• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ikni se ju vramë dhe ju…” Fqinjët e çiftit Buci ndoqën grabitësit, momentet e para në vendngjarje

by A R
26/04/2018 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e zonës ku ndodhi grabitja me pasojë vdekjen e 52- vjeçarit Agim Buci, tregojnë se i kishin transportuar të plagosurit me një makinë autoshkolle.

Disa dëshmitarë, që banojnë pranë vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë në Kamzë, treguan momentet e para pasi kishin dëgjuar të shtënat dhe si u kishin ardhur në ndihmë çiftit që deri në atë moment ishin të plagosur.

Ndërsa disa djem të rinj, që ndodheshin në rrugë në atë moment, kanë parë grabitësit kur po dilnin nga dyqani dhe u janë vënë pas për t’i ndaluar. Por ata kanë qëlluar me armë në ajër.

Më pas, u kanë drejtuar armët dhe i kanë kërcënuar: “Ikni se ju vramë edhe ju…”. “Unë ndodhesha në shtëpi në momentin kur ndodhi ngjarja. Dëgjova dy krisma dhe dola menjëherë nga shtëpia. Kur shkoj te dyqani i Agimit, e pashë që ishte i gjakosur ai dhe e shoqja. Kërkova ndihmë nga banorët e tjerë që kishin dalë në rrugë.

Me aq sa pashë, Agimi kishte mbaruar, e kishte plagën në gjoks. Ndërsa e shoqja bërtiste. Ambulanca po vonohej dhe i kërkuam një personi këtu që ka një autoshkollë dhe i transportuam me makinën e tij. Pas rreth 30 minutash erdhi ambulanca, ndërsa Policia erdhi shumë shpejt”, tregon një fqinj i familjes Buci.

Ndërsa disa të tjerë kanë arritur të shohin edhe autorët, por pa mundur t’i identifikojnë, pasi kishin kapuça në kokë.

“Ishim në rrugë kur ndodhi. I pamë dy grabitësit që dolën nga dyqani dhe po vraponim. Bashkë me një shok iu vumë pas dhe u bërtisnim që të ndalonin. Ata nisën të qëllojnë në ajër. Më pas, njëri u kthye nga ne, na drejtoi armën dhe na tha të iknim se do na vriste edhe ne. U frikësuam, nuk vazhduam dot më tej dhe ndaluam. Më pas, ata hipën në një makinë, që, me aq sa pamë ne, ishte një BMW”, tregon një i ri, banor i zonës. Dëshmitarët shprehen se zona ku ndodhi ngjarja është tërësisht e pandriçuar dhe për këtë arsye përdoret nga keqbërësit për të kryer krime, pasi, sipas tyre, aty ndodhin shpesh ngjarje kriminale./Panorama/a.m.

Next Post
Elbasan/ Digjet mjeti luksoz, zjarrvënie e qëllimshme

Kush është biznesmeni që i dogjën mjetin luksoz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I besuan Edit një mandat të fortë”, Linda Rama: U lidh filli mes prindërve dhe asaj që ëndërruam për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa

Dimensioni publik i munguar të Zonjave të Para në Shqpëri

January 20, 2026
Sarandë, tjetër ‘shtëpi bari’/ Kati i 9-të kthehet në parcelë kanabisi, pranga administratorit, 4 të shpallur në kërkim

Sarandë, tjetër ‘shtëpi bari’/ Kati i 9-të kthehet në parcelë kanabisi, pranga administratorit, 4 të shpallur në kërkim

January 20, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Kushtetuesja jep arsyet: Ja pse nuk u transmetua live seanca për çështjen e rrogave të gjyqtarëve

January 20, 2026
“Po thuhen të pavërteta në Bordin e Paqes”, Rama: Nuk do vijnë palestinezë, nuk do paguajmë 1 mld euro

Seanca në Gjykatën Kushtetuese për rritjen e rrogave të gjyqtarëve, reagon Rama: Mos transmetimi live farsa më e shëmtuar

January 20, 2026
Macron: Kërcënimi i SHBA-ve për tarifat, i papranueshëm

Macron: Kërcënimi i SHBA-ve për tarifat, i papranueshëm

January 20, 2026
Flamur Noka mesazh deputetëve të PD: Paguani nga 100 euro në muaj, na duhen për partinë

Salianji vë në ‘lëvizje’ zgjedhjet në PD, zbulohet urdhri i Nokës: Përpiloni dhe filtroni listat e anëtarësisë (DOKUMENTI)

January 20, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Rugova e shndërroi durimin strategjik në mekanizëm shtetformues

January 20, 2026
I akuzuar për vrasjen e dy personave në ’97-ën, dënohet me 23 vite burg Tomor Çela

I akuzuar për vrasjen e dy personave në ’97-ën, dënohet me 23 vite burg Tomor Çela

January 20, 2026
Kantieri Tiranë-Durrës/ Rama publikon fotot: Ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%

Kantieri Tiranë-Durrës/ Rama publikon fotot: Ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%

January 20, 2026
“Groenlanda nuk i takon Danimarkës, Britania s’është e ‘Madhe’”/ Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin

“Groenlanda nuk i takon Danimarkës, Britania s’është e ‘Madhe’”/ Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In