Inspektorati Kombёtar i Mbrojtjes sё Territorit ka vijuar edhe sot operacionin nё Dhёrmi dhe Vuno pёr prishjen e ndёrtimeve pa leje, në kuadёr tё projektit pёr rehabilitimin e zonave muzeale.
Pёr shkak tё terrenit, dy objektet e planifikuara kanё nisur tё prishen me mjete dore.
Deri tani nё kёtё zonё, IKMT ka prishur 23 objekte me madhёsi dhe sipёrfaqe tё ndryshme, ndёrkohё qё operacioni do tё vijojё deri nё fund tё javёs./a.m.