• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilaçet, rregulla të reja për recetat me rimbursim

by Java News
13/05/2016 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka miratuar rregulla të reja në drejtim të recetave dhe përshkrimin e barnave që tregtohen në farmacitë e spitaleve. Ndryshimet erdhën pas kundërshtimit, që mjekët specialistë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u bënë disa prej pikave të kontratës që ata nënshkruajnë me FSDKSH-së.

Sipas kontratave të rishikuara, është parashikuar lehtësimi i procedurave të kryerjes së konsultës mjekësore dhe të plotësimit të recetës me rimbursim nga mjeku specialist i QSUT-së. Kjo nënkupton që konsulta mjekësore për përfitimin e këtyre barnave mund të kryhet nga një ose më shumë mjekë specialistë të shërbimit, kjo në varësi të protokollit klinik të sëmundjes dhe protokollit të përdorimit të barit.

Deri më tani, konsulta bëhej nga një komision mjekësh të secilit shërbim, ndërkohë që nga takimet që Fondi zhvilloi me mjekët rezultoi se praktikisht konsulta kryhej nga një mjek specialist dhe firmat dhe vulat e tjera merreshin për procedurë, gjë e cila sillte një ngarkesë artificiale në shërbim. Po ashtu, është parashikuar heqja e procedurës së miratimit të mjekimit nga drejtoritë rajonale të Fondit (DRF) dhe Drejtoria e Shërbimeve Spitalore Universitare dhe Kontrollit Spitalor (DRSHSUK).

Sipas FSDKSH-së, receta me rimbursim plotësohej nga mjekët vetëm pas miratimit nga drejtoritë vartëse të Fondit, gjë cila sillte vonesa në marrjen e mjekimit dhe radhë të gjata të pacientëve në drejtori në pritje të miratimit të mjekimit. Një tjetër ndryshim që është reflektuar në kontratë lidhet me lehtësimin e procedurave të zbatimit të sistemit të referimit.

Tashmë, rekomandimi i mjekut të familjes dhe mjekut specialist përkatës të rajonit do të kërkohet vetëm në fillim të mjekimit dhe do të mjaftojë deri në përfundim të mjekimit dhe periudhës së rikontrollit. Risia e fundit që sjell kontrata e re ka të bëjë me heqjen e detyrimit të drejtorive vartëse të Fondit për negocimin e planit të rimbursimit për secilin mjek, si dhe sanksionet për këtë.

Në kontratën aktuale është lënë që ky plan të menaxhohet nga DRSHSUK/DRF me shërbimet përkatëse. Për zgjidhjen situatës së krijuar si pasojë e rezervave të shprehura nga mjekët, u ngrit një grup pune, i cili realizoi takime për të negociuar me mjekët e çdo shërbimi të QSUT-së. Ndërkaq, ndryshimet do të hyjnë në fuqi me listën e re të barnave të rimbursuara.

BW/d.i.

Next Post

Dritëro Agolli këshillon fuqizimin e Akademisë së Shkencave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com