• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

…iku legjenda e shkollës Artistike “Onufri”, nderi i qytetit të Elbasanit…

by A R
15/01/2021 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditë të vështira për gjithë njerëzimin, anembanë botës. Kjo sëmundje e mallkuar na solli dhimbje duke treguar pabesinë e saj, duke marrë njerëz të cilët bëjnë nder sa janë në jetë, por edhe kur ikin flasin më shumë me veprat e tyre, memodestinë, korrektësinë, madhështinë e jetës të jetuar me punë, dinjitet, profesionalizëm të lartë, thjeshtësinë e jetës së merituar. Të gjithë kemi ardhur në jetë, dhe një ditë do të largohemi, ky është ligji i jetës në tokë, ky është ligji i natyralizmit që ne i përkasim. Dhimbje e madhe për familjarët, shokët, miqtë, bashkëpunëtorët, nxënësit, talentet e dalë nga shkolla Artistike “Onufri”, për qytetarët që e njihnin dhe e nderonin Drejtorin legjendë, Astrit Lopari, nderin e qytetit të Elbasanit.

Nuk e mendonim, por Drejtori iku, iku lart në përjetësi.Nuk është e vështirë për secilin nga ne që patëm fatin të punojmë me njeriun model, me kërkesa të larta profesionale, të tregojmë për kontributin e Drejtorit në arritjet e nxënësve, në kultivimin, edukimin, nxitjen dhe evidentimin e talenteve të reja, në arritjet e shkollës, në lartësimin e artit kombëtar, por dhe rezonancën europiane dhe më gjerë ku artistët e rinj të përzgjedhur, të drejtuar nga Drejor Astriti punojnë si përfaqësues të shkollës Artistike “Onufri”, si arritje të shkollës kombëtare, si përfaqësues të artit shqiptar. Në art meritojnë vlerë ata që kanë vlerë.Astrit Lopari lindi në qytetin e Elbasanit nga një Familje me tradita arsim-dashëse, si pasardhës i personaliteteve të mëdhenj të rilindjes në fushën e arsimit dhe kulturës. (M. Kraja Mësuesit për kombin shqiptar, f 301), gjurmë të cilat i vazhdoi me shumë dashuri dhe përkushtim.

Ndër nxënësit e parë të shkollës së muzikës tregoitalentin dhe pasionin për artin ku studioi që në klasën e parë për violinë, vazhdoi në gjimnazin “Dh.Todri” ku dallohej për arritje të larta, si një nga nxënësit më të mirë në shkollë. Në vitet 1967 – 1972studioi në Konservatorin  e Tiranës, dega Muzikë, specialiteti Teoritik – Kritik. Më pas përfundon studimet e thelluara pasuniversitare për Kritik Arti. Gjatë gjithë viteve në punë ka kontribut evident, të spikatur, të pazëvendësueshëm, si rrallë kush në fushën e mesimdhënies, nëorganizimin dhe drejtimin e gjithë aktiviteteve kulturore, artistike, si drejtues artistik, si udhëheqës artistik në qytet, si drejtues, si legjenda e shkollës Artistike “Onufri”, si nderi i qytetit. “Pedagogjia është dituria e arti i mësimit dhe i edukimittë njeriut, që synon t’ia shtjellojë fuqitë e mendjes dhe të trupit në një mënyrë sa më të mbarueme, për t’a bërë të vlefshëm për veten e vet e për shoqërinë” “A.Xhuvani” 2424 Aforizma për Edukimin f. 12Xh.Zekaj,V.Kuri. Arritjet gjatë viteve të shkollimit e edukuan dhe formuan si njeri dhe si kritik arti, si artist, duke u paraqitur përherë me një modesti tejet të natyrshme, duke qenë mik për të gjithë. Oponenca e Drejtorit ishte reale, duke thënë gjithçka me pak fjalë, por me shumë kuptim, tejet elegante,vlerësuese, që na bënte të mendonim.Kontributi në fushën e pedagogjisë, në mësimdhënie filloi në shkollën e mesme Pedagogjike “L.Gurakuqi”, në Universitetin “A.Xhuvani”dhe në shkollën artistike “Onufri” për më shumë se tri dekada e gjysëm. Drejtori impononte disiplinë pune dhe artistike, efektiv në organizim dhe drejtim. Ndiqte rregullisht të gjithë kontrollet mujore teknike tëçdo nxënësi në të gjitha degët si piano, harqe, frymë, kanto, duke parë nivelin e secilitnxënës në provimin semestral, më tej duke i bërë pjesë të orkestrës së shkollës dhe orkestrës së filarmonisësë qytetit, duke nxjerrë në koncerte instrumentale nxënësit e kantos, pianos, harqeve frymës etj.

Dhe me vizionin e kontributin e tij shkolla mundësoi hapjen e degëve të reja të arteve pamore si pikturë, skulpturë por dhe në muzikë hapjen e klasës së fizarmonikës, kitares etj. Duke qenë pjesë e grupit të MAS, ka kontribut profesional, specifik në reformimine programeve mësimore për shkollat artistike, duke dhënë shembullin më të parë me arritjet në shkollën “Onufri”, duke u bërë shembull për shkollat e tjera artistike, e me gjerë.“Vlerësimi është element i pranishëm nëçdo veprimtari mësimore që duhet bërë me synime të caktuara dhe për objektiva konkrete” A.Shashaj Metodika e mësimit të gjuhës amtaref.173.Orkestra e shkollës, instrumentistët, nxënësit me ekspozitat e arteve figurative pamore e dinin se në fund tëçdo semestri do të përfaqësoheshin, për më shumë secili priste, do të merrte vlerësimin estetik në tri kohë të Drejtorit.Me Drejtorin shkolla artistike “Onufri” fitoi dinjitetin e përgatitjes së nxënësve, artistë të ardhshëm, për të fituar në konkurset për studime universitare, për t’u përfaqësuar në skenat më prestigjioze europiane dhe më gjerë. Të shumtë janë këto artistë të rinj kudo në skena, qërespektojnë me dashuri, krenohen, vlerësojnë me mirënjohje përkushtimin dhe profesionalizmine Drejtor Astritit.Niveli natyror prej lideri bashkuar me përgatitjen dhe njohjen e ligjësive të zhvillimit të artit në përgjithësi e posaçërisht artit muzikor deri në qelizëi jepnin autoritetin e vlerësimit real,objektiv dhe perspektiv analizës së bërë nga Astriti.

Thjeshtësia, e vërteta e ftonte gjithmonë të vlerësonte dhe t’a dëgjonin, duke përcaktuar shkallën, arritjet, mangësitë, mënyrën zhvilluesedhe perspektivën në rrugën e vështirë por shumë të bukur të komunikimit me tinguj, me ngjyra,me fjalë të zgjedhura. Të shumtë janë artikujt dhe studimet kritike në shtypin e kohës.Jeta dhe vepra e tij është arritje kuptimplotë në art dhe estetikë. Bashkëkohësia është gjithë trashëgimia që krijoi, ndërtoi, lartësoi deri në skenat më të larta të arritjeve në art, në kulturë, në dinjitetin e artistit, estetit me kontribute jetësore. Një tjetër referencë në panteonin endritur të kulturës së qytetit tonë. “Ato na shohin dhe na dëgjojnë, ne i flasim por nuk i shohim”.Humbëm vëllain, shokun, mikun që bëri shumë për artin, arsimin dhe kulturën e qytetittonë. Për të vlerësuar punën dhe figurën e Drejtorit, artistit, estetit, njeriut të mirë, z.AstritLopari i sugjerojmë përfaqësuesve të pushtetit të përjetësojnë kontributin e Tij në emërtimin enjë institucioni arsimor, kulturor.

Përgatiti:

Prof.As.Dr.Shpëtim ÇAUSHI                                         Dirigjent Sulejman BALTËZA

 

Next Post
Patozi e Imami e shanë ‘kërriç dhe gabim njerëzor”, Rama i del në mbrojtje Bashës: Jo kaq ashpër ju lutem! I ka dreqi këto që thoni, po s’është çun i keq

Patozi e Imami e shanë ‘kërriç dhe gabim njerëzor”, Rama i del në mbrojtje Bashës: Jo kaq ashpër ju lutem! I ka dreqi këto që thoni, po s’është çun i keq

Comments 1

  1. Ganiu says:
    6 years ago

    Ishte njeri i perkushtuar ndaj muzikea

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In