• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ILD i shkruan Gjonajt: Të ulet kriteri i viteve të eksperiencës, duhen plotësuar vakancat

by A R
28/12/2020 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i është drejtuar me një letër ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj ku kërkon ndryshime në ligj për kriteret e përzgjedhjes së inspektorëve. ILD kërkon që kriteri për 13 vite eksperiencë pune për një kandidat që aspiron për t’u bërë pjesë e kësaj strukture, të ulët në 7 vite. ILD i propozon ministres ndryshime ligjore për kushtet apo kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët, për shkak se kushtet aktuale nuk i plotëson askush.

“Neni 1. parashikon ndryshimin e nenit 55 it ligjt aktual. dispozité që rregullon komandimin e magjistratëve në pozicionin e inspektorit pranë Zyrës se Inspektorit te Larté te Drejtësisë, ka ndryshim ligjor do t8 sjelle si pasoje, mundësinë e komandimit ne pozicionin e inspektor te magjistratëve qe kane ushtruar funksionin jo me pak se shtat vjet si gjyqtar ose prokuror. kjo me qellim qe te garantohet ushtrimi normal i veprimtarisë institucionale dhe përmbushja e qëllimit të reformës ne drejtësi qe është pikërisht rikthimi i besimit te publikut në sistemin e drejtësisë. Kriteri prej 7 vitesh pervoje si gjyqtar apo prokuror merr në konsiderate, parashikimet e nenit 47 pika 4 te ligjit nr. 96/2016 “Per statusin e gjyqtareve dhe prokurorëve ne Republikën e Shqipërisë”, te ndryshuar, qe parashikon mundësinë e ngritjes në detyre ne pozicione pran gjykatave ose te prokurorive të shkalles se dyte te magjistraleve që kanë ushtruar funksionin për jo me pak se 7 vite në shkallën e parë. Ky propozim është me harmoni edhe me statusin e parashikuar për inspektorin magjistrat referuar nenit 210 pika 2 v ligii nr. 115/2016 “Per organet e qeverisjes se sistemit të drejtesise”, i ndryshuar,i cili, parashikohet të jete i njëjtë me atë te gjyqtarit që ushtron funksionin pranë gjykatës se apelit. Referuar të dhënave në lidhje me vjetersine e magjistratëve ne sistemin gjyqesor apo ate te prokurorisë rezulton se kriteri prej jo me pak se 13 vite përvojë në shkallet me te ulta përmbushet nga 379 magjistratë. Ndërkohë qe kriteri prej jo me pak se 7 vite përvoje në shkallen e pare përmbushet nga 492 magjistratë”, shkruan ILD për ndryshimin e ligjit.

Në një përmbledhje 10 mujore të punë së ILD, i paraqet ministres Gjonaj problematikat e punës së tyre si dhe u kërkohet plotësimi me inspektor të vakancave dhe trajtimi i njëjtë financiar i inspektorëve magjistratë dhe jomagjistratë që ushtrojnë funksionin pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Letra e Plote e ILD-se

E nderuar znj. Gjonaj,

Së pari, gjejmë rastin t’iu falenderojmë për iniciativën e ndërmarrë nga ana Juaj, mbi kryerjen e një analize mbi problematikat e evidentuara nga organet e reja të sistemit të drejtësisë dhe propozimin e ndryshimeve të nevojshme ligjore për adresimin e tyre. Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë shpreh angazhimin dhe gadishmërinë e saj për të kontribuar në të gjitha proceset. që ndikojnë në zbatimin e duhur dhe efiçent të reformës në drejtësi.

Ashtu siç edhe Ju jeni në dijeni, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, u konstitua në datën 01.02.2020 pas zgjedhjes së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë me vendimin nr.2/2020, te Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Menjëherë pas konstituimit, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka nisur ushtrimin e veprimtarisë institucionale.

Gjatë kësaj periudhe 10 mujore të ushtrimit të saj janë identifikuar disa problematika në parashikimet ligjore të cilat kanë impakt të drejtpërdrejtë në funksionimin e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Këto problematika janë bërë prezent edhe në takimet e organizuara me përfaqësues të organeve të reja të sistemit të drejtësisë gjatë muajit Tetor 2020 nën drejtimin e zëvendësministrit të Drejtësisë.

Me qëllim adresimin e këtyre problematikave dhe garantimin e përmbushjes së kompetencave kushtetuese dhe ligjore të këtij organi, vlerësojmë të nevojshme ndërmarrjen e nismës për propozimin e ndryshimeve ligjore në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar.

Bashkëlidhur kësaj shkrese, lutem gjeni propozimet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për ndryshime në aktet ligjore të sipërcituara të strukturuara në formën e një projektligji dhe të shoqëruara me relacionet shpjegues. Nëpërmjet këtyre propozimeve synohet:

-Garantimi i funksionimit të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nëpërmjet plotësimit të vakancave të pozicioneve inspektorë.

-Trajtimi i njëjtë financiar i inspektorëve magjistratë dhe jomagjistratë që ushtrojnë funksionin pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

-Rregullimi i marrëdhënies ndërmjet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe inspektorëve gjatë fazës së verifikimit të ankesave, hetimit disiplinor dhe inspektimit.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

INSPEKTORI I LARTË I DREJTËSISË

/a.r

Next Post
Nisma e Juventusit/ Për çdo gol të shënuar, 200 pemë më shumë

Nisma e Juventusit/ Për çdo gol të shënuar, 200 pemë më shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Tirana mirëpret Samitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

April 13, 2026
“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In