• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

“Il Ricordo”…, parlamenti dhe hijet e hileve

by Lorenc Vangjeli
01/06/2019 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë shndërruar në yje televizivë. Janë bërë fenomen i rrjeteve sociale. Ky është një nga ato raste tërësisht të rrallë, kur çasti në jetën njerëzore prodhon kapriçio të çuditshme, të pabesueshme dhe të jashtëzakonshme.

Djegia e mandateve të opozitës krijoi një ashensor njerëzor të papritur, domethënë, ngriti lart dhe nxori në dritë, katet e ulëta të listave të deputetëve. Jo se një pjesë e madhe e atyre që ishin sipër, nga ata që ikën nga parlamenti dhe nga ata që rrinë ende aty, janë ndryshe. Por sepse krejt ndryshe prej kësaj kategorie që heshtte solemnisht dhe përdorte heshtjen si një kapak floriri për të mbuluar mungesën e fjalëve, rishtarët në Kuvend janë një miksim i zhurmshëm mes folklorit të së shkuarës, të përditshmes groteske, programeve të humorit, dramës kombëtare dhe të qeshurës së shfrenuar në mungesë së të qarës epike.

Janë disa deputetë të rinj, nga të cilët spikat i mbiquajturi Il Ricordo Gjuzi, siç e quan me ligësi kundërshtari i tij politik Edi Rama apo dhe nja dy të tjerë; njëri me mbiemër bime e tjetri që mban si mbiemër emrin e një ish-qyteti ish-socialist. Kjo trojkë e lavdishme është në opozitë dhe po i jep tonin, portretin dhe dinjitetin opozitës së re. Asaj të parlamentit. Njëri përmend byrekët e ngrënë politikisht apo pantallonat e qepura me kopje, tjetri di që nëse tejkalon kohën televizive në një emision, duhet të paguajë, kurse i treti bën copë ish-eprorin e tij në interpelancë me ish-eproren e tij. Ky tredhëmbësh sulmi, si cfurku i Poseidonit, është thelbi i opozitës së sotme parlamentare. I asaj që me të gjitha gjasat, e ka rrëzuar Edi Ramën duke sjellë në apel gallatën e re në vend te gallatës së hershme që apelonin tradicionalisht të tjerë deputetë si ata, tashmë të ikur.

Thonë që individi apo dhe vetë shoqëria e ndërton vetë fatin e saj. Nëse është vërtet kështu, individi dhe shoqëria shqiptare, nuk meriton më shumë nga kjo shfaqje tragjikomike e politikës. Nëse është vërtetet kështu, nuk do shpresuar tjetër gjë nga çfarë kemi deri më tani. Përveçse të shihet si në një film nga e shkuara momenti kur Lulzim Basha negocionte me këta deputetë për vendin që do të zinin në listë dhe të shihet si një film në të ardhmen, si dialogon me ta Edi Rama për reformën kushtetuese! Mjafton e qeshura me ta për të kuptuar se me çfarë lehtësie del në sipërfaqe në Tiranë gallata politike. Ajo që gabimisht dhe me hile quhet politikë me dritëhije!

Next Post
Qeveria kineze rrit tarifat mbi importe amerikane

Qeveria kineze rrit tarifat mbi importe amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In