• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Iku viti dhe këta u morën veç me hallet e tyre, jo të popullit

by Endri Tafani
29/12/2023 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Tafani

Po mbyllet viti 2023 dhe ia vlen të kujtohet që gjatë këtij viti nuk pati asnjë protestë për rritjen e çmimeve dhe rritjen e papunësisë mes të rinjve, megjithëse këto dy shifra i kemi patur në nivele rekordesh historike.

Protestat e fundit masive popullore kanë qenë vitin e kaluar, në mars të 2022 dhe këto nuk kanë qenë të thërritura nga opozita, por janë vetorganizuar apo thirrur nga aktivistë të ndryshëm. Protestë që duhet pranuar që pati një rezultat me krijimin e Bordeve të Çmimeve dhe pavarsisht deformimit të qëllimit të tyre duhet pranuar që qeveria e ndjeu nevojën të reagojë ndaj protestave.

Ndërkohë në këto 3 vitet e fundit opozita është marrë më shumë me protesta që lidheshin ngushtë me fatin e drejtimit të PD, rithemelimi, selia, kryetari, vula. Dhe midis tyre tek-tuk ndonjë protestë me gjysmë zemre për zgjedhjet, votat, tema që kur shikon shifrat elektorale e kupton qe janë demonstrime të tipit “mka çu baba me la gojën”.

Prej vitesh ka një shkëputje të PD dhe opozitës nga hallet e popullit, duke menduar vetëm për partinë dhe fatin e figurave të saj. Kjo lloj shkëputje po perceptohet qartë si në votat gjithmonë e më të pakta, ku tashmë PS që ruan votat e veta ka marrë gjithë pushtetin lokal në 2023, por dallohet dhe nga fakti që askush nuk po i përgjigjet më thirrjeve të PD për protesta të cilat duhet pranuar, prapë janë për fatin e PD dhe figurave të saj.

Të urojmë që viti i ardhshëm të jetë ndryshe, por mesa shikohet, duke patur parasysh vendimet e gjykatave dhe çështjen e SPAK ndaj Berishës, është më e lehtë të mendohet që ka për të qenë thjesht një ripërsëritje e këtyre viteve të fundit.

Lufta e opozitës nuk mund të reduktohet në një luftë të brendshme se kush do marrë kontrollin e PD. Boll! Tre vjet janë boll! Duhet kuptuar që njerëzit dhe elektorati nuk mund të mobilizohet mbi këtë temë. Kjo temë e cila ka ngelur prej vitesh në duart e gjykatave jo vetëm që projekton dobësi të PD, por tashmë është kthyer në diçka bajate, një telenovelë të mërzitshme që nuk ngjall asnjë interes në publikun e gjerë.

Ose ndryshohet rrugë nga drejtuesit e opozitës në 2024, të lidhen me popullin dhe hallet e tij, ose duhen ndryshuar drejtuesit e saj.

Alternativa tjetër është një degjenerim i ngadaltë i opozites dhe në kushtet kur figura apo forca të reja politike, për shumë arsye, do e kenë të vështirë të çajnë, Rama ka per te patur të sigurte fitoren elektorale të 2025 me një rezultat që mund t’i japë në dorë një shumicë parlamentare për ndryshime kushtetuese.

Duke parë si nga opozita po vazhdohet me kokëfortësi në përplasje midis llojit, larg problemeve reale të qytetarëve, ky skenar i dytë është shumë i mundshëm.

Next Post
Masat për ndërrimin e viteve, Koçiu: Afro 2 mijë personel shëndetësor në gatishmëri

Masat për ndërrimin e viteve, Koçiu: Afro 2 mijë personel shëndetësor në gatishmëri

Comments 2

  1. PRoShi says:
    2 years ago

    Në fakt në botën perëndimore partitë nuk negociojnë me qeverinë dhe elektoratin me protesta në rrugë. Nuk duhen as të përzihen e të mbrojnë këto protesta, nëse ato krijohen nga grupe interesi të caktuarnjë nga këto , e kryesore janë sindikatat. Pra këtu populli opozitar duhet të jetë shumë ngjyrash. Por partitë opozitare të kërkojnë që kërkesat e sindikatave (dhe këtu duhet luftuar që këto organizata duhen forcuar e të jenë të pavarur nga ato) të plotësohen.
    Pra ajo që populli opozitar i inkuadruar pas partive ta kanalizojë kërkesat në zyrat partiakë dhe jo në rrugë. Përveç rastit kur quhet periudhë zgjedhore. Atëhere po.

    Reply
  2. PRoShi says:
    2 years ago

    Në fakt në botën perëndimore partitë nuk negociojnë me qeverinë dhe elektoratin me protesta në rrugë. Nuk duhen as të përzihen e të mbrojnë këto protesta, nëse ato krijohen nga grupe interesi të caktuar, një nga këto , e kryesore duhet të jenë sindikatat.
    Pra këtu (sindikatat) populli opozitar duhet të jetë shumë ngjyrash. Por partitë opozitare të kërkojnë që kërkesat e sindikatave (dhe këtu duhet luftuar që këto organizata duhen forcuar e të jenë të pavarur nga ato) të plotësohen.
    Pra ajo që populli opozitar i inkuadruar pas partive të kanalizojnë kërkesat në zyrat partiakë dhe jo në rrugë. Përveç rastit kur quhet periudhë zgjedhore. Atëhere po.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

March 10, 2026
Gjykata e Lezhës lë në burg portugezin që ekzekutoi Nikulajn

Vrasja e Nikulajt në Shëngjin, portugezi paraqitet në gjyq, priten konkluzionet e mbrojtjes

March 10, 2026
Pas një viti bllokim total, Gjykata e Lartë nis nga puna: Në pritje për t’u shqyrtuar 35 mijë dosje

Masat e sigurimit në fokus, Gjykata e Lartë nis ndryshimin e praktikës gjyqësore

March 10, 2026
Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

March 10, 2026
Autostradat e 2025-ës, projektet: Nga korridoret evropiane, te bregdeti

Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km në 10 vite, qarqet me rënie dhe rritje

March 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

March 10, 2026
SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

March 10, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Parlamenti nuk është noter i arrestimeve

March 10, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

March 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Ylli Manjani: PS-ja duhet ta thotë qartë se arresti me burg është gabim

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In