• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Iku nga dhuna në Shqipëri, britanikët fushatë kundër riatdhesimit të adoleshentit

by A R
15/08/2017 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aliu 16 vjeçar u largua nga një jetë me strese dhe shqetësime në vendlindjen e tij, Shqipërinë.

Kaloi në Europë përmes Calais-it, u nis drejt Anglisë dhe një jete të re. Gjatë 2 viteve të fundit, familja e tij e re kujdestare, i ka dhënë të gjithë dashurinë dhe përkrahje që ai kurrë nuk e kishte pasur në fëmijëri, duke bërë të mundur që ai të zhvillohet si person dhe si kuzhinier.

Tani Ali është 18-vjeç dhe jeton në Britaninë e Madhe, teksa karriera e tij si një nga kuzhinierët më të mirë adoleshentë të Britanisë, po bëhet dita-ditës realitet.

Por tani iu tha se do duhet të lërë Britaninë dhe të kthehet në Shqipëri.

Vetë shqiptari dhe John Stokes, kujdestari i tij, po luftojnë që Ali të lejohet të qëndrojë dhe të përmbushë ëndrrën e tij për të qenë një nga kuzhinierët kryesorë të Britanisë.

John Stokes, i cili merr fëmijët si kujdestar i përkohshëm në shtëpinë e tij në Kingswood, ka treguar historinë e Aliut.

Ali, tani 18 vjeç, sapo ka përfunduar vitin e tij të dytë të kursit të teknologjisë ushqimore në Kolegjin e Shkollës së qytetit Bristol ‘Akademinë e Mjeshtërive’ në Hengrovë dhe ka shkëlqyer në rezultate, megjithë fillimin e vonshëm brenda disa javëve të mbërritjes në Bristol dhe mosnjohjes së ndonjë fjale teknike në anglisht për përbërësit, pajisjet ose metodat e gatimit. Ai është tashmë një kuzhinier i shkëlqyer, duke përfunduar në 3 më të mirër në një konkurs kombëtar, duke u kërkuar nga kolegji për të prodhuar ushqim për ngjarje të veçanta.

Ai i bëri përshtypje Simon Hulstës, kuzhinierit të yllit Michelin që drejton një restorant në Devon dhe ai e ka futur Aliun në kuzhinë dhe është bashkuar me luftën për të bindur autoritetet që ta lejojnë të qëndrojë në Britani të Madhe djaloshin shqiptar. John Stokes tha se Aliu kishte një fëmijëri të vështirë në Shqipërinë rurale, sepse keqtrajtohej nga familja e tij, shpesh kyçej në një kasolle dhe rrallë i lejohej të shkonte në shkollë.

“Ai u largua nga Shqipëria dy vjet më parë dhe qëllimi i tij ishte thjesht të dilte jashtë. U deshën disa javë për të arritur këtu.” – tha John Stokes.

Aliu fillimisht ka aplikuar për azil si një i mitur i pashoqëruar, por nuk i është aprovuar sepse politika e BE-së për njerëzit që largohen nga Shqipëria është se të gjithë duhet të kthehen.

Atij iu dha një vizë e përkohshme e cila mbaroi kur ishte 17 vjeç e gjysmë, por një kërkesë e re për për të qëndruar në Britani, e bërë në nëntor 2016, u kundërshtua disa javë më parë.

Kujdestari dhe miqtë e tij tani po planifikojnë të apelojnë kundër këtij refuzimi dhe John Stokes ka ngritur një faqe për mbledhjen e fondeve dhe një fushatë # Future4Ali.

“Opsioni i tij i vetëm është të apelojë dhe ai nuk ka të drejtë për ndihmë juridike. Do të kushtonte 5000 euro në ditë për një avokat dhe unë e kam bërë aq sa mundem, por për mua nuk ka të bëjë me paratë, ka të bëjë me lejimin e një personi që tashmë është një qytetar i shkëlqyer në këtë vend dhe dhënien e një mundësie për të pasur një jëtë më të mirë këtu. Unë nuk pres që të mblidhen shumë para, besoj vetëm aq sa për ta ndihmuar. Do të ishte mirë nëse mund t’i bindim autoritetet që ta lejojnë Aliun të qëndrojë” – shprehet kujdestari Stokes. /Panorama/

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Samiti në Tiranë me BE-në për Planin e Rritjes, Rama publikon pamjet nga takimet: 48 orë të mbushura me Europë për Ballkanin Perëndimor! (VIDEO)

Samiti në Tiranë me BE-në për Planin e Rritjes, Rama publikon pamjet nga takimet: 48 orë të mbushura me Europë për Ballkanin Perëndimor! (VIDEO)

November 27, 2026
Berisha u jep zemër demokratëve nga Kamza: E di që jeni rraskapitur në opozitë, por jemi në kilometrin e fundit!

Berisha u jep zemër demokratëve nga Kamza: E di që jeni rraskapitur në opozitë, por jemi në kilometrin e fundit!

November 27, 2026
Superiorja/ Derbi i kryeqytetit me katër penallti, Partizani fiton, i ikën fundit të tabelës dhe thellon krizën e Dinamos!

Superiorja/ Derbi i kryeqytetit me katër penallti, Partizani fiton, i ikën fundit të tabelës dhe thellon krizën e Dinamos!

November 27, 2026
Itali miraton ligj të ri, kufi për nxënësit e huaj dhe kuotë 30%, ndalon edhe burkat në shkolla!

Itali miraton ligj të ri, kufi për nxënësit e huaj dhe kuotë 30%, ndalon edhe burkat në shkolla!

November 27, 2026
E pazakontë në futbollin shqiptar, lojtari kafshon kundërshtarin në ndeshjen Pogradec-Iliria! Ndëshkohet me karton të kuq

E pazakontë në futbollin shqiptar, lojtari kafshon kundërshtarin në ndeshjen Pogradec-Iliria! Ndëshkohet me karton të kuq

November 27, 2026
Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

Aksident dramatik në Orikum, 3 të plagosur nga përplasja e dy makinave, ja si paraqitet gjendja e tyre në spital!

November 27, 2026
Moti i keq/ Probleme në malësinë e Shkodrës, rënie gurësh në akset Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm dhe Bogë-Theth (VIDEO)

Moti i keq/ Probleme në malësinë e Shkodrës, rënie gurësh në akset Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm dhe Bogë-Theth (VIDEO)

November 27, 2026
Presidentja e Kosovës, Shiroka-Pula: Duam trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit evropian!

Presidentja e Kosovës, Shiroka-Pula: Duam trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit evropian!

November 27, 2026
Karakaçi: Do të falen rreth 36 mijë fatura të energjisë elektrike të periudhës 2008-2013, qytetarët të shprehin shqetësimet në platformën online

Karakaçi: Do të falen rreth 36 mijë fatura të energjisë elektrike të periudhës 2008-2013, qytetarët të shprehin shqetësimet në platformën online

November 27, 2026
Qeveria miraton ratifikimin e marrëveshjes me NATO-n për mbështetjen e Ukrainës! Ja çfarë parashikon vendimi!

Qeveria miraton ratifikimin e marrëveshjes me NATO-n për mbështetjen e Ukrainës! Ja çfarë parashikon vendimi!

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In