31.12.2025.

Inspektimi tematik “Mbi praktikën dhe shkaqet e zëvendësimit të prokurorëve për periudhën 01.01.2024- 31.12.2024.” do të kryhet pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Ky inspektim do realizohet në periudhën 01.04.2025 – 31.12.2025.

Një inspektim tematik, pjesë e strategjisë së drejtësisë 2025- 2030 dhe e udhërrëfyesit për shtetin e së drejtës, në kuadër të procesit të integrimit në BE është ”Dokumentimi nga gjyqtarët i informimit të palëve rreth mundësisë për zgjidhjen e çështjes me ndërmjetësim për periudhën 01.05.2024 – 31.07.2024. Ky inspektim do kryhet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë gjatë periudhës 10.02.2025 – 31.03.2025.

Inspektimi institucional “Mbi procesin e qarkullimit të dokumentacionit nga momenti i regjistrimit në sekretari, deri në përfundimin e trajtimit të tij” do kryhet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për periudhën 01.04.2024 – 30.06.2024. Inspektimi do realizohet prej datës 15.04.2025 deri në 15.09.2025.

Në Mbledhjen e Përgjithshme të Inspektorëve u diskutuan propozimet e ardhura nga institucionet si Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe u miratuan inspektimet tematike, konkretisht:

Inspektimi tematik “Mbi trajtimin e materialit kallëzues nga prokurori, në kuadër të elementeve të përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale për periudhën 01.01.2024-31.12.2024”, do kryhet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, nga data 01.04.2025 deri në 30.10.2025.

Kohëzgjatja e proceseve gjyqësore do analizohet me inspektimin tematik “Mbi kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore me palë kundërshtare për periudhën 01.04.2024 – 30.06.2024”, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë dhe do kryhet nga data 15.04.2025 deri në 15.11.2025.

Inspektimi tematik “Mbi procedurën e shpalljes dhe arsyetimit të vendimeve gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për periudhën 01.04.2024 – 30.06.2024.” do realizohet në periudhën 01.04.2025 – 30.09.2025.

Mbledhja e Përgjithshme e Inspektorëve ka miratuar propozimin e ardhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duke përcaktuar inspektimin tematik “Mbi çështjet e proceduara për herë të parë me kërkesë ose vendimmarrje të prokurorit për pushim për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale, për periudhën 01.01.2024 – 31.12.2024 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë. Ky inspektim do realizohet në harkun kohor 01.03.2025 -31.10.2025”.

Next Post
Kërkohet task-forcë për krimet seksuale, 1 në 10 fëmijë viktima të kësaj vepre penale

Dhuna në kopshte, ekspertët: Mungon vlerësimi psiko-social i edukatorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In