• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ikonat e vjedhura më 2013-ën sot “ Thesare të shpëtuara”, çelet ekspozita në Muzeun Kombëtar

by Java News
28/09/2016 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

62 vepra ikonografike të përzgjedhura do të ekspozohen në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar ditën e nesërme, më 29 shtator. Ekspozita, e cila titullohet “Thesare të shpëtuara”, zhvillohet në kuadër të “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” dhe ka si qëllim të ndërgjegjësojë opinionin publik mbi rëndësinë e ruajtjes së thesareve të trashëgimisë kulturore.

Veprat  e përzgjedhura, të cilat do të qëndrojnë në Muzeun Kombëtar deri më 5 tetor ekspozohen për herë të parë për publikun pas vlerësimit dhe kategorizimit të bërë nga Grupi i Punës,  pas sekuestrimit të bërë nga koleksionisti Gjergji Thimio në vitin 2013.thesare

Për tu ekspozuar në muze janë përzgjedhur elementët më të veçantë të këtij koleksioni, ndërsa vet ekspozita është konceptuar në dy linja kryesore: 1- Ruajtja dhe vlerësimi i trashëgimisë kulturore, dokumentimi i këtyre vlerave dhe 2- shfaqja e elementëve të tjerë, të  formave më të këqija sesi degradon trashëgimia kulturore kur bie në dorë të trafikantëve apo njerëzve të papërgjegjshëm.

Pjesët e ikonostasit që janë ekspozuar janë grabitur nga kisha e “Lindjes së Shën Mërisë” në Spile, Tranosisht, Lunxhëri, Gjirokastër, kisha e Shën Kollit në Saraqinisht të Lunxhërisë etj.thesare-esas

Kishat e shpallura monument kulture, shpesh kanë rënë pre e vjedhjeve dhe e grabitjeve nga njerëz të papërgjergjshëm. Vjedhësit çmontojnë ose shkulin me dhunë dyert e bukura, pjesë nga amvoni, pjesë nga ikonostasi, pjesë nga fronet dhespotike, ikonat e montuara nëpër ikonostasët e kishave monument kulture dhe ua shesin matrapazëve në tregun e zi ose koleksionistëve të veprave të artit. Gjatë viteve të fundit janë grabitur dhe dëmtuar shumë kisha të shpallura monument kulture.

Diçiturat e ekspozitës janë realizuar, duke u mbështetur në katalogun e hartuar nga komisioni i ekspertëve të trashëgimisë kulturore, të cilët pas një pune njëvjeçare mundën të kryejnë me profesionalizëm regjstrimin, katalogimin dhe kartelizimin e 476 objekteve ikonografike dhe dekorative të sekuestruara tre vjet më parë.thesare-i

Ekspozita zhvillohet me kujdestarinë e Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe me Qendrën e Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore dhe do të qëndrojë e hapur nga data 29 shtator 2016 deri më 05 tetor 2016, në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar.

Ekspozita ikonografike vjen si produkt i Raportit të grupit të punës ngritur me Urdhër Ministri me nr. 457 prot. dt.28.12.2015, Urdhër Ministri me nr. 56 prot dt. 04.03.2016 mbi vlerësimin, kategorizimin dhe rakordimin e dokumentacionit që disponohet të objekteve të trashëgimisë kulturore,  sekuestruara në cilësinë e provës materiale nga koleksionisti Gjergji Thimio., kaluar në pronësi shtetërore me vendim nr.1502 datë 16.06.2015 të Gjykatës Penale të Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr.1459 datë 30.09.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë, Vendim nr.1613 dt. 30.06.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me qëllim shpërndarjen e tyre në institucionet muzeore kombëtare.

Next Post
STUDIMI/ A mund të ketë sukses lidhja e një femre me një mashkull më të ri?

STUDIMI/ A mund të ketë sukses lidhja e një femre me një mashkull më të ri?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm i Iranit: ‘Fatwa’ për doktrinën bërthamore? Po presim mendimin e Mojtaba Khameneit

Ministri i Jashtëm i Iranit: ‘Fatwa’ për doktrinën bërthamore? Po presim mendimin e Mojtaba Khameneit

March 18, 2026
VIDEO / Dhënia e tokave në Gjoricë, përplasje mes banorëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë

VIDEO / Dhënia e tokave në Gjoricë, përplasje mes banorëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë

March 18, 2026
FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

March 18, 2026
VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

March 18, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Mars 2026

March 18, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Protestat i shërbejnë vetëm Berishës”, Shehi: Kush pret kryetar tjetër në PD, është budalla!

March 18, 2026
Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

March 18, 2026
“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

March 18, 2026
Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

March 18, 2026
“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In