• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Iku koha e hajvanatit”, Kurti sulmon opozitën: Edhe po ti bashkosh LDK-yhin e PDK-yhin s’bëjnë sa Vetëvendosje

by A R
10/02/2025 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Vetëvendosje festoi në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, së bashku me mbështetësit e saj, që ishin të shumtë në numër dhe mbushën sheshin “Skënderbeu”.

Kreu i VV, Albin Kurti së bashku me partnerët e koalicionit dhe kandidatët për deputet iu bashkuan simpatizantëve në një skenë të improvizuar, nga ku mbajtën edhe fjalime të shkurtra.

Pasi vlerësoi procesin zgjedhor si demokratik dhe të qetë duke falënderuar autoritetet për organizimin, Kurti me të njëjtën gjuhë si në fushatë, iu drejtua ashpër kundërshtarëve të tij politikë, PDK dhe LDK.

“Çfarë dihet nga rezultatet preliminare është se edhe me i bo bashkë LDK-yhin dhe PDK-yhin nuk bëjnë sa Vetëvendosja jonë. Ajo gjëja tjetër që dihet nga rezultatet preliminare është se populli i Kosovës më datë 9 shkurt 2025 e ka mujt edhe Serbinë”, u shpreh ai.

Sipas tij opozita ka bashkëpunuar me oligarkët në përpjekje për të penguar qeverinë, por ka dështuar të fitojë besimin e qytetarëve.

“Procesi zgjedhor ka qenë demokratik, pa incidente. E falënderoj policinë dhe institucionet përgjegjëse për angazhimin e tyre. Kështu ndodh kur qeveria jemi ne, zgjedhjet zhvillohen lirshëm dhe në mënyrë të ndershme. Kurrë nuk është bërë më tepër luftë ndaj një qeverie sesa ndaj kësaj tonës. Me oligarkë që japin para pa hesap dhe me opozitë që bën marrëveshje edhe me dreqin kundër nesh. Por sërish kanë humbur dhe do të mbeten opozitë, sepse nuk ia duan të mirën as shtetit dhe as popullit”, deklaroi Kurti.

Kurti nuk kurseu as fyerjet ndaj forcave politike rivale, duke i cilësuar si “hajvana”.

“E keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë. Thonin buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash! Ose jepnin premtime për koeficient më shumë se programi i tyre. Çfarë hajvanash! Por, ka kalu koha e hajvanatit. E kanë marrë vesh sonte të gjithë ata. Ata e kanë mashtru vetëm veten e tyre”, tha Kurti.

Next Post
Konferenca ndërqeveritare, Rama: Ambicia jonë, të hapim më shumë kapituj deri në pranverë

"Regjistrohuni, fjala juaj vlen", Rama apel emigrantëve: Së bashku do ta çojmë vendin drejt majës së 2030-ës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In