• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ILD, miratohen kushtet dhe kriteret ligjore për kandidatët jomagjistratë

by A R
25/07/2019 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për krijimin e kushteve për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë për verifikimin e plotësimit të kushteve dhe të kritereve ligjore, verifikimin e figurës e të pasurisë së kandidatëve jomagjistratë për pozicionin e Inspektorit.

Ky vendim përcakton rregulla më të hollësishme lidhur me procedurat që Inspektori i Lartë i Drejtësisë (Inspektori) zhvillon për verifikimin e figurës e të pasurisë, si edhe të kushteve e të kritereve të tjera ligjore që duhet të plotësojnë kandidatët jomagjistratë për t’u zgjedhur në pozicionet vakante për inspektorë.

Këto rregulla kanë për qëllim realizimin e kësaj procedure duke u bazuar në meritat e kandidatëve jomagjistratë dhe duke respektuar parimet e përgjithshme të procedurës administrative, veçanërisht ato të ligjshmërisë, të transparencës, të informimit, të drejtësisë, të paanësisë, të proporcionalitetit, të mbrojtjes të të dhënave, konfidencialitetit e të sekretit shtetëror dhe të parimeve të tjera që garantojnë të drejtën për një proces të rregullt ligjor të kandidatëve jomagjistratë për pozicionin e Inspektorit gjatë procesit të verifikimit të plotësimit të kushteve e të kritereve ligjore si dhe verifikimin e figurës e të pasurisë.

Vendimet e Inspektorit për verifikimin e kandidaturave bëhen publike në faqen zyrtare të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në faqen zyrtare të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë publikohen edhe:

  1. a) lista e kandidatëve jomagjistratë për të cilët është vendosur ndalimi i kandidimit;
  2. b) lista e kandidatëve jomagjistratë për të cilët është vendosur lejimi i kandidimit.

Verifikimi i pasurisë së kandidatit jomagjistrat

Jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë nga ajo e njoftimit zyrtar për fillimin e procedurës së verifikimit, kandidati jomagjistrat paraqitet në zyrën e Inspektorit për të tërhequr, kundrejt nënshkrimit, kopjen fizike të formularit “Deklaratë e pasurisë dhe e interesave privatë e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë”, të hartuar nga ILDKPKI-ja, në zbatim të nenit 3/1, të ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar, si edhe informacionin mbi lidhjen elektronike zyrtare të ILDKPKI-së në të cilën kandidati jomagjistrat mund të marrë dhe të plotësojë në rrugë elektronike këtë deklaratë, përfshirë udhëzimin përkatës për mënyrën e plotësimit të saj.

Njëkohësisht, kandidati jomagjistrat pajiset me formularët e autorizimeve për Inspektorin që të kryejë verifikimin në të gjitha subjektet publike dhe private, brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë, të të dhënave mbi pasuritë, interesat private dhe detyrimet financiare që ekzistojnë në emër dhe për llogari të kandidatit dhe personave të lidhur. Autorizimet, të nënshkruara rregullisht nga kandidati jomagjistrat dhe personat e lidhur, depozitohen pranë zyrës së Inspektorit, jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e marrjes në dorëzim.

ILDKPKI-ja kryen kontrollin e plotë për verifikimin e vërtetësisë dhe të saktësisë të të dhënave që përmbahen në deklaratën e pasurisë dhe të interesave private, brenda 2 (dy) muajve nga paraqitja e kësaj deklarate pranë ILDKPKI-së.

Nëse gjatë 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditëve para asaj të paraqitjes së deklaratës, kandidati jomagjistrat i është nënshtruar kontrollit të plotë nga ILDKPKI-ja dhe kontrolli nuk ka rezultuar në disfavor të tij, si edhe në rastin kur ILDKPKI-ja vlerëson se nuk është vendi për rikontroll të plotë sipas përcaktimit të pikës 4, të nenit 25/1, të ligjit nr.9049, datë 10.4.2003, atëherë kontrolli konsiderohet i kryer. ILDKPKI-ja i dërgon menjëherë Inspektorit kopjen e deklarimit të bërë nga kandidati jomagjistrat, si edhe gjetjet dhe përfundimet e këtij institucioni nga procedura e mëparshme e kontrollit të plotë të deklarimit. Në çdo rast, Inspektori kryen veprimet e parashikuara nga shkronja “b”, e pikës 37, të këtij vendimi.

Pavarësisht parashikimit të pikës 41, të këtij vendimi, nëse pas fillimit të procedurës së verifikimit të kandidatit jomagjistrat, Inspektori vihet në dijeni, nga burime të ligjshme, për rrethana që vënë në dyshim vërtetësinë dhe saktësinë e të dhënave që përmbahen në deklarimin e pasurisë së kandidatit jomagjistrat, njofton menjëherë ILDKPKI-në për të ushtruar kompetencën e rikontrollit të plotë të deklarimit të kandidatit, sipas parashikimeve të neneve 3/1 dhe 25/1, pika 4, të ligjit nr.9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar.

Inspektori shqyrton rezultatet e kontrollit, gjetjet dhe përfundimet e raportit të ILDKPKI-së, si edhe të dhënat mbi pasuritë, interesat private dhe detyrimet financiare të kandidatit jomagjistrat dhe të personave të lidhur, të dërguara nga subjektet publike dhe private, sipas kërkesës të tij.

Ndalimi i kandidimit vendoset nga Inspektori, në rastet kur ka të dhëna nga burime të ligjshme se kandidati jomagjistrat:

  1. a) ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë;
  2. b) ka fshehur pasurinë dhe të dhënat mbi interesat private, që janë të detyrueshme të deklarohen;
  3. c) ka kryer deklarim të rremë;

ç) gjendet në situatën e konfliktit të interesit.

Ndalimi i kandidimit vendoset edhe në rastet kur kandidati jomagjistrat:

  1. a) ka refuzuar të përmbushë detyrimin për t’u pajisur me formularin e deklaratës së pasurisë ose nuk e ka plotësuar dhe depozituar atë pranë ILDKPKI-së, sipas ligjit;
  2. b) ka refuzuar nënshkrimin e autorizimeve të kërkuara nga Inspektori për verifikimin e pasurisë.

Verifikimi i integritetit të kandidatit jomagjistrat

Ndalimi i kandidimit vendoset në rastet kur nga Prokuroria e Përgjithshme dhe institucionet e tjera të përmendura në këtë seksion konfirmohet se kandidati jomagjistrat:

  1. a) ka lidhje ose kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar;
  2. b) ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit nr. 45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
  3. c) është bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës.

Ndalimi i kandidimit vendoset edhe kur:

  1. a) kandidati jomagjistrat ka refuzuar të përmbushë detyrimin për t’u pajisur me formularin e vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” ose me formularin e aplikimit “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, sipas ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, apo nuk i ka plotësuar dhe depozituar ato;
  2. b) kandidati jomagjistrat ka refuzuar nënshkrimin e autorizimit për Inspektorin që të kryejë verifikimin në organet kompetente, sipas ligjit, lidhur me të dhënat që lidhen integritetin e kandidatit.

Ndalimi i kandidimit vendoset edhe kur kandidati jomagjistrat ka refuzuar nënshkrimin e autorizimit për Inspektorin që të kryejë verifikimin në të gjitha subjektet publike dhe private, brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë, lidhur me të dhënat që lidhen me plotësimin e kushteve dhe kritereve të tjera ligjore të kandidimit.

Next Post
Klosi: Në 6 muajt e parë erdhën 2 milionë turistë

Klosi: Në 6 muajt e parë erdhën 2 milionë turistë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

April 13, 2026
SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

April 13, 2026
Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

April 13, 2026
Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

April 13, 2026
Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

April 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

April 13, 2026
Mbreti i Panairit

Sikter Mysafir

April 13, 2026
Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In