• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Iku nga shtëpia që të jetonte me të dashurin italian, prindërit shqiptarë kërcënojnë vajzën: Nëse s’kthehesh, do të kesh një jetë ferri!

by A. Q
31/08/2026 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vajzë 20-vjeçare me origjinë shqiptare është përfshirë në një histori të rëndë familjare në Rimini të Italisë, pasi vendosi të largohej nga shtëpia për të bashkëjetuar me të dashurin e saj italian.

Sipas raportimeve të mediave italiane, prindërit e saj, 44 dhe 47 vjeç, shqiptarë me origjinë nga Maqedonia e Veriut, nuk e kanë pranuar lidhjen për shkak të dallimeve fetare.

Ata dyshohet se i kanë ushtruar presion të vazhdueshëm vajzës dhe e kanë kërcënuar pasi ajo refuzoi t’i jepte fund marrëdhënies. Familja, e cila jeton prej vitesh në Rimini, kishte vendosur rregulla të rrepta në jetën e vajzës, përfshirë mënyrën e veshjes, shoqërinë dhe zgjedhjet personale. Situata u përkeqësua pasi 20-vjeçarja nisi një lidhje me një të ri italian që nuk ishte mysliman.

Përballë presionit të vazhdueshëm, e reja vendosi të largohej nga banesa e prindërve dhe të shkonte të jetonte me partnerin. Çifti u përpoq të mbante të fshehtë adresën e re, por prindërit dyshohet se nisën të kërkonin informacion te të afërm, të njohur dhe persona të komunitetit, derisa arritën të zbulonin se ku jetonin dy të rinjtë.

Pas kësaj, sipas dosjes hetimore, vajza nisi të merrte mesazhe të shpeshta nga familjarët, të shoqëruara me kërcënime. Në një prej tyre, sipas mediave italiane, thuhej:

“Mund të të gjej edhe sikur të shkosh në Hënë, sepse familjet shqiptare janë të gjitha të bashkuara”.

Një tjetër mesazh, sipas hetimeve, përmbante paralajmërimin: “Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të kesh një jetë ferr.”. Të frikësuar nga situata, çifti iu drejtua Policisë së Riminit dhe bëri një denoncim. Por presioni, sipas tyre, nuk u ndal. Në një tjetër episod, prindërit i dërguan vajzës një fotografi ku babai shfaqej pranë rrugës ku ndodhej banesa e saj me të dashurin. Për çiftin, kjo ishte dëshmi se prindërit tashmë e kishin lokalizuar shtëpinë dhe mund të shfaqeshin aty në çdo moment.

Pas këtij episodi, dy të rinjtë bënë një tjetër denoncim dhe kërkuan ndërhyrjen e autoriteteve për të parandaluar kontaktet dhe afrimin e prindërve.

Situata arriti kulmin në maj të vitit 2026. Sipas hetimeve, prindërit shkuan në banesën e çiftit dhe hynë brenda pa leje. Mediat italiane raportojnë se situata rrezikoi të përfundonte në përleshje fizike, pasi dy të rinjtë dyshohet se u kërcënuan me sulm. Çifti arriti të largohej në një dhomë tjetër, ku u mbyll me çelës dhe telefonoi policinë. Ndërhyrja e efektivëve shmangu përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Pas mbledhjes së dëshmive dhe episodeve të denoncuara, Prokuroria e Riminit vendosi të procedojë penalisht dy prindërit. Ata po hetohen në gjendje të lirë për akuzat e përndjekjes dhe kërcënimeve. Hetimet vijojnë, ndërsa 20-vjeçarja dhe partneri i saj kërkojnë të vazhdojnë jetën së bashku, larg presionit familjar dhe episodeve që, sipas denoncimeve, kanë zgjatur për muaj.

Next Post
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Tiranë–Dallas dhe kthim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
Zgjerimi i Tiranë–Durrës, ja datat dhe oraret kur do të bllokohet aksi pranë Mbikalimit të Kasharit

Zgjerimi i Tiranë–Durrës, ja datat dhe oraret kur do të bllokohet aksi pranë Mbikalimit të Kasharit

August 31, 2026
“Trembet” Tajvani: Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth nesh

“Trembet” Tajvani: Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth nesh

August 31, 2026
Makabër në Malin e Zi, ekzekutohen tre të rinj në një poligon qitjeje

Makabër në Malin e Zi, ekzekutohen tre të rinj në një poligon qitjeje

August 31, 2026
Vdes papritur ish e dashura e McGonigal, zbuloi detaje për aktivitetet e ish-zyrtarit të FBI

Vdes papritur ish e dashura e McGonigal, zbuloi detaje për aktivitetet e ish-zyrtarit të FBI

August 31, 2026
FOTO/ Del vendimi për maturantët, çfarë do të ndryshojë për provimin e matematikës

Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për njohjen e kualifikimeve profesionale, ja 7 objektivat që synohen

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com