• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilaçi eksperimental për zemrën mund të kurojë Covid-in e zgjatur?

by Java News
06/07/2021 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjekët besojnë se një ilaç eksperimental mund të kurojë Covid-in e zgjatur. Shpresat janë rritur shumë pasi një 59-vjeçari iu zhdukën simptomat brenda disa orësh pasi iu dha ilaçi.

Rasti është regjistruar në Gjermani. Ilaçi iu dha pacientit për ta trajtuar për glaukomë. Megjithatë fillimisht mjekimi ishte krijuar për të luftuar sëmundjet e zemrës.

Ekipi mjekësor mendoi se në mënyrën se si funksionon ilaçi mundi që ta ndihmojë pacientin në luftën kundër sëmundjes së syrit që më vonë do ta linte të verbër. Por rezultatet ishin të habitshme duke bërë mjekët që të besojnë se ilaçi BC 007 mund të luftojë edhe Covid-in e zgjatur. Sipas tyre, mjekimi neutralizon auto-antitrupat që sulmojnë trupin dhe janë të ngjashme me ato që krijojnë personat që kalojnë Covid dhe simptomat u zgjasin gjatë.

Sipas Daily Mail, simptomat e fundit të pacientit që është ende i paidentifikuar, si lodhja, humbja e shijes dhe përqendrimit u zhdukën shpejt. “Përmirësimi u bë i dukshëm brenda pak orëve”, thanë mjekët në Bavari.  Shkencëtarët që kanë bërë zbulimin thanë se tashmë do të nisin provat klinike për të përcaktuar suksesin e kurimit të Covid-it të zgjatur me anë të këtij ilaçi. Ekspertët nuk dinë shumë rreth Covid-it të zgjatur, një term që përdoret për të përcaktuar rastet kur simptomat zgjasin më shumë se një muaj.

Studime të ndryshme kanë zbuluar se personat që vuajnë nga Covid-i i zgjatur kanë një numër të lartë auto-antitrupash të cilat janë proteina që prodhohen nga sistemi imun që sulmon organet. Ato janë ndryshe nga antitrupat, të cilat qëndrojnë në sistemin imun për të luftuar sëmundjet, ndër to edhe koronavirusi. Ndërkohë ilaçi i shpikur së fundmi është në fazat klinike dhe nuk është sjellë ende në treg. Me rezultatin e treguar nuk dihet edhe vlera që do të ketë nëse del për shitje./m.j

Next Post
Rita Ora përmend kudo dashurinë për vendlindjen, ja detaji në bluzën e saj

Rita Ora përmend kudo dashurinë për vendlindjen, ja detaji në bluzën e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In